VIDEO: Pamjet me dron nga kompleksi Partizani, ja në çfarë faze janë punimet

20 Janar 2022, 20:54Sport TEMA

Punimet për ndërtimin e kompleksit Partizani vijojnë me ritme të kënaqshme, ku objektivi i vendosur nga drejtuesit e kuq është si fillim përfundimi i fushës ku të kryhen seancat stërvitore.

Pak ditë më parë është raportuar se drejtori i Partizanit i ka premtuar presidentit Gaz Demi se me datë 4 shkurt fusha për stërvitjen do të jetë  e përfunduar.

Ky është pa dyshim një lajm shumë i mirë për të kuqtë, të cilët prej disa vitesh stërviten në fusha private.

Kompleksi i Partizanit do të jetë një ndër më të mirë në Shqipëri ku do të përfshijë stadiumin, fushat stërvitore për të gjitha ekipet zinxhi, hotelin me të gjitha kushtet etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje