Shkencëtarët tregojnë masën më efektive për të shmangur infektimin me Omicron

6 Shkurt 2022, 16:13Shëndeti TEMA

Karakteristika kryesore e variantit Omicron është kapaciteti i tij i lartë i transmetimit. Një fakt që ka shkaktuar rritjen e infeksioneve në mbarë botën, që nga zbulimi i tij në nëntorin e vitit 2021.

Doza e tretë e vaksinës është efektive në parandalimin e rasteve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga varianti më i ri i njohur i SARS-CoV-2. Sipas studimeve të ndryshme, si ai i kryer nga autoritetet britanike, efikasiteti është 90% pasi administrohet doza përforcuese.

Megjithatë, shkencëtarët në Japoni kanë treguar masën më efektive për të parandaluar infektimin me Omicron. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kobe kryen një studim në të cilin dolën në përfundimin se mbajtja e distancës ishte çelësi për të shmangur infektimin nga Omicron.

Udhëheqësi i studimit, Makoto Tsubokura, shprehet: “Është e rëndësishme të kthehemi te bazat dhe të sigurohemi që njerëzit të ndërmarrin masa kundër infeksionit. Masa kryesore është mbajtja e distancës nga njerëzit e tjerë”.

Nga ana tjetër, vetë Tsukobura theksoi nevojën për të përforcuar masat e vendosura për parandalimin e infektimit, si larja e duarve apo përdorimi i maskës: “Për të ulur rrezikun e infektimit, kemi nevojë për respektimin e masave”.

4 komente në “Shkencëtarët tregojnë masën më efektive për të shmangur infektimin me Omicron”

  1. Mario says:

    Idiotlliqe. Nuk e shamng dot infektimin. Problemi eshte si ta kurosh. Keta fundurinat nuk lejojne kurime te ndryshme por mundohen vetem te japin vaksina te cilat kane imunitet edhe me te shkurter se imuniteti natyral. Shumica e njerzve kane vdekur me teper nga “ekspertet” te cilet kane dhene me teper udhezime te gabuara me dhe pa qellim, po me teper me qellim.

  2. Demi says:

    Mario kari! Bej vaksinen nqs do te shpetosh bythen dhe leri teorite e sharlataneve

  3. Béni says:

    O dem..mario nuk ishte veshur me te kuqe,mbaje yryshin ore i uruar se të dëmton shëndetin.

  4. Ramo Mezini says:

    PSE KOMPANIT E FLUTURIMEVE NUK URDHEROHEN TE PERGJYSMOJNE KAPACITETET E AVIONAVE KUR DIHET SE DISTANCA ESHTE E DOMOSDOSHME PER TE PARANDALUAR INFEKTIMIN NGA VIRUSI?! PER TREGETARET PARAJA ESHTE MBI NJERIUN. KEJO ESHTE E NEVERITESHME DHE KRIMINALE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje