Zëvendësministri polak dënon Putin për krime lufte

17 Mars 2022, 09:02Bota TEMA

Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, tha se bombardimi i teatrit në Mariupol është një tjetër shenjë se forcat e Vladimir Putin po përdorin taktika më brutale.

Przydacz tha për BBC se pajtohet me karakterizimin e presidentit amerikan Joe Biden për liderin rus si “kriminel lufte”.

“Kremlini besonte se qeveria e Ukrainës do të avullonte disi. Nuk ishte kështu. Ukrainasit janë shumë të guximshëm duke mbrojtur tokën dhe vlerat e tyre, demokracinë e tyre, vendin që kanë ndërtuar, ata kanë ndërtuar për 30 vitet e fundit. Kështu që tani Putin vendosi të godasë infrastrukturën civile.

Dhe çfarë është më e keqja, unë kam parë një foto që është rreth këtij teatri, ishte shkruar në trotuar se ka fëmijë brenda. Kjo nuk e ndaloi zotin Putin të bombardonte këtë dhe është me të vërtetë, siç e quajti Presidenti Biden, është krimineli i luftës”, tha Przydacz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje