Izrael: 80% e rasteve të rënda me Covid janë të vaksinuar

4 Shkurt 2022, 20:50Bota TEMA

Izraeli ka qenë lider në vaksinimin anti-Covid që në krye të herës. E megjithatë, vaksina nuk e ka parandaluar pikërisht atë për të cilën rekomandohet nga OBSH-ja: mbushjen e spitaleve. Sipas prof. Yaakov Jerris, drejtor i repartit të koronavirusit të Spitalit Ichilov, shumica e të shtruarve janë individë që janë vaksinuar.

Tani për tani, shumica e rasteve tona të rënda janë të vaksinuar”, thotë Jerris për Channel 13 News. “Ata kanë bërë të paktën tre injeksione. Nga shtatëdhjetë deri në tetëdhjetë për qind e rasteve të rënda janë të vaksinuar. Pra, vaksina nuk ka asnjë rëndësi për sa i përket sëmundjes së rëndë. Vetëm njëzet deri në njëzet e pesë për qind e pacientëve tanë janë të pavaksinuar”.

Jerris saktësoi se ka një farë konfuzioni në raportimin e rasteve. Duke folur në mbledhjen e kabinetit të dielën, ai u tha ministrave: “Përcaktimi i një pacienti serioz është problematik. Për shembull, një pacient me sëmundje kronike të mushkërive ka gjithmonë një nivel të ulët të oksigjenit, por nëse ai ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, kjo e bën atë teknikisht një “rast serioz me koronavirus”, por kjo nuk është e saktë. Pacienti është në gjendje të rëndë, sepse ai ka një sëmundje të rëndë shoqëruese”.

1 komente në “Izrael: 80% e rasteve të rënda me Covid janë të vaksinuar”

  1. Baliu says:

    E fajtor per kete gjendeje nuk jan vakcinat me mbrojtje mbi 90%, por te pa vakcinuarit, apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje