Mos zbukuroni ferrin!

4 Qershor 2025, 18:21Blog TEMA
Mos zbukuroni ferrin!

Nga Visar Zhiti

Ferri nuk zbukurohet! Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë për ata që ishin në ferr…

Burgu famëkeq i Spaçit, ku vuajtën mizorisht mijëra kundërshtarë të diktaturës enveriste, ku u pushkatuan apo u ridënuan rëndë ata që guxuan dhe u ngritën në revoltën e madhe, tashmë të futur në histori si ndër të paktat dhe më heroiket në të gjithë perandorinë komuniste, por e vetmja ku u ngrit Flamuri Kombëtar pa yllin e kuq, ku u vranë në minierat me kushte primitive, ku punonim si skllevër, ku vdisnim urie e varrezë nuk kishte, banonim në fjetore pa asgjë, me tullat si luspa reptilësh, ku mbi 50 veta ngjeshur flinin në një dhomë-shpellë, me dyshekë kashte me tri radhë njëri mbi tjetrin, dritare të shkatërruara ku futej era e dimrit dhe shiu dhe vëzhgonte policia e çmendur, ku s’lejoheshin rroba të tjera veç të burgut, as këpucë apo orë dore, kuzhina me tym si gazi në kampet naziste etj., etj., një infermieri pa ilaçe, ku alkoolin e pinin policet me spiunët e tyre, me ata në shërbim të komandës, berberhane, tubi i ujit me vrima nga rridhte uji që ngrinte akull, banjat pa dyer, shkallë dhe zgëqe e thasë, shtylla, altoparlantë që lehnin, kthina e takimeve të rralla me familjarët- e ndarë me hekura në një dhomëz sa kolibja e qenit të komandës, vendi i rrethuar me tela me gjemba një herë, dy herë, tri herë, katër herë, pesë… dhe male, përrenj me ujë të zi që dilte nga grykat e minierës si gojë lubish, kullat e dendura të vendrojave me trarë si përbindësha, etj., etj..

PSE?

– Një herë u bë krimi i madh, që u ngrit ai burg politik aq çnjerëzor…

– Së dyti, që e lanë të rrënohej, po prishej një dëshmi, po zhytej në mjegullat e harresës nga qeveritë…

Së voni – po duan ta bëjnë muze, shumë mirë, por jo ta tjetërsojnë, nëse po ndodh, jo ta zbukurojnë siç nuk ka qenë, të lihet ashtu siç e bënë etërit…

FILMI?

Po ndreqet për një film, po dëgjoj këto ditë të thonë, që do të xhirohet aty…

Skenarin e filmit, “Kryengritje në ferr”, e kam shkruar unë, ish i burgosur i Spaçit, drejtimor i filmit dhe regjisor është Namik Ajazin, edhe ai ish-i burgosur si unë, edhe babai i tij e mijëra shqiptarë, ndërkaq i është kërkuar shtetit nëpërmjet kryeministrit, cilitdo që do të ishte, (se s’e kemi emëruar ne, por doli nga zgjedhjet, e di populli sa të lira ishin…), që të mbështesnin filmin, si rrëfim i vuajtjes dhe i qëndresës dhe kryengritjes sonë për një Shqipëri të lirë, demokratike, euroatlantike, nder për historinë dhe krenari për popullin, që s’u gjunjëzua i gjithi.

Shteti e ka për detyrë, i ka paratë, janë tonat, qoftë dhe nga ato të punës së papaguar të mijëra e mijëra të burgosurve politikë në dekadat e socializmit real në miniera, tharje kënetash, hapje kanalesh, themelesh, ngritje pallatesh, tarracash, stadiumesh e deri dhe aeroportin e kryeqytetit, etj., etj.. Shteti të dënojë krimin shtetëror të diktaturës enveriste, të nxjerrë kriminelët e saj politikë, t’i sjellë nga ku janë strehuar, jo t’i riciklojë, të ndëshkojë Realizmin Socialist dhe të keqen! Shteti të mos zvarrisë apo të shmangë kulturën e kujtesës sonë!… 

Të ribëjë burgun e Spaçit si muze ashtu si Aushviçin bota, si pjesë të kujtesës njerëzore, ashtu siç ishte, autentik, nëse s’mundet, të mos e zbukurojë, le t’ua thoshin etërve, atëherë ta bënin siç do të donin tani – si makiazh krimit të madh shtetëror, ferri është ferr, ai thjesht duhet të dëshmohet, të kujtohet si një e vërtetë e mynxyrshme, me qëllim që të mos përsëritet… Këtë do të donim të bënim me filmin, nderim vuajtjes dhe martirizimit, gjakut dhe qëndresës, ëndrrës dhe së ardhmes… Shteti dhe askush të mos e pengojë, nëse nuk e mbështet dot artin e madh si pasuri kombëtare! 

14 Komente

  1. l
    landi

    Ti Visar s je denuar si kundershtar i Enverit,apo jo ? ...u miqesove shume me ato serbet qe dilnin perpara kur beje sherbim ne kufi, dhe ...te iku mendja !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Ik ore qiu shoku i gomarit. Ju u pelqen pislleku shura muti. Na jeni bo me keq se familjet e deshmoreve. Boll mo me idiotlliqet tuaja. Cdo gje e te kaluares duhet te vihet ne sherbim te te ardhmes. Boll me kujtimet tuaja idiote qe si degjon njeri. Cfar te degjojne tregimet e nje koker gomarit si Besim Ndregjoni? Apo te rrjedhurin Fatos Lubonja? Boll se na cate bythen!. Jeni aq rende menderisht sa vetem varri u ndreq deformimin qe keni marre.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trakomedea

        Cilën rradhë mbani ju ? @ / Na jeni bo me keq se familjet e deshmoreve ? Boll ?

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fugsi

        Mos e Shani Visarin o patronazhiste se eshte mik i Rames dhe sidomosVeliajt.

        Përgjigjjuni
        1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

          Ti je nje koqe kandari qe nuk di as se si shkruhet fjala "fiks", dhe nuk e di kuptimin e fjalës patronazhist. To vetëm di që e ka perdorur Berisha dhe kaq. Kungull. Nuk na plasi as per Ramën dhe as per Veliajn. Por Visar Zhiti është denuar gabimisht per agjitacion)propagandë, sepse e spiunuan disa budallenj. Nuk ka qenë dissident. Dhe po vazhduan keshtu me ankesa, historia ka per t'u bere shurren dhe do harrohen qe edhe kane egzistuar.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Anti

          Po rri rehat o sinonim I cmires dhe urrejtjes sepse me duket se e pagove shtrenjte botkuptimin tend te mbrapsht qe vetem zi ka pare ne jeten e vete a thua se shqiptaret ta kishin fajet per burgun tend. Mos ha shume mut se ka akoma gjalle dhe te njohin mire por nuk lehin si ty.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nari

            Nuk meriton respekt pavaresisht burgut te diktatures,ky person qe ka idhull komunistin me fanatik prej gati 25 vjetesh Sali Berishen dhe qe nuk u nda prej tij as kur ai i nxori me dajak ish te persekutuarit nga greva e urise ne vitin 1995,te cilen po e benin ne ambientet e shoqates se tyre,as nga ngjarjet e 97,as nga tragjedia e Gerdecit apo masakra e 21 janarit !! Po qershia mbi torte eshte se kur PS erdhi ne pushtet,Rama e emeroi kete burec ambasador ne Vatikan,por Bujar Nishani si president nuk e dekretoi,ndersa ky nuk la gje pa thene per Nishanin,por nuk u ndie fare per Salen a thua se Nishan mavria po ti thoshte nje gjysem llaf Sala nuk do e dekretonte me vrap emrin e tij ! Nishani rahmet,paste as mender shurren nuk e bente dot pa lejen e Sales ! Shumica e ketyre te persekutuarve vuajne nga sindroma e Stokholmit,pra kur viktima bie ne dashuri me perdhunuesin e tij.Ne si popull e perkufizojme me bukur kete fenomen me shprehjen : Qiji nenen te te quaj babe !!!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Meritoni

              Pikërisht se Visarin si të burgosur politik, ai që kjo shtres e popullit e quante kryetar të PD dhe e quajnë të djathtë është një kokrra komunistit dhe është i pari që duhet të dali të dënoj komunizmin. Zoti Visar mos ju kthe Ramës se të respektoj aq sa nuk e meriton, prandaj boll se nuk të beson më njeri.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sio.....

                Z. Ish-i perndjekur, ndiej dhimbje per burgun tuaj. Por ne keto 35vjet pas nderrimit të cipes te diktatures hoxhiste, nuk keni ekspozuar asnjë herë te vetme idete tuaja politike qebinin ndesh me regjimin...

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .....

                  Diktatura e proletariatit ra si shpate mbi armiqte dhe tradhetaret e Shqiperise. Tani ne kohen e liri-çthurjes po filozofojne armiqte ndersa te tjeret duan dhe pushtet pasi moren dhe nga nje these me parà. Ju vazhdoni te jeni kontigjente krimi deri sa natyra tu nxjerre jashte perdorimit bashke me komunistet demokrate

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kirurg

                    Me këto hartime patetike ka nxjerrë ndonjë fond nga jashtë, qeveria po ia realizon projektin që ka bërë, por ky skuth vazhdon të protestojë kundër qeverisë, gjoja se është gjithnjë i persekutuar, që të fshehë faktin që është mbështetës i saj. "Ta ndërtojnë ashtu siç ishte, të mos e zbukurojnë! - thotë! Po s'thotë si bëhet kjo? Mbeti Mathauseni etj si ishte (thonë), por atë nuk e shkatërruan fshatarët /barbarët, nuk e shkulën dhe i vodhën edhe dyer e dritare! Siç bënë edhe me muzetë, me shkollat, me infermieritë, me uzinat e fabrikat! Tani del edhe në shtyp ky dhe akuzon "Mos e zbukuron!". Ka ndonjë fakt ky apo flet kot? Jo aq kot, se ia do puna ta shajë, kot është "i persekutuar?" Nuk është projekti yt ky që po bëhet mo? Ka faj qeveria që merret me ty, po dihet që nuk e bën për ty. Ti do lavdinë, se vazhdon të jesh "kundërshtar"... Pika!

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kirurg

                      Me këto hartime patetike ka nxjerrë ndonjë fond nga jashtë, qeveria po ia realizon projektin që ka bërë, por ky skuth vazhdon të protestojë kundër qeverisë, gjoja se është gjithnjë i persekutuar, që të fshehë faktin që është mbështetës i saj. "Ta ndërtojnë ashtu siç ishte, të mos e zbukurojnë! - thotë! Po s'thotë si bëhet kjo? Mbeti Mathauseni etj si ishte (thonë), por atë nuk e shkatërruan fshatarët /barbarët, nuk e shkulën dhe i vodhën edhe dyer e dritare! Siç bënë edhe me muzetë, me shkollat, me infermieritë, me uzinat e fabrikat! Tani del edhe në shtyp ky dhe akuzon "Mos e zbukuron!". Ka ndonjë fakt ky apo flet kot? Jo aq kot, se ia do puna ta shajë, kot është "i persekutuar?" Nuk është projekti yt ky që po bëhet mo? Ka faj qeveria që merret me ty, po dihet që nuk e bën për ty. Ti do lavdinë, se vazhdon të jesh "kundërshtar"... Pika!

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlonjati

                        Nuk e di si e ka pershkruar revolten e Spacit z. Zhiti. Por kur thote se Spaci u ngrit si burg politik, nuk thote te verteten. Spaci ishte burg i zakonshem. Pastaj ne te u futen edhe te burgosur politike. Kur shpertheu revolta, aty kizhte rreth 60 te burgosur politike, nderkohe qe numri i te burgosurve ishte 700. Flas per majin 1973. Te burgosurit ordinere u ndane nga ata politike me vullnetin e tyre. Pastaj ndodhi ajo qe ndodhi. Kjo eshte e verteta. Visari ka kohe qe tregon te tilla gjera. Ai vete nuk ka punuar ne miniere, ka punuar mbi toke. Pse? Ate e di ai. Pjesemarresit e revoltes u denuan me vdekje (4 vete) dhe u ridenuan plot te tjere. Mund te jem gabim, por Visari nuk u ridenua. Respekt vuajtjeve te te burgosurve politike. Sa kane qene te tille, le te na e thote Visari. Le te studioje dokumentet e demshperblineve te tyre. Ato dihen. Dokumwbtet aty jane. Le te behet burgu i Spacit muze. Do jete mire dhe e ndershme. Se boll genjyen me Bunkartet 1, 2 dhe 3.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          ENTSOE

                          Visar shurraqi, hipokrit dhe I poshter, e Ka ne gjak maskarrallekun njerezior. Sajon gjera meskine dhe te habitshme.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje