Putin vendos ligjin e hekurt: Kush bën “fake news” për ushtrinë, 15 vjet burg

4 Mars 2022, 21:50Bota TEMA

Parlamenti i Rusisë, me propozim të presidentit Vladimir Putin, ka kaluar një ligj të ashpër për sa i përket lajmeve të rreme, ku sipas juridiksionit tashmë, kush prodhon “fake news” për Ushtrinë ruse, mund të përballet me burgim deri në 15 vjet.

Po ashtu, një zë të veçantë do të kenë edhe gjobat e majme dhe sanksionet ndaj individëve.

Kryesisht, ky është një sulm ndaj mediave vendase ruse, të cilat gjenden nën presion edhe më të madh që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Madje, raportime ka pasur se mediat shtetërore, kanë transmetuar lajme të pavërteta mbi fitoren ruse në Ukrainë dhe nuk janë shpalosur humbjet e ushtrisë së dytë më të madhe në botë.

Sipas ligjit të ri, gjoba më e lartë, pritet të shkojë në vlerën e 500 mijë rublave. Në Rusi ajo do të rëndojë njësoj mbi xhepat e personave të sanksionuar. Por, në krahasim me vendet që përdorin monedhë tjetër, shuma do të variojë, për shkak të zhvlerësimit të valutës ruse në treg.

2 komente në “Putin vendos ligjin e hekurt: Kush bën “fake news” për ushtrinë, 15 vjet burg”

  1. Pilo Lala says:

    I ka hyre by.tha ne uje Putinit…

  2. do me thene kush thote te verteten…
    Sa ka qene denimi per agjitacion e propagande e mban kush mend?

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje