DOKUMENTI: Si i faktoi dhe fitoi gjyqin Autoriteti i Konkurencës për zbulimin e shkeljeve të FSHF-së dhe konfliktet e interesit të Armand Dukës

23 Janar 2022, 14:06Sport TEMA

Autoriteti i Konkurencës në vendin tonë vitin e kaluar ka kryer një hetim të thelluar rreth veprimtarisë me pozitën dominuese që Federata Shqiptare e Futbollit ka në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve.

Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të raportit të hetimit të thelluar ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, ka vërejtur një numër mjaft të madh shkeljes dhe konfliktesh të pastra interesi që ka presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Gazeta TemA ka publikuar në atë periudhë dokumentin e plotë të Autoritetit të Konkurencës ku janë argumentuar të gjitha shkeljet skandaloze që ka kryer Institucioni i Futbollit Shqiptar.

Një nga shkeljet e rënda që përbën konfliktin e pastër të interesit është ajo e shitjes së të drejtës së transmetimit tek DIGITALB.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar shkelje të rënda sa i përket shitjes së të drejtës televizive, si dhe çmimeve të biletave të ndeshjeve të Kombëtares, madje duke marrë për bazë ankesat e tifozëve për takimet eliminatore Shqipëri-Andorrë dhe Shqipëri-Francë gjatë vitit të kaluar.

Shkeljet e Armand Dukës dhe FSHF-së që u vërtetuan nga Autoriteti i Konkurencës bëri që kreu i institucionit të futbollit shqiptar të hapte një gjyq për këto konstatime.

Në gjyqin e zhvilluar nga Armand Duka doli fituese Autoriteti i Konkurencës që tregoi abuzimet dhe konfliktet e interesit të kryera  nga presidenti i FSHF-së.

Ndërkohë, bashkia e Tiranës si aksionere e klubit të futbollit ka përgatitur një dosje voluminoze me fakte të pa kundërshtueshme rreth abuzimeve 20- vjeccare të Dukës në krye të FSHF-së.

Më poshtë është dokumenti i Autoritetit të Konkurencës për abuzimet e Dukës që u konkretizuan dhe nga Gjykata e Tiranës. (TemA)

DOKUMENTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje