Zgjedhje pa kundërshtar, edhe në shoqatën e Elbasanit Armando Duka emëron vartësit e tij

20 Janar 2022, 16:50Sport TEMA

Pas skandalit të zgjedhjeve në Durrës, Armando Duka ka vijuar me të njëjtat metoda manipulative edhe në Shoqatën Rajonale të Elbasanit.

Edhe në këtë Shoqatë, Duka ka emëruar si kryetar dhe delegatë vartësit e tij dhe me të njëjtën mënyrë pa pasur asnjë kandidat përballë.

Në krye të Shoqatës Rajonale të Elbasanit është emëruar Ilirjan File, i cili u propozua nga 18 anëtarë  dhe mori po kaq vota pa pasur asnjë rival përballë.

Së bashku me të, në zgjedhjet për president të FSHF që po manipulohen prej kohësh, si delegat do të shkojë Xhanin Laze, djali i ish-presidenti të ndjerë të Elbasanit Arben Laze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje