“Armiku numër 1 i Putinit”: Donald Trump mund të na çojë në Luftën e Tretë Botërore

4 Dhjetor 2025, 18:07Bota TEMA
“Armiku numër 1 i Putinit”: Donald Trump mund të na

Analisti, aktivisti dhe financieri anglo-amerikan Bill Browder, i njohur si “armiku numër 1 i Putinit”, ngre alarmin më të fuqishëm të viteve të fundit.

I dëbuar nga Rusia, Browder akuzon Donald Trump se po i shërben interesave të Kremlinit dhe se po e shtyn Ukrainën drejt dorëzimit, gjë që sipas tij do të hapte rrugën drejt një konflikti të ri botëror.

Në një intervistë për gazetarin Antonello Guerrero për “la Repubblica”, Browder paralajmëron se një Amerikë e shkëputur nga NATO do t’i hapte Putinit derën për të sulmuar Evropën. Më poshtë, intervista e plotë.

Intervista e plotë:

“Jam absolutisht i neveritur nga sjellja imorale e Shteteve të Bashkuara të udhëhequra nga Trump, ndaj Rusisë. Ata mendojnë se po bëjnë biznes, duke u përkulur para Moskës, ashtu si negociatori amerikan Steve Witkoff. Por në këtë mënyrë po na çojnë drejt Luftës së Tretë Botërore”, shprehet Browder.

Bill Browder, 61 vjeç, është financier anglo-amerikan, ish-investitori më i madh i huaj në Rusi dhe aktivisti i cili nxori në dritë rastin e avokatit të tij Sergey Magnitsky, i cili vdiq në burg në vitin 2009. Browder është autori i Ligjit “Magnitsky”, që sanksionon zyrtarët rusë të korruptuar, dhe prej vitesh konsiderohet “armik nr. 1 i Putinit”.

A është kjo koha më e errët, Browder?

Të detyrosh Ukrainën të dorëzohet, kur ajo është viktima e luftës, është moralisht e neveritshme. Së dyti, kjo është një katastrofë gjeopolitike, sepse Putini do të ndihet legjitim të sulmojë edhe vendet e NATO-s.

Së treti, po shohim një korrupsion të turpshëm, disa njerëz në administratë duan të bëjnë para me Rusinë, në kurriz të Ukrainës. Dhe Rusia nuk do t’i përdorë këto para për popullin e saj, por për të vazhduar vrasjet dhe torturat. Unë e di mirë këtë realitet, sepse dikur isha investitori më i madh i huaj në Rusi.

Çfarë mund të bëjnë Evropa dhe aleatët tani?

Të paktën nuk mund të ketë një marrëveshje pa pëlqimin e Ukrainës dhe të Evropës. Nëse Trump kërcënon të ndalë ndarjen e informacionit sekret amerikan, ai mund t’i shantazhojë të gjithë. Por shpresoj të mos e bëjë.

Si ndiheni kur shihni SHBA-në kaq të afërt me Putinin?

Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Shtetet e Bashkuara që flakin poshtë vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe demokracisë.

Cilat mund të jenë pasojat për Perëndimin?

Mund të përfundojmë në një Luftë të re Botërore. Nëse SHBA-ja shkëputet nga NATO, Rusia do të sulmojë Evropën. Atëherë do të jemi në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Si mund të shmanget më e keqja?

Bashkimi Evropian duhet të bëhet gjithnjë e më shumë një aleancë e vërtetë mbrojtjeje, sepse NATO që njohim sot mund të mos ekzistojë më.

Trump më herët vendosi sanksione të forta ndaj kompanive ruse të naftës…

Po, kjo më pëlqeu shumë. Ekonomia ruse do të kolapsonte brenda gjashtë muajve. Por pastaj vendosi të ndëshkojë të sulmuarin dhe jo agresorin.

A jeni dakord me idenë se duhet një qasje më proaktive kundër Rusisë?

Absolutisht po. Është e vetmja qasje e mundshme kundër Putinit. Ai respekton vetëm ata që i sheh më të fortë se vetja.

20 Komente

  1. T
    Toni

    Idiotizma , nuk heqin dot dore nga fitimet qe po u sjell lufta fa ukrinasve fatkeqe.perse Putinit do ti duhej te sulmonte Eurpen, cfare do fitonte? Dhe me cfare kapacitetesh do e bente kur me veshitreise po mund Ukrinen dhe me veshtiresi po akumulon rezerva njerezore per mbrotje ndaj Natos.nuk u pergj8gjen ketyre pyetjeve llogjike por i bien dulleve te luftes.ne fund te f7ndit Ukraina e pranoi sfiden e fushebetejes te cilen Russia po e fiton.sa per njerezit ...territore kalojne nga nje qeveri sllave e korruptuar dhe e falimentuar ne nje tjeter te korruptuar por me mundesi investimi.gjuha dhenfeja nuk ndryshojne , njerzeve te thejshte nuk ua ndjen shume ...duan paqe .

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      gjenial je toni,gjenihale kjo që shkruan!!

      Përgjigjjuni
      1. k
        klodi

        Sdo ta sulmonte EU si te tere, po do conte ushtaret jeshil ne Letoni p.sh. dhe do ta paraqiste si revolte te ruseve lokal. Pastaj do dilnin ca si puna jote dhe do thoshin hajtse Letoni Rusi ka qene, pastaj dhe Estonia, Lituania, Sllovakia...Polonia...Cekia e me rradhe....

        Përgjigjjuni
        1. C
          Copa - copa, pjesë-pjesë

          Pikërisht!

          Përgjigjjuni
      2. P
        Pacifisti

        Ky qe i thote vetes armiku numer nje i Putinit qenka nje luftenxites i marre.E kunderta e asaj qe thote eshte e vertete. Sipas ketij "armikut nr.1", nese arrihet paqja atehere do kete lufte. Dreqi e merr vesh cfare interesash kane qe duan qe lufta te vazhdoje. A e dine keta luftenxites se zjarri ne Ukraine eshte si nje fije shkrepse ne krahasim me zjarrin qe do perfshinte europen dhe boten ne rast te nje konflikti Rusi-Nato? Sigurisht qe dine,vetem 80 vjet kane kaluar nga lufta e dyte boterore dhe nga bombat mbi Hiroshime dhe Nagasaki.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Paqësori

          Paçifisto, kjo që shkruan ti është e kundërta e realitet, me fjalë të tjera GËNJESHTËR. Nuk po mundohen me bërë paqe por po i kërkojnë Ukrainës të kapitulloi. Ky është thelbi i bisedimeve ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trump dhe rusëve. Si pasojë, kjo "paqe" e shtrembër dhe e imponuar me padrejtësi, do të sjellë në një konflikt në një të ardhme të afërme.

          Përgjigjjuni
        2. p
          piktori

          Po dhe juropi mos ta krruj sumen me gjeteh fiku or taj

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sqepari

            Me qarte nuk mund te shprehet e verteta! Nje i semure, narcist, braktis aleatet, demokracine, lirine e popujve, paqen e stabilitetin dhe behet pale me agresorin muzhik!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arditi

              Vetem shkrime “anti-trump” publikon. Je bere BBC edhe CNN i Shqiperise

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turi

                Hik mer bythqire se ne lufte Ukrainen e shtyu kllouni Biden me legenat e Europes qe komandohen nga kompanite e armeve.Sikur I premtuan qe do e fusnin ne NATO apo harrove dhe u tallen pa pike turpi.Trumpi po perpiqet te ndaloje luften para se Ukraina te humbasi çdo gje dhe duhet falenderuar per kete.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PROFESOR

                  E VERTET! 2 2=4, 2 1=4.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    prof,ku dinë këta se çështë matematika!!2 2= 22!nuk ka gjë më të thjeshtë prof!na i ke mësuar ti në shkollë!mjafton të eleminosh dhe ke rezultatin e duhur!!

                    Përgjigjjuni
                  2. C
                    Coment Free

                    Donald Tramp eshte Investim i Agjentures Russe..dhe si i tille nuk ka nga tja mbaje..Bene thjeshte punen e Russit por Hape mbas Hapi..kuptohet askush nuk thote:Une jame Agjente i atije apo ketij shteti????????????????

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pirdhni se liroheni

                      O kari por ti je kar komplet dhe te duhet nje mushama shiu per kelluf kari, c'pune ka Trump me Ukrainen nuk eshte pjese e NATO-s apo keshtu i leverdis Inglizit kurve dhe BE se perdale. Evropa e nxiti konfliktin dhe po ja shikon davane sherrit, po hepeni bythesh nga nje shtet qe e ka PPB 1,2 trilion $ ku vetem Gjermania e ka 4,6 triliobn $, pra 4 here me shume, llogarit edhe vendet e tjera pa Albanistanin dhe jeni 20 me te fuqishem se Rusia, por lufta nuk do vetem mjete por edhe zemer qe nuk u mungan lufte ushtareve rus e kane ne ADN o koqe qe ke pamje manikini prej dylli, o dulber.

                      Përgjigjjuni
                      1. z
                        zhelenski cifut

                        never trust a jew

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Armik per interesat e veta qe nuk i realizoi dot

                          Po Europa ku te con sot? Ne grope! Pa ushtri, pa ekonomi e me abuzime fondesh kudo … edhe ne Ukraine. Pse idiot eshte Trump si ata te zhburreruarit? Per injorantet paragjykues te ketij portali qe nuk kane kapacitet te mendojne … nuk jam as grek- as serb, as berishist (ne fakt jam anti) … as fans i Trump, por gjykoj qe politikat e tij ne te pakten 90% jane te duhurat.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arti

                            I shprehur shkurt, sakte dhe bukur!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Beni ke Treni

                              Po armiku numer dy kush eshte Mero se njeshin e gjete.Kush te detyron te botosh keto paçavure o servil I pavarur.

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                katundari

                                "analisti" britanik vetem se nxerr vrer kunder Trump ne luften ne Ukraine....por harron qe Tramp nuk kerkon te vazhdoje te kali i karroces se monarkise Britanike dhe gjithashtu dorezimi i bazes ushtarake te Oqeanit Indian San Hozes ishte thike pas shpine ndaj Amerikes duke i hapur Kines hegjemomine ne kete zone , perse gjithe asaj dhemsurie ndaj Ukraines mund te kete ndonje pakt te fshehte me Kinen per te ardhmen e botes midis Britanise dhe Kines duke i shtyre ne lufte Rusine, USA, Europen e me gjere.... Ndoshta Trump di me shume se sa zoteria turfullon ne artikull.........

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Edi Rama

                                  Analize e shkelqyer!!!! Nje president-marionete ne duart e rusëve...

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje