Tirana-Partizani, derbi i motrave të q…

23 Shtator 2024, 09:08Blog TEMA
Tirana-Partizani, derbi i motrave të q…

Nga Denis Dyrnjaja

Tirana ka gjallërinë e vet si çdo qytet. Tani, ndryshe nga dikur para viteve ’90, kur kishte rreth 250 mijë banorë, Tirana është mbipopulluar nga banorë të rinj të ardhur nga qytete e fshatra të Shqipërisë, nga veriu në jug ose anasjelltas. Një qytet i konceptuar për pak banorë, nuk ishte përgatitur për të përthithur një vrull demografik që sot arrin deri në rreth 1 milion banorë.

Kur them përthithje kjo lidhet me shumë dimensione sociale e kulturale. Pra çdo qytetërim komunitar në vendbanime që ne i kemi cilësuar si qytete krijon tipologjinë e tij. Edhe Tirana të vetin dhe pse një qytet relativisht shumë i ri, vetëm pak më shumë se 100 vjeçar. Në këtë një shekull, ekzistencë, qyteti ka përjetuar dhe është përshtatur me kontekstet politike dhe publike të kohës dhe gjurmëve që ato lanë. Psh Tirana ka përjetuar periudhën e monarkisë me gjurmë të forta, pastaj të pushimit fashist me gjurmët e tij të mbetura edhe sot dhe veçanërisht të diktaturës gati gjysmë shekullore, me gjithë tipologjinë dhe tipikën e saj, ndërsa tani të demokracisë me gjithë dinamikën dhe veçanërisht anarkinë e saj.

Sot qyteti thuajse nuk ka asgjë të ngjashme me Tiranën e viteve ’90, jo vetëm si koncept urban, por edhe si koncept komunitar e kultural. Dikur qyteti përbëhej nga lagjet që ishin si qendra më vete për karakteristikat e tyre, që nga Xhamllëku e Rruga Bardhyl në Kombinat, që nga Tirana e re te ish Restorant Durrësi, e që nga Rruga e Elbasanit me Urën e famshme të Tabakëve deri te Rruga e Durrësit, përfshirë dhe Brrakën, që shquhej për prezencën e komunitetit rom e egjiptian. Sikurse ishte Lapraka apo ish Shkolla e Bashkuar deri në kufijtë ekstremë të ish Konostudios. Këto dy emërtesat e fundit i lashë me qëllim shkurt pa i cilësuar zyrtarisht si terma pasi kështu njiheshin si lagje. Pra kur ne pyesnim dikë për ku je nis?

Ai/ajo thoshte: po shkoj deri në Kinostudio, jo deri në Kinostudion ‘Shqipëria e Re”, apo te Shkolla e Bashkuar, jo te Shkolla e Lartë e Bashkuar e Oficerëve, pra flitej me shkurtime të kuptueshme ose nofka identitare. Me vitet që shkonin, lagjet maturonin tipologjitë dhe karakteristiat e tyre, por të gjitha me natyralitet integroheshin në qytet. Periferitë kishim tjetër mënyrë, formë dhe organizim nga qyteti. Psh Babrruja, Kamza, Selita, apo Ssuku që rrethonin Tiranën, ishin krejt të ndryshme në mendësi dhe organizim shoqëror e kultural. Ato kishin tipologjinë e provincave rurale, ku dallimi me qytetin ishte i dukshëm i fortë dhe distant. Ky refleksion pastaj në prerje me të holla shfaqej në tipologji dhe ndryshim edhe mes vetë lagjeve të qytetit. Pra dihej ku banonin autoktonët e Tiranës dhe dihej ku ndodhej popullsia e re e ardhur me pasaportizim. Pra ardhja në qytetin që ishte në fakt kryeqytet, veçanërisht gjatë diktaturës nuk ishte rrumpallë.

Duke patur një popullsi me tipologji rurale dhe provinciale, pasi mbi 65% e saj jetonte në fshatra, apo fshat/qytete, regjimi kishte gjetur skemën e sjelljes së kontrolluar të kësaj popullate fillimisht në qyteza e më pas në Tiranë. Ky filtër që duhet theksuar se nga pikëpamja e të drejtave të njeriut ishte diskriminues në kuptimin formal por edhe real, u thye me ardhjen e demokracisë. Qyteti i vogël llogaritur për banorët që kishte u përball me masivizimin e menjëhershëm. Kjo solli sfida të mëdha për të gjitha dimensionet, por veçanërisht për kontekstin urban dhe komunitar. Psh u shua brenda disa vitesh tradita e lagjeve, sepse të ardhurit nuk kishin fare dijeni çfarë tipologjie apo veçanësie kishte njëra lagje nga tjetra.

Sot lagja ose ekziston formalisht ose është tjetërsuar tërësisht duke iu përshtatur tanimë mendësisë dhe filozofisë së imponuar nga shumica e ardhur. Dhe për ta lidhur të gjithë këtë parantezë me sportin dhe derbin e kryeqytetit, ata që erdhën nuk e dinin psh që Lapraka ishte lagja e tifozerisë së zjarrtë të Partizanit, ndërkohë që Tirona, siç e quajnë apo thërrasim ish skuadrën që mbante për emër ditën e çlirimit të qytetit 17-Nëntorin dikur, kishte për referencë shumë zona të qytetit, por më e spikatur ishte ajo e Xhamllikut. Po ashtu sikurse nuk dinin këta elementë që ngjajnë si jo të rëndësishëm nga pikëpamja e angazhimit në qytet dhe për qytetin, të ardhurit me masivizimin e qytetit me ose pa dashjen e tyre filluan të imponojnë sjelljen dhe kulturën që ata mbartnin me vete.

P.sh dikur, para 3, 4, 5 a më shumë dekadash një ndeshje derbi e kryeqytetit Tirana-Partizani ishte një lloj rivaliteti i jashtëzakonshëm, që përpinte rrugë, shkolla, uzina apo fabrika para dhe pas ndeshjes. Të gjithë diskutonin e flisnin me pasion për të mbrojtur skuadrën e preferuar dhe brenda kësaj atmosfere kishte shumë sport e rivalitet, por shumë më pak banalitet. Sot ndodh e kundërta. Derbi i kryeqytetit është shndërruar thuajse i tëri në vulgaritet dhe ka mbetur shumë pak qytetari e aq më pak rivalitet.

Nëse im At më merrte mua fëmijë në stadium për të më mëkuar me ndjenjën e sportit, rivalitetit dhe natyrisht të shijes e grintës së futbollit, unë shkoja në stadium dhe ndjeja një adrenalinë të jashtëzakonshme që ka mbetur si te shumëkush një panoramë temperamentesh plot dinamikë e pasion, por në asnjë rast të dominohej prej tyre në ekstreme. Ndërsa sot ti merr fëmijën ta çosh në stadium dhe me çfarë panorame përballesh? Së pari dhe çka ndjehet më së shumti ka shumë frustrim, jo rivalizim mes tifozerive, ka shumë bullizimi e fyerje dhe jo sportivitet në komunitet. Tifzeritë janë transformuar nga ato tradicionale, në tifozeri artificiale. Pra me Tironën sot ka më shumë njerëz që nuk e dinë çfarë është Tirona si skuadër futbolli, pra si institution dhe brend sportiv. Dhe duke mos njohur këtë histori, traditë dhe filozofi është tjetërsuar fisnikëria e klubit, fanelës dhe emri të Tironës legjendare.

Këtë fundjavë vendosa të çoj tim bir në stadium. Dua ta mësoj atë me traditën sikurse më ka mësuar im At mua. Shkuam. Në reshtin sipër nesh, ishte një bashkëmoshtar i tij i cili nuk ndalonte së shfaquri një agresivitet të pakuptimtë. Por ai nuk kishte faj se atë model kishte anash vetes në të majtë e në të djathtë. Im bir shihte ndeshjen dhe për çdo ngjarje në fushë që ishte në disproporcion me sharjet, më shihte i habitur sikur donte të më thoshte: po këta çfarë kanë se nuk ka ndonjë gjë për të sharë?! E pyeta: do të ikim? Jo jo – më tha disa herë. Kishte qejf të shihte ndeshjen.

Minutat kalonin, ndeshja ishte në barazim, ndërsa frustrimi përveç se nuk ndalej, shtohej veçanërisht nga bashkëmoshatari i tij i cili bënte tifo për njëjtën skuadër sikurse dhe ne. Dhe në një moment diskonforti arriti pikën e padurimit. U bë e padurueshme dhe e pasuportueshme situata. I thashë e kemi dhe një zgjidhje. Për fat stadiumi nuk ishte plot dhe në tribuna kishte vende bosh. I thashë shkojmë pak më poshtë. Minutat e mbetura të ndeshjes i pamë diçka më ndryshe. Ndeshja mbaroi dhe im bir që kuptoi përhumbjen time jo nga rezultati, por nga realiteti më pyeti kur dilnim nga stadiumi. Ba po ty si t’u duk ndeshja? Heshta sikur se dëgjova pyetjen se përgjigja e vetme që kisha ishte: Këtu në këtë qytet njerëzit duket sikur jetojnë për t’iu q…motrat njëri tjetrit Dhunë verbale, frustrim, bullizim. Kjo nuk është Tirona e traditës, ky nuk duket më si qyteti im!

33 Komente

  1. s
    sportedashesi

    Respekt Denis.Ja thua por kujt ia thua.Ne vendalinjt sot konsiderohemi te huaj edhe pse jemi qytetar te kahershem te ketij qyteti nostalgjik e tshme te tjetersuar maksimalisht si vet sistemi qe ndertuam.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futbollisti

      30 vjet më parë nuk kishte tifozeri të ndarë në tribuna. Po ishin të përzierë. Kishte të Partizanit, kishte të Tiranës(17 nëntorit). Më vonë u ndanë në tribuna dhe Partizani u bo Partizoni, dhe Tirana u bo Tirona. Ose morri i kuq dhe minjtë e bashkisë........ . Maloku i papunë dhe i pashkollë u bo Tirons, dhe pak më të shkolluarit, trashëgimtarë nga familje me kulturë nga të gjitha rrethet, sidomos jugu, u bon me Partizonin...... . Dhe mjerë motrat e tyre apo të gjyqtarëve...... . Apo mjerë shkallët e stadiumit...... . Kafshëri.

      Përgjigjjuni
    2. f
      fredi

      Në stadjum vetëm gomerët shkojnë për të parë këto ekipe rëmbythje prandaj mos u habisni,në fakt janë krriça se janë të rinj.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo Korça

        Bravo për shkrimin! Ata që mbushnin stadiumet plot para 30 vjetësh ishin zakonisht sportdashës të zjarrtë e me zemër për ekipet e tyre. Këta të sotmit janë si rrugaçë, injorantë që e shohin tifozllëkun si të vetmen gjë ku mund të tregojnë veten vete duke sharë pisët sikur e kanë gojën bythë. Po dhe federata e futbollit që duhet të mbrojë e rrisë sportin nuk është më e mirë. Peshku qelbet nga koka.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi

          Ke të drejtë Denis. Dikur derbi ishte festë për të dy tifozeritë. Diskutohej para, gjatë dhe pas derbit nga të dy tifozeritë për taktikën që përdornin ekipet, mënyrën e ekzekutimit të golave, mbi formacionet e ekipeve etj.Nuk shaheshim në kor . Tani shoh tifogrupin tonë fanatics ku janë pak tironsa e shumica kuksianë, tropojanë, lacianë. Ne ndeshjen me elbasonin për 90 min nuk pushuan sharjet nga motrat. U habita pasi dikur kanë qenë tifozeri mike. Atë ditë pas ndeshjes takova një mikun tim elbasonlli dhe e pyeta cne kjo armiqësi midis dy tifozerive ? Më tha që ekipi i tironës ka mbi 3 vjet që ka zhvilluar ndeshje ne elbasan arena dhe fanaticsat provokonin që do nisemi për “Qelbason” jo stadiumi i dylberave etj. Me këto veprime jo vetëm prishet miqësia e dikurshme por krijohet dhe një armiqësi e thellë. Pra fanaticsa që në shumicë jeni jabanxhij mos na prishni miqësi të herëshme sportive !!!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrespekte shkrim i goditur

            Rrespekte Zoti Dynjaja per shkrimin i goditur i pa par , tregon nje realitet te dhimshem , por batuta ne fund esht 1 milion dollarshe : te duket sikur kta tifoz vijn ti q...n motrat njeri tjetrit , kjo esht kultura ardhur nga pyjet dhe malet pas 90tes , kur zbriten njerez ne tiran qe se kishin haberin gjekundi te jetes metropolit , kjo esht fatkeqsi komtare .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pupupu

              Ti nuk di te shkruash shqip o qytetar, si merr guximin dhe na shpjegon cfare ka ndodhur oara dhe pas 90. Si mund te ofendosh ata qe vijne nga fusha apo nga malet kur ti je lindur ne qytet dhe akoma shkruan si gimar, injorant katunar metropoli

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pupupu

                Ti nuk di te shkruash shqip o qytetar, si merr guximin dhe na shpjegon cfare ka ndodhur oara dhe pas 90. Si mund te ofendosh ata qe vijne nga fusha apo nga malet kur ti je lindur ne qytet dhe akoma shkruan si gimar, injorant katunar metropoli

                Përgjigjjuni
              2. T
                Turi

                Këta të rinj që gjoja shkojnë për skuadrën e zemrës vetem hashash pine në stadium,vjen gjithë stadiumi era hashash,policia i shikon dhe nuk bën asgjë. Isha në stadium dhe kisha një grup të rinjsh përpara meje 8-9 veta dhe kanë pirë hashash për 90 minuta,erdhi policia sa i këshilloj dhe iku. Gjithë ajo tribunë aty vinte era hashash.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skandaloze

                  Me ra rruga te kaloja tek kryqezimi te Selvia diten qe do luhej partizoni -tirona. Aty ku ka qene busti i Vojo kushit ishin mbledhur nja 300 tifoze te Tirones, ata qe quhen fanatiksa. Ora 5 e pasdites dhe ishte turp te degjije te tereqe therrisnin ne kor: Te q.. robt dhe te q.. motren. Nuk degjohej thirrje tjeter. Per keta lloj tifozesh eshte me mire mos kete fare kampionat kombetar futbolli! Turp per nenat qe i kane pjelle dhe per motrat e grate e tyre!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Top G

                    Ata te partizanit jane te gjithe te edukuar si motra Dynjaja.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tifozi

                      Përgjithësisht janë më të kulturuar dhe më të shkolluar.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Skandaloze

                        Nuk bera dallim o ti zoteri mes partizanit dhe tiranes!!! Shpreha cfare degjova! Spo ben njeri tifozin ketu! Ti e kupton qe po flitet oer rrugacerine apo jo!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ay

                          Jo, nuk e kupton!

                          Përgjigjjuni
                    2. "
                      "BOHOTINA"

                      Ç' behet keshtu- i thashe te madhit, legjendarit, te pa harruarit Fatmir Frasheri, qe rastesia me kishte vene ne krah te tij, ne nje ndeshje Tirona- Vllaznia, ne vitin 1998. Spektatoret shkodrane nuk pushuan per asnje minut duke share tironsit. Ja ç' me tha i madhi Fatmir (qe sa per kujtese eshte ne 11-shen e shekullit ne futboll), kjo kulture u mbuall tek ne pas vitit 90. Kafsheri. Ne kemi luajtur si zoterinj dhe ne Shkoder dhe spektatoret vendalinj na kane duartrokitur kur i kemi mundur atje dhe e kemi merituar... Krahasojeni kete me sot...

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na myten

                        Dhe i rrotave te karit...

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na mbyten bolet

                          Merre me mend Stresi ,Cim Peka tifoza te Tirones. Kur vjen nga mali dhe kur shtepite i ke pasur ne distancen e qitjes ne largesi te gjithe te duken armiq keshtu ska ndonje habi ata u pane qe ne fillim te viteve 90 cfare monstrash ishin keshtu edhe sporti nuk ben perjashtim. Tifogrupet vecanerisht fanakaret jane naziskine por pa bythe me shume politike brenda kjo eshte me e keqja sepse kane krijuar nje model te rrezikshem dhe jemi akoma ne hapat r para te probleme qe me vone kjo e sotmja do na duket lule. Klubet duhet te bejne organizimin sic behet jashte ne menyre qe te shmangen ekstremitetet ndryshe jo vetem motra por dhe molotovi do fluturoj siper kokes.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Agron

                            Te lumtë o derisa,po kush ti lexon dhe ti kupton tani keto qe shkruan,unë kam15 vjet qe nuk e shof TIRANEN vetëm nga fjalori i tifozëve te dy krahëve.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tifozi

                              Denis. Si djale me kulture, nuk te shkon kjo shprehje banale edhe pse ke te drejte te revoltohesh. Si djale i shkolluar fjala "kulturale", shkruhet "kulturore".

                              Përgjigjjuni
                              1. b
                                bimi

                                Denis gjithashtu si i kullturum qi je ... a ma gjen dot ne standartin e gSuhes tone te bukur Shqipe..."tim Bir" ..."im at" etj.... a mos duhet Biri im, Babaj im etj.... jo per gje por po na e masakroni cdo dite gjuhen Shqipe edhe ju "te kulturuarit"

                                Përgjigjjuni
                                1. b
                                  bimi

                                  Denis gjithashtu si i kullturum qi je ... a ma gjen dot ne standartin e gSuhes tone te bukur Shqipe..."tim Bir" ..."im at" etj.... a mos duhet Biri im, Babaj im etj.... jo per gje por po na e masakroni cdo dite gjuhen Shqipe edhe ju "te kulturuarit"

                                  Përgjigjjuni
                                2. X
                                  X

                                  Nuk ka te beje vetem me futbollin. Ka nje degjenerim te qytetarise mes meshkujve shqiptare ne pergjithesi. Ne rruge nuk guxon te kalosh me nje familjar prane nje grupi prej dy ose me shume meshkujsh, cunash, se do degjosh keta rrugace duke bertitur me ze te larte "te q. nonen, te q. motren", si pjese normale e te shprehurit dhe te vjen zor t'i kalosh prane me nje prind apo te njohur. Trecereku i meshkujve shqiptare jane halabake rrugesh pa kulture dhe respekt qe rrijne gjuajne shalet e femrave neper lokale dhe merren me banalitete. Mungesa e qytetarise se meshkujve vihet re edhe ne komentet e kesaj gazete. Trecereku rrugace analfabete. Simptome e nje shoqerie ne degradim dhe ne shpopullim.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Y
                                    Y

                                    Shume e sakte zoti X. Shumica e halabakeve ketu jane shembulli i felliqesires qe jeton sot e mot e ne Tirane. Turp.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. C
                                    Canon

                                    Denisi dhe shume si Denisi, duhet te kuptoje qe keto moralizmat me shembuj femijesh, per te nxjerre ne pah diçka qe eshte mese e dukshme, eshte te jesh shume fillestar ne gazetari. Keto modele, sharjesh e fyerjesh, ne qe jetojme ne Tirane, i shohim jo vetem ne stadium por edhe ne rruge, trafik, rradhe ne banke e plot te tjera. Si larg e larg Denisi goditi pak me pambuk edhe ata te ardhurit qe bejne tifozeri per Tiranen pa e ditur "se çfare eshte Tirana si skuader futbolli" por harroi Denisi qe shqiptaret e shkrete para viteve 90' benin tifo edhe per Brazilin, Italine, Gjermanine, Hollanden, njejte si keta "te ardhurit" sot dhe eshte i njejti fenomen. Keto jane pasoja te globalizimit, sepse as Tirana dhe as bota nuk eshte e njejte me sikurse ka qene ne vitet 90' dhe gjithe po aq nuk do jete e njejte pas 24 viteve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Muhameti

                                      Po cfare ndeshje futbolli te shikoje. Dy pasime si benin te sakta, 90 minuta dy gjuajtje ne porte. Nuk krahasohen as me ndeshjet e kampionatit lokal te ndermarrjeve qe zhvillohej dikur ku luanin ish futbolliate dhe cuna te rinj te talentuar. Turp per kete kampionat dhe Federate Futbolli qe kemi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shabani

                                        Denisi është prezantuar gazetar i zoti, i pjekur, në standart, etj. Le të jetë edhe ky artikull me gjithë të vërtetat një kontribut për të njohur e respektuar kulturën e sportit që duhet të largohet nga cënimi i moralit familjar e agresiviteti. Respekte,

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          nazmi berisha

                                          isha ne stadium dhe ndeshja nuk kishte filluar dhe kto sharsat filluan te shajn albitrin pa filluar ndeshja po ksaj ca tia vesh emrin

                                          Përgjigjjuni
                                          1. n
                                            noname

                                            na ishte dikur Tirana ,tanime shume injorance ,harbutllek ,pisllek,zhurme ,beton ,asfiksi .......Tirana do haje veten gradualisht ....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Luli

                                              Respekte Denis Dynjaja,per shkrimin dhe historikun qe ke prezantuar ne kete shkrim me shume vlere.Jam i ardhur ne Tirane,por jam rritur tek lagjja e “Xhafeve”,tek kisha katolike ne rrugen e Kavajes,me vone ne Tiranen e Re.Je tiranas i mire e nje gazetar i pregatitur!Bravo te qofte!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pa perkraje

                                                Tribuna "vip"jane te gjithe me pistoleta dhe kercenojne Albitrat e Var,megjithese keta,me raste e meritojne. Sa sheh ca bola qe mezi persin qe ndeshja te dali ashtu si e kane hedhur ne kine apo diku tjeter nuk cfare te presesh me. Ketu e kane mbytur shpellaret nga jugu ne veri dhe nga lindje ne perendim. Jemi vendi qe mbjellim dhe tregtojme me shume droge. Meritokracia ka mare fund!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Everest 12

                                                  Me gjuhen e rrugacave ka vite qe me ministra. Kryeministra me deputet flasin me ate fjalor , pse duhet te cuditemi o popull animal ju i keni pjelle ky eshte qytetrimi yne.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Das Sula

                                                    https://www.youtube.com/watch?v=uW1F1SA8KhI Das Sula ne stadium : nuk kam qeluar me pistolet po kam patur fisekzjarreeee!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tifozi

                                                      Është e neveritshme ajo që bëjnë një pjesë e tifozëve në derbi por jo vetëm....! Besoj se ka një rrugë për ta eleminuar këtë fenomen të shëmtuar në stadiumet ku ndodh....të dënohen pa prezencë tifozash në një numër të caktuar ndeshjesh...!

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje