Shokohen te Bayern Munchen, probleme në zemër për yllin e skuadrës

14 Janar 2022, 18:40Sport TEMA

Probleme në zemër për Alphonso Davies. Anësori i majtë i Bayern Munchen, u infektuar me Covid-19 më 5 janar, teksa do i duhet të presë për t’u rikthyer në fushë.

21-vjeçari ka kryer kontrollet mjekësorë që kanë përcaktuar probleme në zemrën e tij. Diçka e tillë u konfirmuar edhe nga trajneri Julian Nagelsmann në konferencën për shtypin.

Në rastin e Davies, gjatë testeve dhe kontrolleve që kemi kryer për çdo lojtar të infektuar me koronavirus, kemi gjetur shenja të miokarditit të lehtë.

Ai është pezulluar nga seancat stërvitore deri në një njoftim tjetër, kështu që nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e radhës.

Ai duhet të shërohet, patjetër që ka nevojë për kohë”, deklaroi trajneri i kampionëve të Gjermanisë, që nesër do të përballen me Koln në transfertë.

Covid-19 është shkaktar i zakonshëm i miokarditit, që është inflamacion i indit muskulor të zemrës.

5 komente në “Shokohen te Bayern Munchen, probleme në zemër për yllin e skuadrës”

  1. Ladi Vl says:

    Emeri i semundjes nga zemera quhet Vaksine per ata qe se dine. Ka rreth 30 futbolliste qe jane rrezua apo kane vdekur ne fushe me 2021, kurse per 50 vitet e fundit mezi numurohen 4 apo 5.https://njeriuithjeshte.com/2022/01/07/futbollisti-25-vjecar-rrezohet-papritur-vdes-gjate-stervitjes/

    1. tifozi says:

      Ladi VI-keto qe thua kane nje emer te perbashket dhe quhen: “fake news”.
      Ne ndryshim nga sot, ne te kaluaren sportistet nuk shtyheshin deri ne kufinjte e stermundimit me stervitje mbinjerezore ditore, si dhe shkenca nuk ka pature ne dsipozicion mjete te sofistikuara te afta per te gjetur difektet, qe gjithmone kane qene tek njerezit, por nuk kane qene te mundura qe te zbuloheshin. E thene ndryshe, jane keto dy aresye qe sot kemi me shume raste sportistesh me probleme shendetesore, apo edhe vdekje te tyre. Shtoi ketyre edhe faktin se kemi me shume sportiste dhe informacion me te shpejte e me te sofistikuar, qe shperndahet ne disa aminuta ne gjithe boten.
      Ato websajte qe juve i referoheni spekullojne me injorancen e njerezve. Vaksinat i kemi patur gjithmone, qe kur ishim bebe e deri me sot. Konceptet e vaksinave jane te njohura boterisht dhe perbejne viruse tejet te dobesuara, qe nxisin sistemin imunitar te njeriut qe te zhvilloje antitrupa kunder atij lloj virusi. I njejti koncept eshte perdorur edhe per virusin e fundit, Kovid-19.

      1. Ladi Vl says:

        tifoz, ti pranon se rrastet jane shtuar dhe jane te verteta. Ti sdi te japesh pergjigje pse psh ska rraste te tilla ne 2020,19,18,17,16 pra 5 vite me pare kur poshuaj se ndryshimet jane minimale. Pse ne 2021 kur thone se vaksinimi( ne te vertete ky s’eshte vaksinim por therapi gjenetike) u be i detyrueshem dhe rrastet u 20 fishuan? Le te ve nje bast se do shtohen edhe me shume ne 2022. Shendet me vaksinen tende , thjeshte me lere mua te shpreh mendimin tim, jo te ma mbyllesh gojen sic na e mbylli xhaxhi Enveri qofte edhe laj i rrem. Cdo njeri ka llogjiken e tij dhe se llogjika jote s’eshte me e larte se e te tjereve ku ti vendos cfare njerezit duhet te besojne dhe c’fare s’duhet te besojne.

      2. Rrofte vaksina says:

        tifo zi i le shit si Fauci….sorroqen…

    2. Kalec Dega says:

      Prandaj te marri dozen e trete….te sherohet.lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje