FOTO-FAKT: Si e ka përdorur dhe përfshirë FSHF-në Armando Duka për interesa politike

22 Janar 2022, 11:04Sport TEMA
FOTO-FAKT: Si e ka përdorur dhe përfshirë FSHF-në Armando

Edhe pse nuk është shpallur ende data e zgjedhjeve për Asamblenë Zgjedhore për Federatën Shqiptare të Futbollit, gara për postin e presidentit është ndezur, ku në garë janë gazetari i mirënjohur Dritan Shakohoxha dhe Armando Duka që pas 20- viteve kërkon dhe nja katër vite të tjera.

Dështimet, skandalet, korrupsionet, manipulimet, në këto 20 vite të Armando Dukës ka qenë prezente dhe të kryera haptazi nga vetë ai dhe institucioni që ai kontrrollon.

Ndonëse se nuk e ka shpallur ende datën për zgjedhjet e FSHF-së, Armando Duka, ka nisur zgjedhjet për Shoqatat Rajonale ku deri më tani ai ka manipuluar dy të parat Durrësin dhe Elbasanit, duke emëruar aty njerëz që paguhen nga FSHF.

Megjithatë lufta më e madhe po bëhen në Tiranë ku kryebashkiaku Erion Veliaj në cilësinë edhe të aksionerit të klubit të futbollit të Tiranës, ka dal kundër mënyrës uzurpuese që Duka po tenton të kap Shoqatën Rajonale të Tiranës, shkruan Gazeta Sport.

Z. Veliaj ka bërë disa deklarata të vërteta që kanë destabilizuar Armando Dukën, i cili këto fakte të thënë nga kryebashkiaku, po tenton ta kthejë këtë sulm si një ndërhyrje të politikës, gjë që nuk është e vërtetë, pasi Veliaj ka legjitimitetin e plotë të denoncojë manipulimet e FSHF-së në cilësinë e aksionerit të skuadrës së Tiranës.

Por meqë Armando Duka e cilëson këtë si një “ndërhyrje politike”, në po sjellim me foto faktet se si FSHF-ja dhe vetë presidenti e kanë përdorur këtë institicion në shërbim të interesave politike.

Kjo është një foto e kapur nga Konventa e Partisë Agrare Ambientaliste, partia e cila ka për kryetar deputetin Agron Duka, që është vëllai i Armando Dukës. Dhe ky i fundit në mënyrë skandaloze ka qenë prezent në këtë Konvete politike të zhvilluar nga partia e vëllait të tij ku dukshëm është edhe një konflikt i pastër interesi.

Skandali tjetër më i rëndë  është se përveç Dukës, në atë takim politik ishin të pranishëm për të mbushur sallën dhe për të shoqëruar presidentin e tyre edhe  sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkun, menaxherin e ekipit Kombëtar në atë kohë, Alban Bushi dhe anëtarin e Komitetin Ekzekutiv, Arben Dervishaj. Një shpërdorim i qartë detyre prej të gjithë këtyre funksionarëve, duke marrë pjesë në tubime politike. Aq më tepër që Partia respektive është edhe e vëllait të presidentit të FSHF-së, raporton Gazeta Sport.

Armando Duka, Alban Bushi, Arben Dervishaj dhe Ilir Shulku në Konventën e PAA

Foto tjetër është gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kolonjës, ku në atë periudhë kandidonte për kryetar bashkie Dritan Hajro.

Hajro ishte kandidat për Kryetar Bashkie nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste, kryetar i së cilës është vëllai i Armand Dukës, Agroni.

Në foto shihet qartë Armando Duka sëbashku me ortakun e tij në biznes, ish-presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo duke zhvilluar takime në mes të qytetit të Ersekës me qytetarët dhe me kandidatin për kryetar bashkie, Dritan Hajro. Një tjetër shpërdorim detyre, për pozicionin që ai mban.

Le të vijmë më pas në zgjedhjet e fundit të 25 prillit ku sërish presidenti i FSHF-së ka dalur haptazi në fushatë politike në mbështetje të vëllait të tij në Durrës.

Në foto shihet Armando Duka dhe vëllai i tij me persona duke bërë fushatë që është shkruar vetë edhe në statusin e publikuar nga Agron Duka, i cili shkruan:

“Kur takohen vëllezërit Duka me miq të vyer si: Gëzim Zalla , Ed Gryka ,Zhani Noti merr edhe opinione se si duhet të punojmë për të fituar bindshëm jo vetëm Durrësin por gjithë Shqipëria “Aleanca për Ndryshim” . Do bëjmë ” GOL” të gjithë bashkë”, shkruante Duka.

Edhe këtu shpërdorimi i detyrës është i qartë, pa harruar më pas shpërndarjen e biletave për forca politike në fushata elektorale për militantët e tyre. Punësimet që ka kryer në FSHF me njerëz që i ka me tesera partie dhe që i ka krah të djathtë.

Pranimin e deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj si antarë të Komiteti Ekzekutiv apo vendosja në dispozicon të “Arena Kombëtare” në shërbim të Sali Berishës në mitingun e tij kundër SHBA-së duke shtyrë ndeshjet e Superiores.

Ndaj viktimizimet e tij për ndërhyrje politike janë një hipokrizi e tij që është emëruar aty nga politika prej vitit 2002 dhe ka mbretëruar fal politikës ende sot. (GazetaSport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje