Tjetër polemikë me Djokovic, pa maskë në avion

20 Janar 2022, 09:58Sport TEMA

Novak Djokovic vijon të jetë protagonist në botën e tenisit, pavarësisht se nuk po luan në “Australian Open”. Ndërkohë që deportimi i tij nga Australia vazhdon të gjenerojë debat, serbi ka qenë protagonist i një tjetër lajmi polemik.

Orët e fundit po qarkullon në internet një foto e Djokovic në avion, ku tenisti shihet pa maskë, gjë që është e detyrueshme në çdo fluturim komercial.

Kujtojmë që Novak Djokovic nuk po luan Grand Slam-in e parë të vitit pasi iu refuzua hyrja në Australi pasi nuk është vaksinuar, një nga kushtet kryesore për të hyrë në këtë vend. Ai paraqiti një rekomandim mjekësor për mosvaksinimin, por që nuk u pranua.

3 komente në “Tjetër polemikë me Djokovic, pa maskë në avion”

  1. Bato says:

    Jane te rralle serbet pa qene me trauma mendore. Ata tregojne muskujt gjithe kohen. Debila …!

  2. Xoni says:

    Ironia e madhe eshte se ky shoku bashke me gruan e tij na qenkerkan aksionere ne nje kompani daneze qe prodhon vaksia anti covid….

    1. anticensurë ??? says:

      xono,parja nuk qelb!sidomos tashti që është dhe virtuale!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje