Dritan Shakohoxha dhe Armando Duka do të jenë dy rivalët që do kandidojnë për postin e presidentit të FSHF-së në zgjedhjet që do mbahen në Shkurt ose në Mars.
Perveç këtyre dy emrave, një tjetër personazh që ka shpallur në mënyrë të çuditshme kandidaturën, është ai i trajnerit që tani bën rolin e opinonistit, Sulejman Starova.
Ky i fundit i cili dikur ka qenë bashkëpuntorë dhe më pas është hequr si “kritik” ndaj presidentit akutal të FSHF-së Armando Duka, ka vendosur që të “rivalizojë” këtë të fundit në zgjedhjet e ardhshme.
Por duket se kandidimi i Starovës nuk lidhet shumë me një dëshirë të tij, pasi mesohet se ai është futur si kandidat me aprovimin e Armand Dukës.
Mjafton të shohësh qëndrimet e fundit të Starovës dhe duket qartë që kandidimi i tij është thjesht një fars për ti shërbyer kreut akutal të FSHF-së që pas 20 vitesh drejtim synonin që të qëndrojë aty dhe për katër vite të tjera.
Asnjë kritikë, asnjë projekt, asnjë denoncim, asnjë fjalë nuk janë dëgjuar deri më tani nga “kandidati” Sulejman Starova për gjithë manipulimet që po tenton Armando Duka dhe në këto zgjedhje, ku spikatin Shoqatat Rajonale.
Për gjithë këto skandale të krijuara nga FSHF-ja që janë kundër rivalëve të Dukës që kandidojnë nuk ka pasur asnjë shqetësim nga Sulejman Starova, i cili jo vetëm që nuk është në dijeni (siç mund të ketë qenë dhe kur ka marr vesh që do jetë kandidat), por i pranon si të duhura gjithë këto manipulime për garën e FSHF-së.
Më poshtë po përcjellim fjalët e Sulejman Starovës për projektin e tij në krye të FSHF-së ku të vetëm gjë që ka është bashkëpunimi me qeverinë dhe elozhet për Armand Dukën.
“Unë mendoj se futbolli ecën përpara vetëm nëse do të kemi marrëdhënie të shkëlqyer me Qeverinë, me Kryeministrin, me Parlamentin. Bashkëpunim Duka-Rama ka prodhuar 4 vepra madhore me stadiumet deri tani. Por Kuvendi duhet të ndajë prioritetet.
Futbolli është i pari, atë që ka arritur futbolli, nuk e ka arritur asnjë institucion shtetëror deri tani”, u shpreh Starova për projektin e tij ambicioz në nëse do bëhet president i FSHF-së i cili eshte pak me lart se Shpetim Hala ne zgjedhjet e vitit 2018. (Gazeta Sport)
I gjithe brezi i ketij kane qene bithe-lepirsa…..edhe tani te tille jane….pune legenash pa pike ndergjegjeje….
Ne qofte se është po ai Sulë Starova qe njoh qe nga vitet 80, dhe nuk ka ndryshuar, atehere është vetem nje matrapaz.
Ka kohë qe nuk e kam takyar dhe njerezit edhe ndryshojne. Ata që e njohin tani mund të thone me shumë.
Sula e njeh futbollin, por atë bashkohor jo !
Nuk ka qënë lojtar në klubet serioze , nuk ka qenë menaxher.
Në futbollin shqiptar, është njohës i të gjitha pazareve te pista.
Nuk ka shkëlqyer në punët e besuara.
Futbollit shqiptar i duhet një menaxher,njohës i të gjitha problematikave.
Bobi me mire te vazhdoje te pije ndonje gote qyl te lokali lagjes, se aq e ka patur dhe aq e ka takatin