Gazetari Artan Hoxha ka komentuar situatën rreth zgjedhjeve që mbahen muajin tjetër për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Hoxha teksa ka shpërndarë një status të para katër viteve shkruan:
“Duket sikur ky status eshte shkruar sot, por në fakt eshte shkruar në te njejten date, 4 vite me pare, kur Duka ishte në fushate për te fituar mandatin e peste.
Tashme Duka eshte gati të fitoje mandatin e gjashte dhe do ta fitoje patjeter.
Don Duka dhe Rama jane të pakonkurueshem në kete vend, mund të marrin mandate deri sa te nderrojne jete, pasi nuk kane opozite perballe, ose e kane asgjesuar opoziten nga faqja e dheut..
Urime per mandatin e gjashte Don Armando.
Tashme FSHF-ja eshte kompania private e biznesit, në te cilen ben aksioner ke të duash, ose shkarkon nga puna cilindo, pa brerje ndergjegje”, shkruan Artan Hoxha ndërsa më poshtë statusi i tij para katër viteve.
“Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vet…
Zgjedhjet per presidentin e FSHF-se kane hyre ne nje faze interesante…
Nese sheh dhe lexon mediat sportive, emisionet sportive, gazetaret dhe analistet sportiv, te cilet jane pjese e çarterit te paguar kur udheton kombetarja jashte vendit, apo marrin rrogat ne FSHF, Don Armando fiton si lideri suprem i kohes se komunizmit, Enver Hoxha, me 99.99% te votave…
Por nese presidenti i ri i FSHF-se, do te zgjidhej me referendum popullor, me votim te tifozeve kuqezi, apo tifozeve te klubeve shqiptare, Don Armando do te humbte me 99.99% te votave”, është postimi i katër viteve më parë nga Artan Hoxha. (TemA)