Borrell: Ushtria ruse po bombardon gjithçka në Ukrainë

4 Mars 2022, 17:15Bota TEMA

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se ushtria ruse po bombardon dhe granaton gjithçka në Ukrainë.

“Sot, ajo që ne shohim është fytyra e shëmtuar e luftës që shpërthen sërish në kufijtë tanë. Dhe rusët po bombardojnë dhe bombardojnë gjithçka: spitale, shtëpi, shkolla. Shumë viktima civile. Është një mënyrë barbare për të bërë luftë”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të premten.

Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë bombardimet. “Putini duhet të ndalë këtë luftë. Ne mbetemi të bashkuar për të kërkuar që kjo luftë të ndalet. Për të ndaluar dhe shmangur vrasjen e njerëzve të pafajshëm,” shtoi Borrell.

Zyrtarë të SHBA dhe të tjerë perëndimorë i kanë thënë CNN se Rusia pritet të godasë gjithnjë e më shumë objektivat civile dhe të zhvendoset drejt një strategjie të “asgjësimit të ngadaltë” të ushtrisë ukrainase.

1 komente në “Borrell: Ushtria ruse po bombardon gjithçka në Ukrainë”

  1. njoni says:

    thirr sa te ngjirresh se muzhiku nuk ndlaet me thirrje apo me karda crediti
    plumi do plum dhe kete e thone te gjithe kombet
    Polonia, Romania, Sllovakia and Hungaria Estonia, Latvia and Lithuania jane ne rradhe. SU-26 shkojne deri ne Suedi cdo dite gjate javes se fundit.
    BE nuk ben dot lufte dhe rrjedhimisht as NATO per te vetmin fakt se nuk jane ushtri e unifikuar dhe me nje budget te vogel. Me e besueshme eshte te shohesh Luftwaffe ne formacion luftarak se te kesh bese ne avionet belg apo spanjoll te NATO.
    BE nuk eshte ne gjendje qe te organizoje asnje strategji te nje lufte te rregullt frontale, sepse NATO nuk eshte krijuar per kete startegji. NATO thjesht ka efekt nderhyres ne konflikte lokale dhe eshte e kufizuar ne armatime dhe paisja luftarake si dhe ne numer ushtaresh. Fakti qe budgeti i NATO suportohet me 2% te budgeteve te vendeve anetare(perjashto USA qe ne kohen e Trump e uli financen per NATO) te ben te humbesh cdo shprese qe NATO vertet do te jete ne gjendje perballoje nje lufte frontale.
    Putini po shikon nga Balltiku tani dhe NATO eshte a paqarte se cduhet te beje me keto vende qe jane antare. I vetmi fakor sensibilizues eshte daj Samiu. Dhe ky i fundit nuk i rruhet shume per keto vende sepse nuk ka asnje ekspansion ne ato vende , te pakten p[er momentin. Dmth secili per bythen e vet dhe NATO do dali me justifikimin e rradhes. Mos e dhente zoti nqs muzhiku vendos te hape fronte te tjera pervec Ukraines dhe Balltikut si psh Moldavia. Dihet qe muzhiku sulmon pikerisht vendet qe nuk kane asnje force ushtarake mbrojtese, perfshi ketu dhe perrallat e BE per NATO dhe sanksione.
    Ky i gjati qe kemi ne nuk do kete me as fejsbuk qe te na thote perrallen e rradhes, deri atehere sa me shume orgazem lot e qyrre per 7=8 Marsin ?

    kujdes bythen nga muzhiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje