Jose Mourinho i kërkon falje publike Marash Kumbullës: Kam qenë i ashpër me të

17 Janar 2022, 18:37Sport TEMA

Zhoze Murinjo bën prapakthehu për Marash Kumbullën dhe e bën në stilin e tij. Deklaratat publike kundër lojtarit shqiptar sot janë kthyer në elozhe publike për mbrojtësin e ri i cili po e bind gjithnjë e më shumë portugezin te Roma.

Pas suksesit 1-0 ndaj Kaljarit, Murinjo është ndalur pikërisht te faza mbrojtëse e ekipit, duke evidentuar punën që kishte bërë Kumbulla në sfidën e fituar me shifrat 1-0.

“Si fillim dua të flas për Kumbullën. Për mua ai ishte më i miri, ka bërë një ndeshje fantastike dhe kjo më bën të lumtur pasi ka kaluar një periudhë të vështirë dhe unë kam qenë shumë i ashpër me të në deklarata dhe stërvitje. Por ai ka qenë gjithmonë shumë i qetë dhe i përulur, është rritur shumë.

Ai dhe Mançio kanë bërë mirë, por edhe mesfushorët e qendrës kanë bërë mirë mbulimin, ndryshe nga ajo që kishte ndodhur me Juventusin”, ishin elozhet e rralla të Murinjos.

Deklaratat e disa muajve më parë bënë që të kishte diskutime për transferimin e Kumbullës në ndonjë ekip tjetër të Serisë A, por vendimi i lojtarit për të mos ndryshuar ekip duket se ka qenë ai i duhuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje