Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë ditën e sotme një intervistë të fortë ku kritikonte ashpër mënyrën se si këto 20 vite presidenti i FSHF-së Armando Duka ka drejtuar futbollin shqiptar, i cili ka shënjuar vetëm ulje dhe jo ngritje.
Vata bënte thirrje për ndryshim në krye të FSHF-së, e cila sipas tij është kthyer në një institucion qesharak dhe në shërbim personal të Armando Dukës.
Vata shton se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk ka çfarë të japë më, sepse deri tani vetëm e ka shfrytëzuar postin që mban, duke argumentuar në detaje se çfarë i duhet futbollit shqiptar sot dhe se si mund të ndryshojë situata në të cilën është.
Deklaratat e Vatës që janë qartazi të vërteta për këdo që e ndjek futbollin në vendin tonë, ka bërë që të pëlqehen dhe nga babai i yllit të përfaqësues kuqezi, Armando Brojës.
Xhevahir Broja babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare, në postimin e lajmit të deklaratës së Vatës që bën thirrje për largimin e Armando Dukës, ka dhënë pëlqimin e tij.
Ai i ka dhënë like këtij postimi duke mbështetur largimin e Dukës nga posti i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit që e ka pushtuar prej 20 vitesh.
Kujtojmë që drejtuesit e FSHF-së si Duka ashtu dhe trajneri Edi Reja shpesh herë kanë qënë kritik në mënyrë absurde kunder Armando Brojës, edhe pse ky i fundit ka shkëlqyer në fushën e lojës duke na dhënë fitore të çmuara vetëm fal aftësisë së tij.
Dhe këtë gjë ai po e vërteton çdo ditë e më shumë në Premier League me fanellënn e Southampton ku dëri më tani ka shënuar 5 gola në kampionat duke thyer një rekord si futbollisti më i ri që arrinë këtë shifër.
Ndërkohë që në Shqipëri drejtuesit e FSHF-së e kanë sulmuar në mënyrë të turpshme duke na rrezkuar dhe që të na e largojnë nga Kombëtarja vetëm për interesa të tyre. (TemA)
Kush po pyet se cfare pelqen babai i Armando Brojes ,I cili eshte nje kurbetci I zakonshem e I harruar nga dynjaja po te mos ishte per te birin.pastaj kombetarja ka edhe 23 baballare te lojtareve ,pse opinioni i ketij eshte me I rendesishem se i te tjereve?kush pyet se cfare thote Rudi vata I cili eshte nje ish futbollist I kombetares i cili fitoi vetem 5 nga 59 ndeshjet be te cilat mori pjese .megjithe defektet FSHF e ka pas deren hapur per gjithe talentet shqiptare.Pse Broja zgjodhi Shqiperine e djali I Rudit Irlanden ?cfare rezultatesh ka arritur Rudi si trainer qe i jep gojes e gjykon te tjeret ?Po si udheheqes i ndonje organizate?dakord nuk e doni Duken,por nxirrni dike te hajrit.
Rudi eshte nje cope legeni sepse ka kaq vite qe synon kreun e federates prandaj flet keshtu, Edhe une jam dakort qe Armando Duka duhet te zhduken nga drejtimi bashke me gjithe stafin e tij te korruptuar deri ne palce. Kane shitur ndeshje dhe akoma vazhdojne ta bejne nje gje te tille prandaj nuk i interesojne lojtare si Armando Broja. Kandidat ka qene edhe Salvator Kacaj akoma me llum se keta dy te paret. As Sulejman Starova nuk duhet te jete ne drejtim. Duhet menduar mire per nje person korrekt qe te vendosi pika mbi iiiii dhe mos ta coje futbollin ne nje degjenerim total si nga fusha ashtu dhe nga shkallet e stadiumeve ku tifozet djegin dhe shkaterrojne c’do gje apo akoma me keq kur trajneret rrahin lojtaret kundershtare.