Frikë nga fuqia e Rusisë, Gjermania blen 35 avionë luftarakë

14 Mars 2022, 22:00Bota TEMA

Gjermania do të blejë dhjetëra avionë luftarakë të llojit F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja gjermane e Mbrojtjes, e cila ka saktësuar se avionët që Berlini zyrtar do të blejë janë 35.

Ministrja e ka justifikuar blerjen me argumentin se vendi duhet të zëvendësojë flotën e vjetër të avionëve, por njoftimi i saj vjen në një kohë kur Rusia po sulmon Ukrainën, gjë që shtyu kancelarin Olaf Scholz të deklaronte se do të investonte 100 miliardë euro në fushën e mbrojtjes.

“Pasi shqyrtuam të gjitha opsionet, kam vendosur të inicioj blerjen e avionëve F-35 për të zëvendësuar Tornado”, tha ministrja Christine Lambrecht.

Tornado është avioni i vetëm gjerman që është në gjendje të mbajë bomba nukleare amerikane, të cilat mbahen në Gjermani në rast të një konflikti të mundshëm.

Berlini gjithashtu do të blejë 15 avionë Eurofighter që do të prodhohen nga firma franko-gjermane Airbus sipas një dokumenti konfidencial, raporton Reuters.

1 komente në “Frikë nga fuqia e Rusisë, Gjermania blen 35 avionë luftarakë”

  1. ben says:

    Russia qeka cope cope.Me pas frike nga Rusia eshte turp.Rrezik edhe per testatat berthamore ja fut kot.Shiheni cfare tanke te marume ka,lere pastaj ushtaret kalamaj,dhe logjistika e ushtrise cope cope.Ne keto vite jemi bombardu me lajme qe Rusia shpiku kete arme,avion,tank etj.Nuk po shohim gje,me kallasha neper duar dhe me tanke te viti 5,Rusia nuk mund te pushtoje asnje shtet,Ukrahinen ta harroje.Edhe aviacini shume i dobet,i kane rrezuar shume avione.Nato,e ben kacurrel ushtrine ruse per 10 min.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje