Historia tragjike e burrit që e mësoi nga Twitter-i, se i kishin vrarë gjithë familjen: Më falni që s'ju mbrojta dot..

10 Mars 2022, 11:40Lifestyle TEMA
Historia tragjike e burrit që e mësoi nga Twitter-i, se i kishin

Tatiana 43 vjeçe, Mykyta 18 dhe vajza Alisa 9 vjeçe, së bashkë me një vullnetar të kishës që po i ndihmonte për t`u larguar nga Kievi, u vranë nga forcat ruse, në rrugë.

Burri i shtëpisë kishte udhëtuar për tek nëna e tij e sëmurë pak para luftës dhe tregon sesi e pa në Twitter familjen e tij të shtrirë përtokë.

“I thashë asaj: Më fal që s`mund t`ju mbroj. U përpoqa të kujdesesha për nënën time dhe s`mund t`ju mbroj dot juve.

Ajo ma ktheu: Mos ki merak se do dalim që këtu. Tani gjithë bota duhet ta dijë ç’ka ndodhur.

Djali im ishte në një stres të paparë. Ai i gdhiu netët duke ruajtur teksa flinin nëna e tij dhe motra”, tregon ai për New York Times.

Ai tregon sesi ishte gjatë gjithë kohës duke monitoruar nga telefoni lokacionin e tyre, dhe në një moment e kuptoi se diçka nuk shkonte.

Ishte Twitter-i që ia dha lajmin e keq. Dëgjoi për një familje që ishte vrarë teksa arratisej dhe pastaj pa fotot virale dhe njohu valixhet.

Ishin ata: gruaja dhe dy fëmijët.

Për t’u kthyer në Kiev, ai fluturoi në Rusi dhe kaloi një kufi tokësor në Poloni, ku rojet ruse e lanë të kalonte pasi e kërcënuan se do ta arrestonin.

“E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua. Nuk kam asgjë për të humbur”, u tha ai.

Familja e tyre ishte shpërngulur në Kiev në vitin 2014, pasi u zhvendosën nga kryengritja e Rusisë në qytetin lindor të Donetsk.

2 komente në “Historia tragjike e burrit që e mësoi nga Twitter-i, se i kishin vrarë gjithë familjen: Më falni që s’ju mbrojta dot..”

  1. nuke mbushje dot makinen me C4 e tu suleshe ruseve?

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

  2. poutanari Putin says:

    mer mitrolozin dhe bashkoju ushtrise ukrainase !
    Mbijeto sa me gjate dhe qerro sa me shume ruse qe te jete e mundur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje