Vllaznia dominon Tiranën, bardheblutë i gëzohen barazimit

15 Janar 2022, 21:57Sport TEMA

Ka përfunduar në barazim 0-0 përballja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Klasikja e kampionatit shqiptar nuk ka zhgënjyer të dhurojë emocione për tifozët. Shkodranët kanë dominuar udhëheqësit e “Abissnet Superiores” në kryeqytet, por në fund ishte vetëm goli ai që i mungoi.

Pjesa e parë e takimit ka folur e gjitha për kuqeblutë, të cilët jo pak herë kanë rrezikuar portën e Bekajt.

Tirana e nis pjesën e dytë të lojës me një gol të Redon Xhixhës, por gjyqtari anësor ngre lart flamurin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Vllaznia tregon dhembët edhe në pjesën e dytë, duke mos u dorëzuar për asnjë moment, por në fund nuk mundi të shijonte një gol.

Trajneri Shehi në fund mund ti gëzohet një barazimi në këtë sfidë, ku shkodranët i tregojnë forcën dhe i lënë të kuptojet se rruga drejt titullit kampion nuk ka për të qenë aspak e lehtë për Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje