Shoqata rajonale e Durrësit ka qenë e para që ka hapur serinë e zgjedhjeve në Shoqatat e shumëpërfolura në prag të zgjedhjeve të FSHF-së.
Një proces i cili nuk ka kaluar pa kontestime e akuza për manipulime, të cilat duket se do të zgjidhen nga gjykata pasi tashmë ka edhe një kallëzim penal për shkeljet e kryera nga persona të veçantë.
Drejtori i klubit shumësportësh Erzeni, Altion Keçi, i është drejtuar sot Prokurorisë së Durrësit, me një kallëzim penal për shtetasin Fundim Dollaku.
Ky i fundit ka marrë pjesë në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Durrësit si përfaqësues i klubit Erzeni dhe për më tepër, është zgjedhur edhe si delegat me të drejtë vote për zgjedhjet në FSHF.