Kush e përdori Salianjin për të krijuar një dosje për Xhafajn dhe kush i dha garanci se s’do të preket nga drejtësia?

28 Shtator 2024, 11:02Blog TEMA
Kush e përdori Salianjin për të krijuar një dosje për

Nga Indrit Vokshi

Për dënimin e deputetit Salianji:

Nja 20 deputetë të PD, kanë akuzuar Fatmir Xhafën se ka vëllain trafikant. Askush nuk i ka paditur as dënuar.

Edhe ne, të gjithë së bashku, kemi thënë se Xhafa e ka vëllain e dënuar për drogë. Personalisht kam mbajtur fjalim me megafon para Ministrisë së Brendshme të Xhafës. Askush s’na ka paditur apo dënuar për kallzim të rremë.

Pse?

Sepse sjemi kapur në "çarkun e ligjit". Nëse thua se Fatmir Xhafa e ka vëllain trafikant, askush s’ka çfarë të bën, pasi personi Agron Xhafa ka dënim zyrtar për trafik droge. Është fakt publik.

Dhe nuk është se këta "zbuluan" që Agron Xhafa është dënuar në Itali. Dënimi në Itali ka qenë i zbuluar prej në vitin 2012 kur deputeti i PD, Fatos Hoxha, nga Kuvendi, ka deklaruar se Xhafa e ka vëllain të dënuar për drogë. E mbaj mend unë.

Problemi ka qenë përfshirja në "operacionin" për të krijuar një përgjim (i cili doli inskenim) dhe një filmim sikur Agron Xhafa po trafikon drogë (i cili nuk doli i vërtetë), këto me qëllim për t'i publikuar në media. Këtu është thelbi, jo tek denoncimi publik se vëllai i ministrit Xhafa ka dënim për drogë, pasi siç shkruajta më lart ky denoncim është bërë qysh në 2012.

Këtu qëndron dallimi midis njerëzve të cilët kanë denoncuar Xhafën për vëlla trafikant dhe, njerëzve që janë përfshirë në "operacione" të cilat gjykata i ka faktuar si "prova të rreme".

Nëse do të ishte çështje e "fjalës së lirë e demokratike" do të ishin dënuar edhe 20 deputetët e tjerë. Mirëpo është pak më ndryshe dhe, shumica e këtyre që flasin, mesa duket nuk e kanë lexuar vendimin e gjykatës.

Të gjithë e kanë ditur se Salianji do të dënohet pasi është zënë me turinj në çarkun e ligjit. Disa i kanë thënë rregulloje me Xhafën, disa nuk i kanë folur, pasi kanë menduar se është aq i mençur sa për ta kuptuar vetë. Ai çfarë bënte? Xhironte video para pallateve që përfliten si të "Klanit Xhafa". Dmth Xhafa i cili e kishte në dorë ligjërisht, duhej të tërhiqej nga frika, jo me marrëveshje. Shkolla e vetme që njohin kadetët aguridhe të PD, është shkolla e atij atje lart, nuk kanë marrë leksione "jashtëshkollore".

Unë dy pyetje kam: Kush e përdori, ketë deputet, qartazi amator në intrigë, për të krijuar një dosje për Xhafën? Kush i dha garanci se s’do të preket nga drejtësia? Sepse pavarësisht se çfarë thuhet, prej tabulateve telefonike të administruara, deputeti del i faktuar si bashkëpunëtor në atë procesin e krijimit të provave të rreme në funksion të provokimit të një procedimi penal. Kjo nuk është akuzë publike, është diçka më shumë sesa të akuzosh publikisht.

Pyetja tjetër:

Si ka mundësi një parti si PD, e cila ka emëruar dy herë shefin e Shërbimit Informativ, ka emëruar disa ministra të Brendshëm, prokurorë e gjyqtarë, shkon bie viktimë e atij Babales dhe Fredi Alizotit të cilët prodhojnë prova fallso për t'i marrë PD-së, 200 mijë eurot e premtuara? Si ka mundësi kaq paaftësi në intrigë? Si ka mundësi kaq të trashë? Gjysëm shpjegimi e kam; parti e cila beson se Siguria Kombëtare, garantohet me ish shefa komisariatesh që rrahin rob.

Pastaj ankohen jo na e rras Xhafa sepse është hetues i Enverit. Po afërmendsh, në botë jetojnë edhe hetues të Enverit edhe gjyqtarë të Enverit, sfida e gjithsecilit është të jetë më i avancuar se ata. Imagjinoni sa demode janë këta, saqë iu tremben hetuesve të kohës së Enverit kur sot, secili, mundet të jetë "hetues" më i avancuar e t'i tejkalojë ata. Jo, këta e kanë gozhdën mendore tek hetuesit e Enverit, pasi ushqehen me muhabete pleqsh të cilët flasin kafeve vetëm për hetuesira dhe episode të asaj kohe.

Një sqarim për mbyllje: Mund të shkruaja edhe unë se kjo është goditje ndaj fjalës së lirë, votës demokratike, parimeve universale etj. me qëllim për të qenë "korrekt" dhe "i pranueshëm" për formacionin e militantëve të PD.

Mirëpo po zgjedh t’iu them disa të vërteta më therëse. Së pari sepse ska asnjë vlerë tu shkosh pas avazit militantëve të PD, ata sot të shajnë, nesër të duan, siç fjalavjen, sot po "duan" atë të cilin dje e shanin ngaqë iu doli me shkop në dorë me 8 janar 2022.

Së dyti, këta meritojnë disa "shpulla turinjve" që të kthjellohen, pasi janë verbuar. Mendojnë se të bësh politikë, nënkupton vetëm të shash, të shpallësh besnikëri militante, të besosh teori konspirative dhe të presësh se pas këtyre, do të ndodhë diçka magjike.

Politikë nuk dmth vetëm britmë, sharje, gurë dhe hunj. Politikë d.m.th edhe zgjuarsi, dije, strategji, dinakëri, aftësi organizative e komunikuese, kredo publike e komunitare.

Këta më shumë sesa viktima të Ramës dhe Xhafës, janë viktima të paaftësisë së tyre në intrigë dhe politikë. Shkojnë i fusin turinjt tek çarku, pastaj ankohen pse na zu çarku i krimi, çarku i Enver Hoxhës. Ketë përdorin edhe për djegien e mandatave e bashkive, i dorëzuan vetë, pastaj ankoheshin, jo pse e shfrytëzoi Rama.

S’ka dyshim, Fatmir Xhafa ka shfrytëzuar çdo hapsirë ligjore për t'i goditur ata që i xhiruan videon dhe audion - dhe hapsirë ligjore ka pasur mjaftueshëm. Xhafa ska pranuar të jetë i mëshirshëm, ska pranuar ta falë apo ta mbyllin privatisht. I ka zënë keq e "në dëm", dhe i ka goditur.

Këta të tjerët, PD, a ka mundësi të mos sillen si miusha e të mos shkojnë t'i fusni turinjt tek çarku e pastaj të ankohen pse na zu çarku? A ka mundësi të largohen pak nga patetizmi me regjime, diktatura, aranit çela dhe të fokusohen kah dija, zgjuarësia, organizimi, narrativa, kredoja, me qëllim për tu mëkëmbur?

Apo e kanë vendosur të shkojnë zvarrë për nja 10 vjet?

35 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Ah! Sikur ky artikull te lexohet ashtu si eshte. Po nuk besoj. Per sa kohe ka Sali Brrishe, ka G. Bardhi, ka A. Gjekmarkaj, ne partine e mutit, ai, muti, do te behet mullar.

    Përgjigjjuni
    1. a
      a

      nuk kam mundesi por do nje perqafim te madh per kete te vertete qe ke shkruar. FALEMINDERIT:

      Përgjigjjuni
      1. e
        e po...

        Pas "a"-se vjen "b" dhe komenti "a"-se nuk ka nevoje per asnje shtese dhe interpretim. Të përshëndes, ndersa shkrimi i zoterise Indrit Vokshi ështe njesoj si emri tij. Ndodh, koiçidencë, por dhe ka një të vêrtete te madhe: forma dhe permbajtja kane nje mase ne raport me njera tjetren dhe tek Indriti apo dhe komentuesi "a" dhe ketu raporti eshte ideal. Ju lumte që ka dhe njerez te tille ne Shqiperine time, ne Shqiperine tone. Kenaqesi shpirterore!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Helio

          Cila eshte e verteta ketu, se spo kuptojme dot asgje deri tani? Ne te gjitha mediat thuhet se salianji nuk ka bere ndonje kallzim as ne prokurori, as ne polici as ne gjykate. Cfare keni kuptuar ju qe une spo e kuptoj dot ? Sa idiot do te te duket vetja nese perpiqesh te me japesh nje pergjigje !

          Përgjigjjuni
        2. A
          Agim

          Respekte! Nje artikull ‘gozhde’ nga nje mendje e kthjellet dhe besnik me te vertetat.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kutuzovi

            Bravo,nje artikull brilant. Mendime te shkelqyera.Ky artikull do ishte mire te kishte nje sensibilizim te madh ne opinionin shoqeror dhe do te ishte me perfitime te medha politike. Une e pergezoi atorin e ketij shkrimi. Mençuria gjithemon vleresohet, Urime.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shaqo

            ...ti o Voksh ankohesh pse keta te PD jane intrigante te paafte, te papergatitur tamam per intriga...sa idiote te tille ka pd (jane te gjithe), qe jane intrigante, por vecse jane te paafte! Cfare cudirash na degjojne veshet, per ta eshte legjitime intriga e cdo derivat i saj, por te marrin leksione me te sakta per te mos u kapur. Sa turp per kete ideologji te kesaj partie, parti intrigantesh te paafte.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maliqi, Gora e Fusha.

              Ky është tamam artikull i përshkruar vërtetësisht dhe ligjërisht. Dikush në PD i kish borxhe Babales dhe gjeti një "debil" për mënyrën se si ta shpërblente me para dhe ti krijonte kushte për AZIL në Belgjike dhe nëpërmjet ketij debilit, ja arriti qellimit.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jehona

                je shume i sakte ne ato qe ke shkruar. por ka nje gabim nuk eshte ne vitin 2012 por ne vitin 2002 kur ishte Majko kryeminister dhe Xhafa minister i Turizmit. dhe per kete ka dhene doreheqjen. dhe nga viti 2002 e deri me sot nuk e ka ndare sulmin Sali Berisha ndaj Xhafes.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erik

                  PD eshte partia e cudirave. Kane ngelur nje tuf pleqsh e budallenjsh qe i ven pas nje te cmenduri

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dr

                    Salainji është trim! Ai shkon në burg e të rrojë PD. Vetëm le të ruhet nga sulmuesit se e kan qejf të burgosurin e ri

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pathologu

                      Ca fytyre ka , sikur nuk ngopet me gojore

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkembi

                        Ore lereni Salianjin ne hallin qe e ka zene, por pushoni Griden se mos peson infrakt dhe na ngelet bordellua TCH pa moderatore.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rrumpallistani

                          O popull! Në sajë të denoncimit të Salianjit vëllai i ish hetuesit të komunizmit, Fatmir Xhafajt u ekstradua në Itali ku doli para gjygjit dhe u dënua si një trafikant droge i rangut të lartë ndërkombëtar dhe pyesni pak ju lutem sa vite burg u dënua me vendim të formës së prerë. Mos vazhdoni më me cirkun se si do e pallojë Gridën Salianji gjatë këtij viti në burg por shikoni si ka hyrë krimi i të gjitha llojeve ne qeveritë tona dhe në parlament. Gjithsesi gëzuar shtetin e ri të turkut Haxhi Bektash në zemer të Shqipërisë. Ah se për pak harrova, në ndeshjen tjetër të kombëtares të ulërasim të gjithë Shqipëri etnike????

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Ta

                            Ato qe thue rrumpollistani jane shume te drejta, por mos e ler ne rruge shkrimin, a ka me turpe e faqe te zeze te shpifesh per ate tjetrin duke bere video fallco, sikur ta bejne tu , cfare do te thuash, prandaj them se coje te drejten deri ne fund,, per mue eshte krimi me i madh tash 30 vjet sepse na kujton kohen e enverit, prandaj ato gjyqtare duhet ta kishin denue me shume sepse i vuhet fre shpifjes, intriges

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Endri

                              O kurve e ish sigurimit ,pse ia permend emrin fatmirit.Eshte vellai,ne shpi te vet ,ne pune te vet.E ben burgun ose nuk e ben eshte punee Agronit,nuk do pyesi fatmirin,nuk e pyeti kur i hyri asaj rruge..Pastaj,ku e di se nuk I ka thene fatmiri te vellait ta kryente denimin.Eshte e drejta e tij te vendosi.Shkoi ta bente per te vertetuar se bythqiret si ty nuk e kishin me te por me fatmirin.Donin te jepte doreheqje dhe ai ua futi.Ta gezoje qeline dhe paste sa me shume vizitore pisanjosi I lozhanit.Kurse juve ju urojme tju terheqi zvarre nje nga.Ne kte dynja nuk largohet askush pa I lare gjynahet.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Macgr

                                ASNJE NUK PO diskuton se Agron Xhafaj nuk ka gabuar dhe e kane denuar per kete,. Saliani denohet per menyrat dhe shpifjet per kete ceshtje.Pastaj Grida dhe Bektashinjte nuk eshte vendi per tu pergojuar ketu. Si Grida ,si Saliani jane dy njerez te lire dhe nuk kemi te drejte te nderhyjme ne neten e tyre intime.

                                Përgjigjjuni
                              2. E
                                Elezi

                                Kjo eshte nje ngjarje e ditur qe nga viti 2002, e qe ka ndodhur ne vitin 2000 jane plot 24 vjet qe nga atehere a nuk ka te drejte te rehabilitohet?

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Humoristi

                                  Ky eshte ylli i Lulbraves.Ai e zevendesoi te ndjerin Bogdani me kete lopcar!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Agron

                                    Per te krijuar nje Dosje per Xhafajn??? Po ate dosje Xhafajt ja stisi Gjykata Italiane more Indriti partise se ajo ja dha denimin vellackos Ministrit atij Geron a Agron (sipas rastit) per trafik droge ...apo ty ta kane thene se e ka denuar gje ky Salianji!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Le

                                      Lene more denimin,dakorte por te pregaditesh kasete fallco se ne kohen e enverit eshte shkerdhatacioni me i madh i demokracis, mbi supe duruam enverin me keto pislleqe e sot demokratet thuein intriga eshte nje krim i rende, ai duhet te kalbet ne burg sepse si njeri i kalbur salinjani kerkon te kalbe shoqerin

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        F. Xhafaj - Pionieri thinjur i Enverit

                                        Shpifje e shkerdhatokraci ishte mos deklarimi i Fatmir Xhafajt se kishte vellain te denuar per droge. Si dhe bllokimi sa ishte Minister i Vettinguty ne rradhet e Policise pikerisht nga halli i vet e atij vellait degjenerate. Salianji ka meriten qe e denoncoi ate maskarade se te ishte per kete media aty do ishte Xhafaj serish Minister per turp te atyre qe sot kerkojne ti pastrojne Biografine per hater te se kaluares tij si Pionier i Enverit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shko

                                          Lene more pionerin e enverit se shkerdhatacioni juaj se ju jeni fuksat e enverit, salinjanat me shoke, beni vidio o fuksa, se vetem plehrat e maskarenjte bejne video fallco o fuks i enverit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Gjallica

                                            F. Xhafaj tham je nje hafije se hafijet shkruajne keshtu e bejne kaseta fallco, o njeri a e kupton se komunistat si ti e salinjani bejne video fallco, pak e ka te han buk pa lek fuksi

                                            Përgjigjjuni
                                      2. L
                                        Lugu gjat

                                        Indrit Vokshi. Nuk të njoh, dhe as dua të të njoh. Veç se po ta them se je një hipokrit dhe i pa burë. Te gjithë brigadierët , qjykatësit , prokurorët , shoferët , ENVERIST ja kujtove bandës( pd ) ,vetëm për DOKTORIN KASAP ENVERIST, qe zhgaravitet në katin e 8 spate guximin tja kujtosh. A të doli nga mëndja, apo sguxon?.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          spata

                                          Pergjigjen o artikullshkrues e more nga komentuesit . Autori i bajgave politke ne Shqiperi eshte Sali krimineli .Por do te ishte me shume interes, te thuhet, pse Saliu gjithmone ka goditur Majtas si ne pushtet e jashte tije . Kur ishte ne pushtet Saliu i beri socjalistet te mernin lemerin me gjithe fare sulmesh brutale qe as ne kohen e diktatures nuk kishin ndodhur . Saliu pordhi ne qypin e popullit dhe u detyrua te njollosej ne 97 .Populli e kuptoje kete tradhetare gjakpires me urdherat e tije per tu bombarduar Jugu i vendit .Fale mendjekthjellsise se tyre nuk ndodhi tragjedija shekullore e vellavrasjes. Populli i Vlores dhe i Jugut nuk i dogji te gjalle mercenaret e Saliut e te gupeve kosovare qe ai dergoje ne Jug. I carmatosi , i veshi me rroba civile dhe u tha. Ju bijte e nenave qe ju nisi Saliu ne Vlore mos guxoni te ktheheni me se do shkoni per dhjam qeni . Sali krimineli nuk nxorri konkluzjone as per vehten e tije e jo me per sherbetoret qe i lepieshin .I ka perdorur e i perdore kelyshat qe i rrit ne selin e tije per interesa agjenturore e familjare . Keto manovra,te tipit Babale, filloje ti beje fill pasi i shpetoje ndeshkimit nga Drejtesija qe ishte produkt i Plepave te Saliut . Nano dhe socjalistet ,qe u fryne ,mbas humbjeve te zgjedhjeve te kriminelit Sali ,u kenaqen me karriket qe zune dhe as e moren ne konsiderat gjakun e 3500 shqiptarve qe u derdh ne 1997. Pra Saliu i kishte ne qyp dhe kreret kryesor te Ps . Ndoshta jam gabim por mendoje se nje rol te madh, qe nuk shkoje Saliu ne satere, jane dhe Aleatet tane qe e konsideruan ne 21 Janare, kur perseriti vrasjet ,Burr shteti .pra i njejti skenar me 97.Vri popullin te te thot baba .Ligji i diktatures fashiste . Le te kthehemi tek Xhafa . Xhafa ndoshta ka qene deputeti ,i asaj kohe me i kompletuar nga pikpamja juridike . Dihet qe ai e ka diskredituar Saliun ligjerishte per bemat e tije . Kur ishte Nano, Saliu s'kishte klleq ta sulmante Xhafen mbasi Nano nuk i dilte kondra llogjikes ligjore . Saliu mori superxhiro kur erdhi Rama .Rama ,qe nuk ja dime mire te fshehtat e lidhjeve me Saliun e shiti si nje deputet, kundershtar te Saliut .Kjo edhe sipas teorise se tije kur gabojne socjalistet . Shume kane ngrene dardha e molle pas shpines te PS.Jo vetem Rama por turp edhe per koleget e tije socjaliste qe votuan denimin eshkarkimin e Xhafes . Djali i Trampit ,i Bajdenit ,vellaj i Vucicit ,apo ndonje tjeter u akuzuan per skandale shteterore dhe keta nuk lane detyrat e tyre .Pse ne Shqiperi merret modeli me ekstrem i demokracise ? A e kuptoni ju o dele qe ushqeni kete klase politke se cfare ndodh ne realitet . Jam 100% i sigurt qe keto i ka thurur e i thurr Saliu me dorashken Rama per te mos u cenuar ai si person .Hidhni nje sy ,"o qorra socjjaliste",te shikoni se si eshte pervetsuar pasurija kombetare nga malokerija. Pushteti vete e vjen por pasurija e vjedhur dhe e tjetersuar mbete e perjetshme. Kete gjukoni e ndaloni anarshine qe e ka emrin Sali Edvin hajduterija . Kete e kam si shperblim Rama qe na rriti pensjonit . Te tjera ka per te marr deri sa te vijne zgjedhjet e 2025.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sokoli

                                            Nje analize denjitoze! Lum kush e lexon dhe kupton ,se si eshte e verteta.....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Adriatik

                                              Shkrim i sakte.Ta lexoje Grida .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Flutura

                                                Komplimente! Po ishe i drejte, i ke te gjitha virtytet e tjera. Ti more djale ke thene ate te verteten, te cilen te gjithe e dine, por nuk e kane guximin tend, sepse jane te deformuar qe ne veze. Kaq e thjeshte Te perqafoj

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zaza

                                                  SaliAnusi kamikaz i vuajtur i sali non grates per me teper tregoj qe eshte provincial megalloman nga lozhani i maliqit. A e dini ku bie lozhani dhe salianjit i duket burgu i fierit si qytet e rende per saliAnusin ta conin ne fshat ???? Nora rradha

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Adashi

                                                    Uaaau paska akoma rob të squt në Shqipërinë tonë,e kisha fjet menjen se ishin të gjithë budallenjë,bravo e madhe.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Altin Pellumbi

                                                      Shkrimi i Indrit Vokshit(nuk e njoh) dhe komenti i Spata per mendimin tim shume i saktedhe qe te bejne te te reflektoje çdo njeri qe ka tru ne koke.Eshte denuar per sajime provash te rreme(asnje dallim nga metodat e sigurimit te shtetit) e jo per denoncim.Po te ishte per denoncim( une e quaj abuzim me fjalen e lire dhe denoncimin demode) asgje nuk do te ndodhte(burgimi). I doli per zotefshatari i Lozhanit( Muç Nano e paralajmeroi live ne emisionin Opinion) qe je koke turku por fshatari i Lozhanit nuk hante pyke( te kuptohemi ajo krahine maloreka nxjerreshume e shume burra trima dhe te zgjuar) por ky doli koqe me arsim te larte! Se kuptoi qe po keqperdorej por si Don Kishoti desh me luftu me mullinjte e eres! Personazh i spikatur! Çfar ti besh!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Gëzim

                                                        Spata koment perfekt bravo.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. J
                                                          Jimi

                                                          Sa fotozhenik qe eshte more aman ! Tani po e kuptoj pse Grida Suma (bytha} la mendjen pas ketij fshatarit te Lozhanit !

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Roland Gegprifti

                                                            Nje artikull brilAnt do thosha,mjaft i arsyetuar qe godet fort fenomenin e mashtrimit,fallsifikimit dhe shpifjes,fenomene te cilat janë me shumicë ne shoqerine tone Prandaj këto fenomene negative duhen luftuar ne bllok nga shoqëria,pasi ve re dhe nga komentet ka mjaft perkrAhes te këtyre fenomeneve negative, Le te jete ky artikull nje nisme per te bere nje luftë frontale ndaj këtyre fenomeneve E pergezoj artikullshkruesin

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje