Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për t'i bërë ballë tërbimit të Vladimir Putinit

5 Mars 2022, 14:50Bota TEMA

Suedia dhe Finlanda deklaruan se do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në fushën e sigurisë. Deklarata u bë nga kryeministrja finlandeze Sanna Marin, në një konferencë të përbashkët me homologen suedeze, Magdalene Andersson.

Të dy shtetet, të cilat ndajnë kufi ne Rusinë në Arktik, praktikisht u kërcënuan se i priste i njëjti fat si Ukraina nëse do të bashkoheshin me NATO-n.

Një ditë pasi kishte nisur pushtimi i Ukrainës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se futja e Finlandës ose Suedisë në NATO do të sillte një përgjigje të fortë nga ana e Moskës. “Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të bënin shtetin tonë të ndërmerrte hapa reciprokë”, citohet Zakharova nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Edhe pse Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj. Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s ishin të pakta, përgjatë mandatit të saj.

2 komente në “Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për t’i bërë ballë tërbimit të Vladimir Putinit”

  1. demokrati says:

    v.Putin nuk frikeson askend tani.I vetem ne bunker ashti si hitleri flet per armiq imagjinare, forcat e tij imagjinare, fitoret e tij imagjinare.Ai eshte thjesht nj i marrosur qe ka humbur lifhjen me realitetin.Ukraina ne emer te lirise se saj dhe civilizimit po i heq cdo alibi, cdo mundesi per te kercenuar.Degjoni biseden e putinit me shoigu dhe di te kuptoni gjendjen e mjerueshme mentale te tij.Krimineli, vrasesi i njereve te pafajshem ka vetem nje rruge, ate drejt ferrit.Ajo do te jete Lindja e Ukraines, Perendimi i Tiranise.

  2. mond says:

    Vendet më demokratike të botës kercenohen nga barbarët modernë.
    Duhet të kishte një pergjigje dinjitoze nga ana e tyre të paktën me deklarata.
    Barbarët duhet ta kuptojnë se nuk mund ta kërcënojnë gjithë botën njëkohësisht. Ashtu si për ata nuk ka kuptim nje botë pa Rusinë vlen dhe e anasjellta, pse duhet një botë ku komandon Rusia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje