Një manifestim gjigant në mbështetje të Palestinës u mbajt këtë të shtunë në Londër, ku sipas organizatorëve më shumë se 300 mijë persona dolën në rrugët e kryeqytetit të Britanisë për të kërkuar fundin e dhunës.
Manifestimi që përkoi me Ditën e Armëpushimit nisi në Hyde Park për t’u zhvendosur në rrugët kryesore të Londrës.
Protestuesit mbanin në duar flamuj të Palestinës dhe pankarta ku kërkohej fundi i dhunës së Izraelit dhe vendosja e një armëpushimi për të ndihmuar civilët e bllokuar në Gaza.
Forca të mëdha policie ishin vendosur në rrugët ku kaluan protestuesit, teksa u regjistruan dhe incidente të vogla të cilat u shuan në kohë nga efektivët.
Kështu një kundër-protestë u mbajt në Whitehall dhe Chinatown, ku personat e mbledhur nisën të hidhnin gurë e sende të tjera të forta në drejtim të atyre që ishin mbledhur në mbështetje të Palestinës.
Ndërhyrja e policisë bëri që 50 prej tyre të arrestoheshin, teksa u shmangën përplasjet më të forta.
Protesta në mbështetje të Palestinës janë zhvilluar dhe ditë të tjera në Londër që nga nisja e kundërofensivës së Izraelit ndaj militantëve të Hamasit në Gaza.
300 mij ka nje fshat ne angli
Si quhet ai fshati?!!!
Une Habitem pse Protestojne? Kur dihet qe çfar po ndodh ne Palestin, eshte vullneti i Allahut. Keta duhet te gezohen qe Allahu i mori pran vetes ata qe vdiqen, ose ta mohojne ekzistencen e Muhamutit, dhe te rrokin Armet dhe te bashkohen me Vellezerit Mysliman dhe te luftoin kundra çifuteve.