Rudi Vata: Duka ka bërë masakër, e ka mjel futbollin si lopë

20 Janar 2022, 17:39Sport TEMA

Manipulimet që po bëhen me zgjedhjet e shoqatave të futbollit, me qëllim kryesor fitimin e mandatit të gjashtë të Armand Dukës në krye të FSHF-së, sipas Rudi Vatës janë bërë të zakonshme.

Ish-kapiteni i Kombëtares thotë ne nje interviste per Report Tv se Duka ia ka pa hajrin postit të presidentit në aspektin personal dhe për këtë arsye po kujdeset për të manipuluar.

“Unë e kuptoj që në Shqipëri janë fenomene nomrale, që nuk shfaqen vetëm në futboll. Armand Duka është shumë i interesuar me rujt pozicionion që ka sepse ia ka pa hajrin në aspektin personal.

Është luftë klanesh për të zotëruar një teritor të rëndësishëm që ka përfitime të mëdha. Por me të futbolli ka humb shumë në integritet, në besueshmeri dhe në aspektin për të nxjerrë futbollistë,”-u shpreh ai.

Para 8 vitesh Rudi Vata ishte kandidat për president të FSHF-së dhe thotë se prej asaj ndodhie ka mësuar shumë se çfarë ndodh në futbollin shqiptar.

“Shumë meshkuj shqiptar angazhohen në një mënyrë të madhe për të mbeshtur të keqen dhe për të sulmuar të ardhmen. Si ka mundësi shqiptarin e tëheq klani i keq? Jo njeriu i rregullt. Shqiptarët bëjnë autogola nonstop.

Gjithë burrat që kanë patur futbollin këto 20 vite kanë shkaktuar një situatë kaotike, nepotizëm. Të gjithë i kanë makinat e mira, zyrat e mira.

Janë bërë shumë masakra në futbollin shqiptar. Futbolli shqiptar është si politika,”-deklaroi ai.

1 komente në “Rudi Vata: Duka ka bërë masakër, e ka mjel futbollin si lopë”

  1. Sulltan Duka says:

    Ky Duka duket nje kokerr mediokri dhe bravo Rudi qe ja ke cjerr fytyren ketij mafiozi te sportit Shqipetar. Duhet nje reforme e madhe dhe ky njeri duhet larguar e ne vend te tij te vije nje fryme e re. Ky duket si ata sekretaret e partise ne kohen e Enverit. Ska bere asgje per sportin Shqipetar. Lrgojeni me vote dhe vendosni nje djale te ri qe ka gjak dhe do luftoje pe sportin shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje