Artan Fuga: Ju tregoj si mund të zbulojmë diplomat e doktoraturat false

12 Maj 2023, 16:10Sociale Artan Fuga

Artan Fuga: Ju tregoj si mund të zbulojmë diplomat e doktoraturat

Ka disa kohë gazetarë dhe kolegë më kanë rasti t'i dëgjoj për një hall, a virus, a mikrob, gjithsesi një flamë e keqe, që e ka ndikuar punën shkencore të studentëve në përgatitjen e diplomave në nivel bachelori dhe masteri:
Thuhet se studentë, pra diplomantë të ndryshëm paraqesin si punime diplomash tekste ose punë të përgatitura nga të tjerë, ose të blera me parà, ose të marra nga diplomantë të viteve të tjera.
Pra, me thonë se ka plasur vjedhja!
Nuk dëshiroj t'i hyj me themel kësaj çështjeje këtu sepse do të kërkonte kohë të gjatë. Por, ve re se një mentalitet "hajduti" sistemi ynë shkollor parauniversitar e edukon për të keqen e studentëve dhe tonën si mësues. Bëj shaka në një orë me detyra në klasë t'i kthesh pak kurrizin studentëve. Krahas studentëve seriozë, do të gjesh prej tyre që nisin të shohin telefonat, të kontrollojnë fletoret dhe të shqetësojnë shokët e shoqet e tyre për t'u vjedhur diçka dhe e hedhur në kopjen e tyre për të marrë një notë të pamerituar.
Sigurisht ka programe inteligjence artificiale që e konstatojnë plagjiaturën. Por, nuk është zgjidhja tekinke që e mundëson realizimin e një shkolle ku puna e pavarur shkencore e studentit është origjinale. Inteligjenca artificiale këtu ka shumë dobësi dhe mangësi. Ka fuqi shumë të kufizuar.
Aq më tepër që në web lexojmë se lirshëm paska plasur edhe tregëtia ose biznesi me lekë, i deklaruar hapur, për përgatitje diplomash nga agjenci të specializuara! Shitet hajdutëri, dhe institucionet që duhet të merren me këtë gjë, heshtin. Mos duan të thonë se janë të implikuara në këtë veprimtari keqbërëse?!
Megjithatë përgjegjësinë për këtë "vjedhje" në formë plagjiature që ndodh dhe që e shpërvjel krejtësisht logjikën e diplomimit në arsimin e lartë publik dhe privat e kanë vetëm pedagogët dhe institucionet e arsimit të lartë. Askush tjetër.
Ka një sërë masash të integruara që mund të merren për ta fshirë këtë turp të madh që infekton si kolerë arsimin e lartë në Shqipëri.
E para, duhet evituar që një temë që është dhënë në rang vendi si punë diplome të jepet përsëri, ose në mënyrë të përafërt të ripropozohet.
Por, kjo kërkon që në çdo departament ose fakultet të shpallet dhe të bëhet e konsultueshme lista e temave të diplomave vit pas viti. Lista kombëtare e diplomave të mbrojtura.
E dyta, temat e diplomave nuk mund të jenë të gjera dhe thjesht teorike, apo vetëm me kalime nga teksti në tekst. Ka nevojë që tema të jetë e para shumë e hollë, shumë e kufizuar në semantikën e saj, dhe e dyta shumë e kontekstualizuar. Pra shumë konkrete. Mbi të gjitha ajo duhet të sjellë gjetje të reja, sado minore, në përfundimet e saj. Përndryshe duhet quajtur e pavlefshme.
E treta, ka nevojë që baza empirike e punimit të diplomës të jetë shumë e kërkuar, dhe me këmbëngulje. Nëse është punë mbi tekste të kërkohen të gjitha skedat që kanë vjelur materialin dokumentar, nëse është temë empirike, të kërkohen të gjitha testet e bëra, eksperimentet,aplikimet e realizuara, intervistat e para dhe të rregjistruara me media audiovizive, pra gjithçka që në kërkimin shkencor provon punën e pavarur individuale. Pra duhen kërkuar të gjitha bazat e të dhënave dhe jo thjesht të kënaqet me disa kurba a tabela që vendosen aty këtu në tekste.
E katërta, Duhet vendosur në juri personi i kontaktit që ndjek punën e studentit në terren, një specialist, inxhinjeri, profesionist i terrenit ku ka punuar diplomanti. Vetëm kështu juritë dhe komisionet do të heqin shaminë që u mbulon sytë për të qenë të sigurt që të dhënat që raportohen në diplomë kanë kuptim dhe janë autentike.
E pesta, duhet të zgjerohet ajo përvojë e pakët, si pika uji, ku diplomantët të kenë seanca kërkimi shkencor si lëndë të veçanta ku gjetjet e tyre, metoda e tyre, të testohet nga pedagogu të paktën përgjatë një semestri. Të vlerësohet me notë.
Nëse zbatohen këto masa, nuk ka gjysh, xhaxha, hallë, apo agjenci që shet diploma të vjedhura që mund të ketë mundësi të paraqesi një punë diplome fallco me të cilën të diplomohet një student që përfundon studimet universitare.
Në të kundërt, jemi ne të gjithë, institucionet përkatëse, që mbajmë në këmbë këtë sistem vjedhjeje, dhe përdhosim edhe punën e studentëve seriozë, me shembuj të neveritshëm!

4 Komente

  1. T
    Tironci

    O Fuga te paska ardh vdekja me duket me kte zbulim qe ke ber , se treçereku parlamentit dhe 90 persind e politikanve jan me diplloma te blera dhe te fallsifikuara , do ti lesh te ter pa pun ti , rri mer fug mos u fshi me gjethe fiku se te del gjak , pse krruan prapanicen kot.ne i kemi ble me sakrific doktoraturat dhe dipllomat , Fuga na thot se shpiku rroçken.

    1. 1
      1

      Ja ke fut kot profesor.Seken e ke ngritur shum lart.plagjatura ose shitja e puneve te diplomes eshte e keqja me e vogel.Te ne e keqja eshte thelluar dhe qe te dali kjo e keqe duhet aksion kombetar ku per momentin nuk i intereson askujt.Une jam mesues matematike ne pension dhe di nxenes te mit qe nuk mbaruan shkollen e mesme,se nuk ishin per ate pune dhe sot shof njerin pedagog dhe dy te tjere ne ministri.Kaq di une por po te hysh ne themel qe nga 9 vjecarja(larg qofte) dhe ne te mesmen tu kerkosh numer amze dhe kjo te verifikohet do plasi kapaku i nje pusete te madhe ku nuk do kemi pedagoge dhe punonjes administrate.Shembull eshte Belua ku nuk ka mbaruar te mesmen dhe tund diplomen e te lartes dhe asnje nuk flet,nderkohe duhet te ishte ngritur prokuroria dhe ta merte ceshtjen.Shkolla e larte fillon kur ke mbaruar te mesmen dhe e mesmja quhet e mbaruar kur ke dhene provimet e pjekurise.Te tjerat jo kredite,jo nota te mira jane pordhe me rigon.Po cpret ne nje vend ku minister shendetesie u caktua Nard Noka .Thjesht ky quhet vend MUTI dhe ben mire rinia e shkolluar qe iken

      1. C
        Cen Dymi

        O Artan blloki i biri i Veres kushurires se Enver Hoxhes , i biri i Myqeremit Kryetare i Kom. Ekz.te Tiranes , nuk ngopet me pushtet o plera , parazite qe ju ka mbajtur ky popull ne qafe 75 vjet.. Kur do vije ajo dite qe mos tu shohim me o vemje te ndyra. Ben dhe analistin surrat qeni Fuga dhe te ece Shqiperia.....!!!!!

        1. Çobo Rrapushi

          Profesor deri në një farë mase jam me Ju,por më duket se keni lënë jashtë loje komisionet apo nuk di se si i quani Ju sot, Juritë para të cilave mbrohet diploma, dhe jo vetëm diploma por edhe disertacioni apo puna për të cilën merr një titull Një student është lehtësisht i lexueshëm në se është autori i punës që mbron, një kopjac duket që në sjellje se është i tillë, prandaj e keqja nuk është vetëm tek studenti por edhe tek beçijtë para të cilëve mbrohet titulli, kam hasur në praktikë plot të titulluar që së pari nuk dinë gjuhën shqipe,nuk dinë gjëra elementare por thelbësore në fushën ku titullohen. Dik, para 50 vjetësh kam patur përvojën përvojën time edhe si student e pak më vonë edhe si udhëheqës diplome, në të dy rastet ndjekja nga udhëheqësi i diplomës për punën e studentit ishte filtri i parë i këtyre pisllëqeve që krijojnë pasoja të jashtzakonshme edhe për shoqërinë edhe për vet titullarin fallco, kjo nuk zgjidhet me artikuj e komente, kjo kërkon angazhim të Ministria së Arsimit, por Rektorateve e Dekanateve dhe përmirësimit të rregulloreve e metodikave të cilat Ju dhe kolegët Tuaj që vegjeton akoma të lidhur me këto instanca të përfshiheni domosdoshmërish në rekomandime dhe rregullime e zgjidhje konkrete.

          Lini një Përgjigje