Parashutistët rusë sulmojnë një spital, 21 viktima dhe qindra të plagosur në Kharkiv

2 Mars 2022, 09:22Bota TEMA

21 persona janë vrarë dhe 112 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv në 24 orët e fundit.Shifrat janë konfirmuar nga gurvenatori i qytetit Oleh Synyehubov.

Ndërkohë gjatë orëve të natës rusët sulmuan një spital ushtarak në Kharkiv. Shefi i policisë së rajonit Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha se situata pranë spitalit është nën kontroll.

Rusët në Ukrainë nuk po kursejnë as civilët, teksa në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku një tank hap zjarr ndaj një pallati të banuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje