Rusët goditën centralin bërthamor të Ukrainës, reagojnë liderët botërorë: Kërcënohet siguria e Europës

4 Mars 2022, 09:14Bota TEMA

Liderët botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë, pasi forcat e saj sulmuan termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe hapën zjarr.

Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë marrë nën kontroll centralin.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonson tha se sulmi i pamatur i Rusisë mund të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës.

Presidenti i SHBA, Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se sulmet e tmerrshme nga Rusia duhet të ndalojnë menjëherë.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s është më i madhi në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje