INTERVISTA/ Ekspertja që parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik: Putinit do t’i kushtojë shtrenjtë nënvlerësimi i Ukrainës

2 Mars 2022, 11:39Bota TEMA

Nga Stefano Montefiori

Korrespodent i së përditshmes “Corriere Della Sera” në Paris

“Jam e habitur nga zgjedhja e Putin-it, e cila është krejtësisht joproduktive. Rusia është një fuqi euroaziatike, ai donte të forconte anën evropiane dhe po ndodh e kundërta, refuzohet dhe do t’i duhet vetëm të drejtohet më tej në Lindje, drejt Azisë dhe Kinës, të cilat do të përfitojnë nga një Rusi e dobësuar. Putin-i është në regres të plotë dhe shumë në Rusi janë të bindur se ai nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë në pushtet për një kohë të gjatë. Diçka po lëviz, edhe nëse kjo do të dojë kohë. Putin ia bëri vetes”.

Një nga ekspertet më të njohura për Bashkimin Sovjetik (ka qenë e para që parashikoi shembjen e tij në esenë e famshme “Shpërthimi i një perandorie? Revolta e kombësive në BRSS dhe/ose e Rusisë”, sekretare e përhershme e Akademisë Franceze dhe ish-deputete evropiane, historiania Helene Carrere d’Encausse thekson fiksimin e ri të Putinit me të kaluarën.

A po e tradhton Putin-in pikëpamja e shtrembëruar e historisë?

Po, sepse përveçse mendoi dhe tha disa falsitete absolute historike, si për shembull fakti që Ukraina nuk do të ekzistonte si komb, sepse ka qenë Rusi, ai u kthye në epokën e carëve dhe në atë që mendohej për Ukrainën në atë kohë.

Dhe çfarë mendonin carët e Ukrainës?

Ata i konsideronin ukrainasit si fshatarë, rusë më pak të zhvilluar.

A është kjo edhe baza e sulmit të Putinit?

Më duket se Putin-i i nënvlerësoi ukrainasit, siç bënë carët, mendoi se mund t’i pushtonte brenda disa orësh.

Ai nuk e kuptoi se Ukraina është moderne, ka dëshirë të jetë në Perëndim dhe e gatshme për të rezistuar. Edhe forcat ushtarake të përdorura deri më tani e tregojnë këtë mendim: nuk mund të mendohet pushtimi i një vendi prej 40 milionë banorësh pa hedhur në fushëbetejë gjithë peshën e një ushtrie imponuese.

Ai besonte se mund të luante duke kursyer, por e kishte gabim.

Ju e keni ndjekur Putin-in për dekada. Si i shpjegoni këto gabime vlerësimi?

Nga njëra anë, ai ishte ndoshta i bindur se nuk do të gjente pengesa të mëdha, siç ka qenë gjithmonë nga viti 2008 e deri më sot: Gjeorgjia, më pas Donbass, Krimea… Mendonte se do t’i ecte edhe me të gjithë Ukrainën.

Më pas duhet të shqyrtojmë gjestet, do të isha kurioze të dija se çfarë mendojnë ekspertët, mjekët. Ai është gjithnjë e më i vetmuar dhe i fiksuar pas COVID-it.

Tavolina shumë e gjatë ishte një mënyrë për ta bërë Macron-in të ndihej në siklet, sigurisht, por frika e tij nga virusi është e vërtetë dhe paranojake. Ai duket si një tjetër njeri.

Çfarë do të thotë që ai duket si “një tjetër njeri”?

Ishte ai që u trajnua në BRSS, ai ishte një zyrtar sovjetik i KGB-së në Gjermaninë Lindore, por pas vitit 1991 ai u hap me botën, pati mundësinë të rritej, të shihte realitete të tjera. Tani kthehet prapa, kthehet në kohë, prandaj insistoj në çështjen psikologjike, në regres.

Duke parë imazhet e të rinjve moskovitë të rreshtuar në bankomate, të krijohet përshtypja sikur sheh qytetarë evropianë, të njëjtat veshje, të njëjtat gjeste, të njëjtët smartphone. Si mund të ketë mbi ta influencë propaganda e Putin-it, fjalimet për të kaluarën cariste dhe përkushtimi ndaj Kishës Ortodokse?

Kjo është gjithashtu një shenjë e regresionit të tij. Putin-i ndoshta mund të kontrollojë TV-në, por jo internetin.

Në fund të fundit, në tranzicionin nga komunizmi në ekonominë e tregut, Putin ishte në gjendje të garantonte një mirëqenie të caktuar të paktën në metropole, shumë qytetarë të Moskës e vlerësojnë për këtë. Por tani ai është kthyer në një njeri të së shkuarës, ai nuk i kupton teknologjitë e reja.

Edhe pse, në të kaluarën ruse, kishte modele që mund ta kishin frymëzuar atë.

Cilin?

Kishte një fazë në të cilën Putin shkoi të takonte Solgenitsi-n dhe pati bisedë me të. Dhe Solgenitsi i tha atij se sundimtari më i madh rus i shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte Aleksandri III.

I vetmi që nuk donte të pushtonte territore të reja. Rusia është e pamasë, Lindja siberiane është një vend i pafund, ku tashmë mund të shohësh porozitetin me Kinën. Gjilpëra e peshores do të zhvendoset në pjesën aziatike të Rusisë, pikërisht atë që Putin-i donte të shmangte.

Pse ngjall kërcënimin atomik?

Sepse shikon prapa dhe, në këtë rast, kthehet në epokën e Luftës së Ftohtë.

2 komente në “INTERVISTA/ Ekspertja që parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik: Putinit do t’i kushtojë shtrenjtë nënvlerësimi i Ukrainës”

  1. Ushraraku says:

    Realisht eshte Enver Hoxha i pari qe parashikoi zhberjen e ish BRSS dhe kalimin e Rusise ne nje shtet agresor dhe rrezik per njerezimin.
    Eshte Enver Hoxha qe parashikoi zhberjen e ish Jugosllavise dhe daljen e Serbise se Madhe si agresore ne Rajonin e Ballkanit te lidhur me Ruset.
    Eshte Enver Hoxha qe parashikoi i pari te gjitha tragjedite qe ndodhen ne lindjen e Mesme dhe pasojat fatale ne njerez e me tej ne keto keto rajone.
    Eshte Enver Hoxha qe parashikoi me kohe rreshqitjen e Kines ne nje superfuqi deri agresive e me synime jo dashamirese ne rajonin e Ballkanit.
    Enver Hoxha nuk shtinte fall, nuk shihte filxhan dhe nuk ishte paranojak siç u perpoqen ta paraqitnin sherbetoret ruso-serbe ne Shqiperi, Ai ishte serioz ne ato qe thoshte.
    Enver Hoxha (diku edhe me teprime) siguroi nje mbrojtje te forte per Shtetin Shqiptar dhe krijoi rezerva ne armatime, paisje ushtarake dhe ushqimore edhe per vellezerit tane ne Kosove.
    ardhja e forcave politike pro ruso-serbe mbas 1992-shit, nen drejtimin e Sherbimit Ushtarak te Serbise, me porosite e Moskes, arriten te shkaterrojne e rrafshojne çdo gje qe ishte arritur deri ne ato kohe dhe, si shperblim kishin pasurimin e ketyre armiqve te kombit Shqiptar, ne shuma marramendese, para te siguruara nga Sherbimi Sekret Rus dhe si Serb.
    Ne Shqiperi ka filluar paniku se çfar mund te na ngjase, si mund te mbrohemi nga nje sulm i mundshem ruso-serb.
    Nuk vihet ne dyshim perkrahja qe do i vinte Shqiperise e Kosoves nga NATO, por kjo nuk eshte gjithshka dhe nuk eshte e denje per nje vend qe te vijne djem nenash nga jaqshte per te mbrojtur shqiptaret qe nuk kane as edhe nje çifte qe te mund te mbronin nderin e tyre.
    Bandat ruso-serbe te pas 1992-shit, shkatrruan, dogjen e vodhen te gjith bazen ekonomike shqiptare, qeveritaret e djathte u majmen edhe duke i shitur per skrap Serbise, nepermjet Malit te Zi, te makinerive deri edhe moderne qe dipononin ndermarrjet ekonomike te vendit.
    U shkatrruan qellimisht venstrehimet, tunelet nentokesore, ne nje kohe qe ndaj nje sulmi b4erthamor, ishin marre masat qe e gjith popullsia te ishte e mbrojtur.
    Keta genocidiste, vodhen dhe shkatrruan te gjith arsenalin ushtarak qe zyrtarisht sipas dokumentave arkivore kap shumen 130 miliarde dollare.
    Edhe Rama nuk qendron poshte ketyre vagabondeve, qe i çmendi njerezit duke ekspozuar nje vendkomande te ish Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare, nje venkomande modeste por e sigurte, duke u thene te tjereve se ja kush ishte Enver Hoxha, ai bente bunker per vehte e nuk mendonte per popull. Jo, ai kishte te njejten siguri antiberthamore si gjith qytetaret shqiptare.
    Kjo eshte gjendja.
    Shteti Amerikan eshte ne dijeni te kesaj tragjedia qe keta genocidiste i krijuan sistemit mbrojtes te Shqiperise, te gjith ushtaraket patriote kane informuar organert ligjzbatuese amerikane , kane grumbulluar shume dokumenta dhe po pergatitet nje deshmi, denoncim ku akuzohen nje nper nje te personat pergjegjes.
    Qeveria e ardhur ne 1992-shin i refuzoi keshillat e te gjith ushtarakeve te larte e patriot te cilet i kerkuan ish Prewsidentit te asaj kohe dhe ish ministrit te mbrojtjes qe i gjith inventari i Ushtrise tu dorezohet Amerikaneve e nepermjet tyre tu dorezohej edhe NATO-s, me qellim studimin, seleksionimin dhe percaktimin e nje strategjie qe ti sherbente mbrojtjes se vendit.
    Pikerisht ne kete kohe filloi dhe trafiku intensiv i armeve e paisjeve ushtarake, deri edhe ne kundershtim me konventat perkatese.

  2. Ushtaraku says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje