Albanologu rus: Lufta e Rusisë në Ukrainë është luftë kriminale

3 Mars 2022, 19:00Bota TEMA

Alexander Rusakov, profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petërsburgut në Rusi e cilëson si akt kriminal agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Mendimi im dhe mendimi i shumë miqve të mi është se kjo është një luftë kriminale”, ka thënë profesori Ruskov, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Është një luftë agresive kundër një shteti më të vogël që nuk paraqet asnjë rrezik për Rusinë”, ka  shtuar ai

Ruskov ka thënë se opinioni në Rusi është i ndarë lidhur me agresionin rus në Ukrainë.

“Është një shumicë, për fat të keq, që i përkrahë veprimet e Qeverisë (së Rusisë) sepse ata e shikojnë dhe dëgjojnë televizionin (rus) dhe i besojnë propagandës.

Propaganda thotë se gjithçka do të jetë mirë. Por, është edhe një pakicë që (…) kuptojnë se kjo është një luftë kriminale kundër popullit miqësor ukrainas, kundër popullit që është shumë i afërt me popullin rus.

Pothuajse të gjithë rusët kanë të afërm dhe miq në Ukrainë, kanë lidhje gjaku në Ukrainë. Unë, për shembull, jam pjesërisht ukrainas”, ka thënë ai.

Ruskov ka thënë se në Rusi kanë nisur të ndjehen qysh tash pasojat e sanksioneve të Perëndimit, por ka shprehur bindjen se këto  pasoja do të jenë shumë të rënda për shtetasit rusë.

“Mendoj se ky është vetëm fillimi dhe ne do t’i ndiejmë pasojat e këtyre sanksioneve në kohën që vijon”, ka thënë ai.

Profesori Rusakov ka thënë se situata në Rusi është shumë e paqëndrueshme dhe është vështirë e përceptueshme se si do të jetë ajo pas pakkohësh.

“Askush nga ne nuk e di dhe nuk mund të përfytyrojë se si do të zhvillohet situata më tej”,ka thënë albanoligu rus, Rasakov.

3 komente në “Albanologu rus: Lufta e Rusisë në Ukrainë është luftë kriminale”

  1. Matrapiku says:

    Si pak kontraverse keto artikuj … Le te “rijmë shtrember dhe te flasim drejt”.
    .
    Nga njera ane Putini cilesohet si super Diktator nga ana tjeter profesori Albanolog (dhe shume koleg te tije) e cilesojn kriminale vendimin e Putinit, madje hapur fare, pa rezikuar as vendin e punes.
    .
    Me kete artikull Rusia e Putinit na del shume me demokratike se Shqiperia.
    A ka njeri ne Arnautistan te thot hapur qe Putin bene shume me pak se sa ka bere SHBA dhe BE, qe per 78 dite rresht pa ndaluar, bombardonin Serbin nje shtet Europian, me qellimin e vetem per ta coptuar nga ana territoriale.
    .
    A ka njeri te thote publikisht qe sulmet e Rusis behet JO per te pushtuar, por per te rrezuar qeverin e Zelenskit, i cili do ti hapi Ukranis porten e NATO-s duke militarizuar kufirin Rus me focat e NATO-s dhe
    kercenuar sigurin Kombetare te Rusis.
    .
    Pyes edhe nje here … a ka Shqiptar qe te bej kete pyetje (thjesht per pluralizem te fjales se lire). No no nooooo, sepse Arnautat nuk din nga Demokraci.
    .
    Rusia e Putinit (me keto qe ju botoni) vertetohet qe eshte shume me demokratike se Shqiperia. Ajo thjesht do te mbroj sigurin e saj Kombetare, mos lejuar NATO-n te nderhyj ne Ukrain, te cilet jane Sllav si Ruset, me te njejten Gjuhe, Fe dhe Kultur.
    .
    Erdomuti ka futur gjysmen e Turqis ne burge si Gjylenista, mban te pushtuar per 48 vjet gjysmen e Qipros (e cila eshte madje dhe nje vend antar i BE-s).
    Dhe asnje reagim nga Super Demokratet Amerikan dhe ata Arnaut.
    .
    Reziku me i madh nga cdo lufte eshte Disinformimi, mashtrimi, genjeshtra … ato sjellin mos marveshjet, konfliktet dhe luftrat.

    1. paradoxal says:

      Habitem se si keto pedet e Janulles jane te paret qe komentojne te gazeta Meros. Mos ndoshta keta kane dalje direkt te kompjuteri Meros akoma pa e publiku artikullin ne faqen online?! (Pyetje retorike)
      Te kam thene edhe nje here tjeter o Mero, do e kesh ngrene edhe ti ndonje luge gjelle te prishur (recete nga Athina) e heret a vone do e vjellesh.
      Vazhdo vazhdo s’ka problem. Vetem se kujdes se po te shteron vaji kandilit o dele e urte e perendise!

  2. ***** says:

    Profesorit i lumte goja, por problemi eshte se Putini mendon si sipun dhe jo si akademik. Mentaliteti i spiunit eshte mbijetesa, ndersa ajo e akademikut eshte e ardhmja.
    Per cfare i duhet fitorja Putinit ne Ukraine nese eknomia e tij eshte zero. Spiuni i Dumes eshte aq koktul sa nenvlereson pushtetin e bute te parase deri ne ate pike sa i duket se kush e ka armen me te madhe eshte rrjeshmisht edhe me i avantazhuari. Kerkon te behet mbreti i EuroAzise nderkohe qe qyetetaret vdesin per buke.
    Po edhe nese e pushton Ukrainen, ky Hitleri i vogel qe u shmanget rraketeva afer portes, prap ne prag te deres do i ket rraketat nga Polonia dhe shtetet e tjera te Balltikut, plus qe qe vendet Nordike po nisin bisedimet per anetaresim.
    Me pushtimin e Ukraines, muzhiku leshakuq vetem se i afrohet zjarrit Gjerman qe tashme do investoj 2% te GDP-se ne industrine e mbrotjes.

    EuroAziatk ultra ortodoks qe puneson cecen radikal musliman per te dedhur gjak ne token Europiane mbi popullsine e thjesht te feve te ndryshme. Ky eshte Putin, qe nuk te imponon rrespekt si lider, por vetem pershtirje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje