Incidentet mes dy tifozërive në “Air Albania” gjatë klasikes së futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë kanë ngjallur pikëpyetje për sigurinë që ofron ky impiakt në finalen e Conference League që do të organizohet në Tiranë.
Shef i sigurisë në stadiumet shqiptare Naim Dani në emisionin “Ora Sport” foli për masat që do të merren dhe udhëzimet që kanë marrë nga UEFA.
“Janë episode normale. Nuk është ndonjë gjë e madhe ajo që ndodhi. Duhet të kuptojmë diçka. Djali është arrestuar. Është nën moshë. Djali që ka bërë veprimin është shumë i penduar. Ne do bëjmë punën tonë. Edhe policia ka bërë punën e vetë. Padyshim që do të dënohen prindërit e tyre.
Këta njerëz nuk do të kënë shanse të futen më në stadium. Ne jemi shumë të indinjuar. Ju garantoj se stadiumet shqiptare do të shkojnë drejt normalitetit. Në tre-katër ndeshjet e fundit të gjithë janë identifikuar dhe të gjithë kanë marrë dënimet e tyre.
Ne kemi pasur një bisedë me përfaqësuesit e UEFA-s. Në finalen e majit do të jenë 700 forca të sigurisë, nuk do të lejohet të kenë asgjë me vete, as çelësat e makinës”, ka thënë Naim Dani.
I pyetur për incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes shqipëri poloni, dhe sesi mund të shamngen Dani u shpreh: “Te ndeshja me Poloninë është bërë një gabim. Ka çaluar diçka nga brenda që nuk do të ndodhë më”.
Finalja e Conference League do të zhvillohet në 25 maj në Air Albania.