Humbja e (pa) nevojshme e Rrogozhinës

24 Korrik 2023, 12:10Blog Nga Edvin Kulluri

Humbja e (pa) nevojshme e Rrogozhinës

Në mes të vapës së fund korrikut me arreste, thirrje në SPAK, bllokim të IPARD 3, që kanë trazuar keq ujërat në PS, përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë tingëllonte si një sondazh politik lokal për situatën në vend. A do ndikonin inceneratorët dhe cështja IPARD 3 në perceptimin e qytetarëve të kësaj bashkie të vogël? Për më tepër a do ndikonte humbja e 14 majit për të demoralizuar edhe më tej votuesit e PD së Rithemelimit? Përgjigja ishte: JO! 


Rritja e pjesëmarrjes në zgjedhje për shkak të votës së emigrantëve krijoi iluziionin se
Shkëlqim Hoxha po i afrohej fitores. Deri diku ishte e logjikshme që Rithemelimi të shpresonte përmbysjen, pasi rritja e pjesëmarrjes do favorizionte opozitën. Si rregull kështu duhet të ndodhë, por populli opozitar ka ulur pjesëmarrjen si njëfarë proteste apo indiferentizmi ndaj udhëheqjes së Partisë Demokratike që nga 2013 e këtej. Pra koha sërish I dha të drejtë arsyeve të bojkotit të popullit opozitar dhe jo shpirtit kundërshtues ndaj qeverisjes. Dhe në 10 vitet e fundit kjo aksiomë është certifikuar deri në kufijtë e ligjësisë.

Sepse problem themelor është mungesa e besimit tek kjo opozitë dhe jo keq qevrisja e ramës që nuk e shqetëson realisht elektoratin socialist. Shkëlqim Hoxha ka marrë një rezultat të mirë në kushtet dramatike që ndodhet opozita. Por vota e emigranëtve tregoi se ekzsiston një aksiomë akoma më e rëndësishme në politikë.


Perceptimi është e vetmja gjë që vlen. Dhe perceptimi I emigrantëve është akoma më
elokuent se sasa ai emocional I atyre që banojnë në Shqipëri. Rrogozhinasit ashtu si shumica dërrmuese e votuesve shqiptarë refuzojnë Rithemelimin. Pra shumicën e leadership-it të PD. Por ka dhe një aspekt tjetër shumë interesant. Mbështetësit e Berishës dhe një sasi tjetër votuesish ant-PS këbëngulin në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

C’ka do të thotë së Berisha ka një popull të tijin të palëvizshëm dhe një pjesë tjetër votojnë për PD pavarësisht se humbjet janë të sigurta. Socialistët dihen! Por këto vota për të pafundmen herë nuk mjaftojnë për të përmbysur ekulibrat elektoralë.
Ndërsa përballë u shfaqet pa aq pafundësisht I njëjti mur elektoral socialist me disa shtesa të PSD së Doshit dhe një pjesë të ish-PDIU.

Berisha dhe servitu-ja e tij e dijnë shumë mirë që ky realitet politik përfaqëson një ligjësi, por meqënëse nuk u intereson fitorja por thjesht pluskimi mbi ujin e politikës, nuk kanë ndërmend të shqetësohen për humbjen akoma më të thellë se ajo e 14 majit. Pra në këtë vend, ata që mbeten të papërfaqësuar janë qytetarët opozitarë të arsyeshëm dhe që mendojnë se PD për dhjetëra arsye nuk I përfaqëson më prej më shumë se një dekade.

Pas kësaj humbjeje lokale por që shpjegon sërish të njëjtën ligjësi kombëtare, palët do vazhdojnë të këndojnë të njëjtën potpuri. Rregjimi vodhi votat, revolucioni rifillon në shtator, Lulzim Basha është shitur prapë tek Rama dhe Sorosi angazhoi për Ramën gjithë fisin e vetë në Gosë dhe katundet e Rrogozhinës si asnjëherë më parë. Shkurt marrëzia e shkëputjes qëllimshëm nga realiteti do jetë deviza e pandalshme e kësaj gjoja opozite tragji- komike.

Ndaj zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë ishin sa të nevojshme aq edhe të panevojshme njëkohësisht. Të nevojshme sepse prodhuan të njëjtin rezultat të pritshëm duke vulosur sërish panevojshmërinë e leaderish-it opozitar, ndërsa të panevojshme sepse përforcuan kërkesën e heshtur të elektoratit të arsyeshëm për një project dhe leadership tjetër të djathtë, që nuk mund ta plotësojnë shoëman pa bindje të thella dhe eksperiencë politike e as ecejaket ant-Berishë të PD zyrtare. Njëra nga palët duhet të hedhë hapa të ndryshëm.


Ose Rithemeluesit duhet të nisin përpjekjet për ti ikur adhurimit të udhëheqësit që s’ofron asnjë udhë, ose PD zyrtare duhet të kuptojë peshën e përgjegjësisë së historisë së vetë
PD.

Deri më tani asnjëra palë nuk po kapërcen dot batakun ku kanë ngecur e s’po dalin dot. Por mbase fresku I “gusht e gunës” I zgjon me zgjedhjet e parakohshme tek dera. Rama me këto që po I ndodhin për faj të vet I ka të nevojshme zgjedhjet e parakohshme për të rishpikur veten por jo Veliajn, ndërsa Basha duhet të tregojë se PD është përgjegjësi e madhe dhe jo një lodër e falur nga “babai shpirtëror” që po jep shpirt elektoralisht.

22 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Po beteja tani fillon. Dhe nuk dihet kur mbaron...

    Përgjigjjuni
    1. p
      ppa

      Super koment, realist dhe objektiv!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tedi, Durres

        E neveritshme kur shikon superliderin Non- Grata, te jusifikohet per te njemijten here per humbjen, duke gjetur alibi idiote dhe te sajuara paturpsisht. Zgjedhjet jane te rregullta vetem kur i fiton Plaku Mere. Po mire o kryefoltorist, pse nuk i denoncove para nje muaji dite pas dite presiont qe te ka bere makineria shteterore, por del ani dhe thua: "ka mbi nje muaj qe njerzit ta ane qene objekt i presioneve dhe intimidimeve.???????!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi i Vorrit Bomit

          Kulluri ose kllouni i Arben Imamit hajdutet e pronave te ushtrise. Saliu e beri Kollurin Sek. Pergj. te Min. Mbrojtjes beri namin me Gjeralin Grek te 97 Arben Imami

          Përgjigjjuni
          1. A
            Altini

            Po ka*i po…

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tironsi i Vorrit Bomit

            Kulluri ose kllouni i Arben Imamit hajdutet e pronave te ushtrise. Saliu e beri Kollurin Sek. Pergj. te Min. Mbrojtjes beri namin me Gjeralin Grek te 97 Arben Imami

            Përgjigjjuni
            1. U
              U vodhen zgjedhjet

              Ne se shqiptaret qe jetojne jashte do kene te drejte te votojne ju garantoje qe 100 % e tyre do votojnr per Ramen pa qene socialist Saliu dhe mbeturinat komuniste i perkasin se kaluares .

              Përgjigjjuni
              1. c
                ce

                Analize perfekte. Po dihet tashme sa kohe te jete si pushtues i shqupit perbindeshi i vucidolit me gangsteret Krricin e faros me kollaro me dy gishta lart qe terrorizoi Tiranen per 2 vjet me bllokimin e trafikut ne unaze dhe Muli horrin qe terrorizoi kryeqytetin me naziskinet e mamurrasit me molotov ne dore ne dyert e kryeministrise gjate pordhestave rrugore , kjo force politike perjetesisht e ka humbur besimin ne elektorat.Sidomos koalicioni mjeran *bashke fundosemi* qe krijoi spiuni Agush askush kokeducja me hanxhar ne dore dhe foltorja e vucidolit eshte koalicioni me qesharak ne histori qe mori ndeshkimin ekzemplar ne 14 maj duke marre fitoren Ps ne 54 bashki dhe duke i lene vetem 6 bashki humbesve seriale te zgjedhjeve te cileve vetem u *vjedhin * votat dhe nuk pranojne kurre humbjen. Vetem nje pyetje? A mund ti besoje populli shqiptar pushtetin nje te cmenduri qe braktis zyren e kryetarit te shtetit(qe llogjikisht nuk e meritonte as nje perqind ate zyre) dhe niset me vrap drejt e ne zyren e nje particke fantazme me nje antar ( i papune) Sali Shehu i vetshpallur kryetar i frd dhe ti vere duart ne fyt roje se shkrete qe mbante femijet me ate pune. Kjo nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes , as ne Somali, Sudan, Ishujt Fixhi, RD Kongos, Sierra Leone, ku behet lufte civile per pushtet. E kjo cmenduri presidenciale ka ndodhur ne Europe e ka hyre ne histori si cmenduria me e madhe ne Europe pas djeg'jes se Romes nga Neroni , perandori i cmendur i Romes para 2000 vitesh. Ky i cmendur ne kulmin e fushates elektorale beri thirje per rrembim kazmash, hanxharesh e cfurqesh dhe pet t'ju turrur kutive te votimit. Kurre me kjo monster qe te keput ne mes , spiuni i shokeve te tij ne pushtet. Particka e spiuneve, hajduteve qe gerryen buxhetin e shtetit duke vjedhur si ne rastin e Haxhinastos me rrugen Elbasan Tirane qe e lane rrugeve ne koshin e plehrave te historise bashke me gruan me te urryer te planetit per shqiptaret, Nafije dybekun e leshelise.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fatmiri

                  Po votimet e 29 korrikut,brenda llojit,me rikandimin e Lulbraves perballe nje qorrit dy syshe,ai konsideron te ndershme ki zoterija!?U kama vula,u ka humbur data,prandaj nuk mban askysh pergjegjesi ne deregjene qe kane cuar te mjeren pd.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gomari i Babatasit

                    Logjike me kembe ne toke dhe jo si atyre te pd qe ju ka marre koka ere e fluturojne me presh ne b.th,bravo kulluri.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Komunisti pa brek

                      Zgjedhjet do ti fitoni sa here qe të doni sepse tashmë e keni ngritur sistemin. Ju jeni qeveria me e korruptuar e Evropēs, krahasoheni me vendet e korruptuara të Afrikës. Njerzit e mirë dhe të ndershem kanë ikur, në fakt i keni detyruar të largohen. Ju që jeni këtu jeni mafja dhe kanceri i shoqerisë Shqiptare. Vetem përpara gjigj, kurr ma mbrapa siq e keni berë vazhdimisht.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demotakercita

                        Ne kete analize Z.Kulluri haron se ne 14-maj populli ja dha shumicen e Keshillit Bashkiak PS-s.A ka domethenie te thuhet se kandidati per Kryetar i Bashkimit per Fitore ka blere vota?Drejt thua qe ishin te panevojshme keto zgjedhje por nuk mund te veprohej sic veproj Berisha ne 2009 -n ku me arrogance nuk denjoj te rinumeronte kutite.Ata qe bertasin se zgjedhjet vidhen,jane ata qe vjedhin por nuk arrin te fitojne e vetem akuzojne.Per aq kohe qe opozita nuk unifikohet,nuk krijon ekip e program bindes,Edi Ramen do ta kemi ne krye te qeverise.Edhe riciklimi Lulit ne krye te PD-s vetem e "Cimenton"PS-n si fituese.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Truri është i rëndësishëm

                          O Tironsi i Vorrit Bomit, di te lexosh di, po për të kuptuar të paskan ikur trute. Mblidhi lali bletët! Kulluri mund te kete qenë dhe e beri Berisha ashtu si thua ti, por Berishen nuk e kishte bërë PPSH dhe xhaxhi ENVER doktore, sekretar te organizates baze te partise ne spital???? Apo Kullurin duhet ta kritikojmë e mund të themi dhe të fundit kurse për leaderin suprem jo sakën se flet njeri. Kjo mënyrë e të menduarit me dy standarte është, për mendimin tim, e gabuar. Ne komentojme ato që thote Kulluri, jo kush është Kulluri. Dhe përsëri për mua ka shumë të drejtë në analizën që bën, në çdo rresht.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bujar Kanapari

                            Analiza nuk eshte e sakte. Ñe Shqiperi jane prishur ekuilibrat qe duhet te kete nje elektorat. Elektorati percaktues qe mund te ndryshoje rezultatin e zgjedhjeve eshte larguar nga Shqiperia. Kane mbetur pensionistet, te punesuarit ne administrate dhe te punesuarit ne biznese ku socialistet votohen me shume. Nje pjese e ketij elektorati, voton PS jashte vullnetit te vet, per shkak te interesave. Percarja opozites ndikon ne bashkite e medha dhe jo ne nje bashki te vogel si Rrogozhina.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Anonim

                              O Bujar pse je kaq kar!

                              Përgjigjjuni
                            2. I
                              Ilir

                              Arrestimet dhe ndeshkimet e politikaneve hajdutë kanë qene dhe janë synimi i Ramës, që kur e filloi reformimin e dejtesise. Zoti Kulluri nuk kupton qe arrestimet, thirrjet ne SPAK, bllokimi i IPARD 3, jo vetem nuk i turbullojne ujrat ne PS, por keto e pastrojne PS nga turbulluesit e ujrave. Ky pastrim i PS e ben ate fitimtare dhe te preferuar te shumices derrmuese te shqiptareve me mend. Per Kullurin, ndeshkimi i hajduteve na qenka gjë e keqe per PS, ndersa mbrojtja e hajduteve, siç bente Berisha, sipas Kullurit, do te ishte gjë e mirë. Shënim: Nuk shkruaj komente, por po e bej per respekt te njerit qe eshte më me mend ne PD.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Ilir

                                Arrestimet dhe ndeshkimet e politikaneve hajdutë kanë qene dhe janë synimi i Ramës, që kur e filloi reformimin e dejtesise. Zoti Kulluri nuk kupton qe arrestimet, thirrjet ne SPAK, bllokimi i IPARD 3, jo vetem nuk i turbullojne ujrat ne PS, por keto e pastrojne PS nga turbulluesit e ujrave. Ky pastrim i PS e ben ate fitimtare dhe te preferuar te shumices derrmuese te shqiptareve me mend. Per Kullurin, ndeshkimi i hajduteve na qenka gjë e keqe per PS, ndersa mbrojtja e hajduteve, siç bente Berisha, sipas Kullurit, do te ishte gjë e mirë. Shënim: Nuk shkruaj komente, por po e bej per respekt te njerit qe eshte më me mend ne PD.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                                  Sa te perfaqesoheni nga. ..nje m .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tt

                                    Te Ike plaku matuf boll

                                    Përgjigjjuni
                                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                      Ishte përgjigje për të reaguar, largohuni nga Non Grata sa s'është vonë,ka vdekur !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Luiz Xhumari

                                        @ rracShkaperdhyeri kulluri po ti kete artikull me cfare funksioni e ke shkruar? thjeshte analist apo skuth qe pret t kapesh ndonje kocke po kur caperlitesh neper studio çimçakiz mbllaçit? thone gojet e liga e ke lafshe kari te atyre n vendet nordike qe kthehen n mysliman

                                        Përgjigjjuni
                                        1. i
                                          i indinjuari

                                          O Vino me shkurte dhe me thjeshte :Kush fitoi ne Rrpgozhine???????????????????????????? Leri pordhet se nuk shkojne me ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje