Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja

14 Shtator 2024, 14:30Blog Nga Namir Lapardhaja

Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja

Doktor Fisheri është protagonisti i veprës me të njëjtin titull. Si njëri i kamur që është, ai fton një grup të njohurish në vilën e bukur dhe kopshtin e saj, mjaft të njohur.


Në vend të koktejlit u servir për të ngrënë bollgur në kausha të mëdhenj. Të pranishmit duhet të hanin detyrimisht bollgurin dhe më pas do të merrnin dhurata surprizë.

Ai që nuk hante bollgurin e pështirë nuk kishte të drejtë të merrte dhuratën. Rituali i ngrënies së bollgurit, stërmundimi njerëzor, nuk e prek aspak doktor Fisherin.

Kur ai sheh se natyra njerëzore me pangopësinë e saj është gati të bëjë çfarëdo sakrifice në emër të përfitimit, shkon më tej.

Në dhuratat surprizë ka disa mijëra franga, por njëra prej tyre ka një bombë brenda. Në dhjetë persona që do luajnë, 9 do fitojnë, ndërsa njeri do e pësojë. Dhe nis loja makabër.

Të gjthë pranojnë të marrin pjesë në lojë duke vënë në rrezik jetën për shumën e madhe të parave.

E tërheq i pari shiritin e dhuratës. Nuk u dëgjua asnjë zhurmë. Tmerri i tij kthehet në gëzim të pafund. Për çudi loja nuk u braktis as kur mbetën dy pako dhe bomba ende nuk qe zbuluar.

I ftuari i fundit rrezikoi 50 me 50 %. Kur tërhoqi shiritin as vetë nuk e besoi që ishte ende gjallë.

Shiritin e bombës së fundit e tërhoqi vetë doktor Fisheri i Gjenevës, duke qeshur e duke u tallur me natyrën e pangopur njerëzore.

Nuk kishte asnjë bombë, por Doktori vërtetoi se deri ku shkon makutëria e njeriut, tjetërsimi i tij, shpersonalizimi i tij.

Dhe në këtë lojë ndihej sovran, argëtohej deri në rrënqethje.

Doktor Penxhereja tallet në të njëjtën mënyrë si doktor Fisheri i Gjenevës.

Puthadorët poshtë ballkonit durojnë çdolloj ofendimi dhe çdolloj turpi vetëm që Doktor Penxhereja ti vërë në listën e deputetëve.

Doktor Penxhereja i mbledh aspirantët për deputet me çdokusht. Duke dëgjuar fjalimet, birbove tanë u përdridhet surrati pakrahsimisht më tepër se mysafirët e Doktor Fisherit te Gjeneves.

Me këtë kryevepër, Graham Grini ka satirizuar edhe pangopësinë njerëzore të poltikanëve të nënpenxheres që janë duke sakrifikuar të ardhmen e tyre nga babëzia per pushtet e para.

Aty poshtë penxheres qëndrestaret durojnë çdo mbrëmje broçkullat e Doktorit se vitin tjeter do jenë në pushtet, gjë që edhe vetë Muli që beson gjithçka, nuk e beson.

Makuteria ua ka errësuar arsyen. Janë gati të tërheqin edhe shiritin e vetëvrasjes politike, duke iu kundërvënë aleatëve euroatlantikë, mjaft që të marrin dhuratën e shumpritur.

Ka një përqasje midis dy doktorëve. Doktor Fisheri ka vilën e tij, kopështin e tij, ku eksperimenton. Edhe Doktor Penxhereja ka kopshtin e tij, PD-në, ku eksperimenton veset njerëzore, krejt si doktor Fisheri i Gjenevës.

Po ka një ndryshim fatal në synimin e dy doktorëve. Doktor Fisheri i Gjenevës eksperimenton nga qejfi, ndërsa Doktor Penxhereja eksperimenton nga halli.

Një tjetër diferencë themelore në këtë përqasje shfaqet në fund të farsave. Adhuruesit e Doktor Fisherit në fund janë të lumtur.

Ata u shpërblyen për sakrificën e tyre, e plotësuan babëzinë, ndërsa mëtonjësit e Doktor Penxheresë, në fund, do mbeten me gisht atje ku s'thuhet.

Doktor Penxhereja nuk ka me çfarë t'i shpërblejë për babëzinë, durimin, përulësinë, poshtërimin e tyre. Vetëm bollguri i ka mbetur në fund të shakasë makabre.

 

17 Komente

  1. S
    Shkembi

    Bravo Lapardhaja! Oreksi te fut ne paradokse qe me pas te kerkojne koken.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      E ka qarë këtë krahasim. Bravo!

      Përgjigjjuni
    2. n
      një ish-Trushpëlarë që tashmë ka ikur në Itali

      Saktë dhe drejtëpërsëdrejti. Trushpëlarët poshtë penxheres së Katit të 8, kanë kaq muaj që presin me gojë hapur M... dhe SH... e Doktor Rrumpalle, ndonse e kanë shumë të qartë që përsëri do mbeten në Opozitë në zgjedhjet e 2025 dhe përsëri do zvoglohen në numër, duke ikur jo pak prej tyre dhe emigrant ku të munden, vetëm e vetëm poshtë penxheres së Katit të 8 të mos rrijnë më.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Doktor penxherja i detyron te hane te vjellat e tyre.Bardhi dhe Gjekmarkaj vollen sa vollen per doktorin dhe ne fund ai ua nxori legenin me te pergerat qe kishin nxjere dhe i detyroi ti hanin dhe publikisht madje

        Përgjigjjuni
        1. E ke qarë....fix

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jugu

            Ne çdo germe te ketij shkrimi, nuk e di pse me dilnin midis shkronjave fytyrat e G. Bardhit, A Gjekmarkajt dhe E Salianjit.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Shkrim brilant.

              Përgjigjjuni
              1. c
                ce

                Exelent, shume bukur. Flitet se ne listat e mbyllura do jene dhe kryebanditi i grushtit te deshtuar te shtetit 1998 Sali lush kaptinkali, gruaja gerdalle Adriana nockederrja shpifarakja me e madhe e planetit, bajlozi i vicifolit prifti pastor pa veladon i foltores se vicidolit Dorjan telit barkderri me mjekrren gjithe morra, sarhoshi i leshelise Tedi bibiloshi kokboshi gjelkokoshi hundpalloshi,

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mesuesi

                  E megjithate ai (SB) eshte opozita e ketij vendi , gatdiani I vlerave te demokracise , ai ,me mbeshtetesit e tij Jane fytyra e te djathtes shqiptare , perfaqesues te fisnikerise shqiptare ...!!! Nuk Besoj te kete mendje normale qe ta pranojme per opozite kete turme plackitesish , ta pranojme per fisnikeria te djathte kete turme harbute , per kryetar opozite nje egersire komuniste pa din e pa Iman , qe me britmat e tij eshte gati ta fuse kete vend ne lufte civile .

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari

                    Të lumtë për shkrimin. Krahasimi i përsosur. Bravo!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      titi

                      Bravo Lapardhaja nje shkrim brilant per te cilin mendoj te cilesohet si shkrimi me i bukur i vitit 2024

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luani

                        Jamë ps fjalë.. më bukur ska ku td vejë.. edhe mute hanë këta jo bollgur..!!

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I indinjuari

                          Shkrimi me domethenes i vitit kunder bandave antishqipare,jo te sotme por te rreth 100-te e ca viteve. Kjo dhe vetem kjo eshte shume e vertete si drita e diellit,kush ka pak tru ta pranoje ne te kunderten le te shkoje poshte penxheres se atje e ka vendin. BRAVO LAPARDHAJA

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PRoShi

                            Një krahasim i goditur. Urime autorit.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koci Fozi

                              Po mirë mo lapardhush myzeqeje, ja e bëre hilaq doktor mortjen e zagarët e tij, ja e bëre për ujë të ftohtë, ja e dërmove fare (me fjalë se me vepra ju të hani atë që s'thuhet), e po pastaj? Fitove gjë, morre ndonjë lëvdatë, të hodhi ndonjë kockë kryethari i kooperativës së Surrelit? Se po ta kapësh hollë-hollë, edhe ti të njëjtën bollgur duhet të kesh gëlltitur si ata të gojëdhanës, se përderisa mbyll me manikot syrin e majtë dhe e hap sa të cikllopit të djathtin, nuk ka shpjegim. E kuptoni se sa të neveritshëm bëheni kur i turreni në grup një "ish-pardesybardhi fukara", i cili po heq të zitë e ullirit në ,,arrest shpie" (cudi si gjykatat e pleparëve nuk kanë shpikur akoma "arrest vile"), me mendimin se duke goditur atë do merrni pëlqimin dhe admirimin e pardesybardhit tjetër?

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kirurg

                                Bravo!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkëmb

                                  Po ikën yt bir, i tha babai i Enver Hoxhës, Halili, atij të Tukut kur po e intert nonin këtë të fundit? Po ikën, ja ktheu malësori, po të shohësh kur të ikë yt bir do jetë çdo jetë. Berisha vdiq! Nuk shpëton nga thonjtë e gjykatës deri. në vdekje... Po kur te ike Edi, qirësi i Namirit Laperdhyes, atëherë do kemi gallatë

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje