“Nuk janë të frikshëm“, Fitorja e Partizanit nuk e tremb lojtarin e Kastriotit

17 Janar 2022, 15:19Sport TEMA

Futbollisti i Kastriotit, Karakaçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ ku ka folur për sfidën e radhës që i pret në “Abissnet Superiore“.

Karakaçi shprehet se nuk i frikësohet aspak Partizanit,  pavarësisht fitores së marrë kundër Egnatias.

“Në Krujë episodet ishin ato që e ndanë ndeshjen me një gol nga faulli. Jo se Partizani ka një ekip që është i frikshëm.

Ne këtë javë e kemi ndeshjen me Partizanin dhe nuk e shohim si të pakalueshëm. Trajneri ka sjellë një frymë të re në ekip.

Ne e kemi pasur shok. Është korrekt me punën. Ne do ecim përpara dhe Kastrioti shpëton nga kategoria“, është shprehur Karakaçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje