
Në Napoli e njihnin si Maria Adela Kuhfeldt Rivera.
Emri i vërtetë i saj ishte, Olga Kolobova.
E veçanta e Adela-s: Asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në samitin e NATO-s sa ajo.
30 vjeç e lindur në Peru nga një baba gjerman, e aftë të fliste gjashtë gjuhë, e reja u vendos në Napoli rreth dhjetë vjet më parë.
Këtu, ajo do të mund të frekuentonte me lehtësi rrethet shoqërore të qytetit.
Deri në atë pikë sa të mund të depërtonte në personelin e bazës së NATO-s dhe të Flotës së 6-të të SHBA-ve, ose në elitën e fuqisë ushtarake perëndimore në Evropë.
Sot – Adela ka avulluar si bora në diell.
Më e keqja është se askush nuk e di se çfarë dhe sa sekrete arriti të vidhte gjatë misionit të saj.
Historia e bujshme është rindërtuar nga një investigim i zhvilluar për dhjetë muaj nga një konsorcium gazetash: e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”, faqja investigative “Bellingcat”, “The Insider” dhe gazeta italiane “Repubblica”.
Maria Adela është cilësuar si “protagonistja e operacionit më të bujshëm të inteligjencës” të kryer ndonjëherë nga Rusia në Itali.
Pika kryesore që e lidhi atë me shërbimet sekrete të Moskës ishte pasaporta e përdorur për të hyrë në Itali.
Një pasaportë ruse, me sa duket i përket të njëjtit seri speciale të përdorur edhe nga 007-ta e GRU-së, pra inteligjencës ushtarake të Kremlinit.
Sipas raportimeve, Maria Adela ka marrë pjesë në takimet e zhvilluara në bazën e NATO-s dhe flotës së 6-të të SHBA-ve.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse ajo ishte në gjendje të përhapte viruse kompjuterike në telefonat inteligjentë dhe PC-të e miqve të saj të vjetër.
“Asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në samitin e Aleancës Atlantike”, nënvizuan autorët e hetimit.
Për të treguar rindërtimin e historisë së Adela-s është e dobishme të niset nga fundi.
Më 14 shtator 2018, “Bellingcat” dhe “The Insider” publikuan disa dokumente konfidenciale me të cilat ata pretenduan se kishin demaskuar ekipin e vrasësve, të lidhur me GRU-në, përgjegjës për përpjekjen për të helmuar, Sergey Skripial dhe Emilian Gebrev me gaz Novichok.
Epo, pas këtij zbulimi Adela do të largohej nga Napoli në drejtim të Moskës, pa njoftuar askënd dhe për të mos u rishfaqur kurrë.
Katër vjet më vonë do të zbulohej se emri i Maria Adelës ishte i sajuar, ashtu si edhe biografia e saj.
Në gusht të 2005-ës, një avokat nga Lima dyshohet se kërkoi njohjen e nënshtetësisë peruane për vajzën, duke bërë një certifikatë lindjeje të nënshkruar në Callao më 1 shtator 1978, si dhe një certifikatë pagëzimi nga famullia e Cristo Liberador.
Në kohën e ngjarjeve asnjë kishë e tillë nuk ekzistonte dhe për këtë arsye autoritetet peruane bllokuan procedurën burokratike.
Moska kishte vendosur në çdo rast të vazhdonte me operacionin, duke shpresuar se askush nuk do ta kontrollonte këtë ngërç burokratik në një vend të Amerikës së Jugut.
Në vitin 2006 do të vinte pasaporta ruse për Maria Adelën.
Në atë moment Adela do të hynte në Evropë.
Në periudhën midis viteve 2009 dhe 2011 ajo ka lëvizur midis Romës dhe Maltës.
Në tetor të 2012-ës ajo zhvilloi një udhëtim të komplikuar me tren, në Moskë nga Parisi nëpërmjet Bjellorusisë.
Do të ishte i pari nga shumë udhëtime të ngjashme që Adela do të përsëriste në vitet në vijim.
E sigurt është se Adela deri në vitin 2012 – sipas hetimeve – ka jetuar në Paris, ku ndër të tjera kishte regjistruar një kompani bizhuterish me markën Serein.
Në atë moment ajo ishte zhvendosur më pas në Itali, duke jetuar fillimisht në Ostia në një ndërtesë modeste, pastaj në Napoli, në një nga rrugët më ekskluzive të Posillipo-s.
Si studente, siç përcaktohet në kartën e identitetit të lëshuar nga bashkia e Lazios, ajo kishte regjistruar një kompani për paketimin e bizhuterive, Serein Srl.
Jeta e Adelës do të transformohej.
Do të kishte nisur të merrte pjesë në eventet më të rëndësishme të qytetit, duke organizuar mbrëmje e darka me personazhe pak a shumë të njohur.
Sipas hetimeve, ajo faturoi pak, por shpenzoi shumë më tepër se sa mund të mblidhte në letër.
Në një moment ajo madje arriti të bashkohej me Napolin “Monte Nuovo Lions Club”, një klub i themeluar nga oficerët e bazës së NATO-s në Lago Patria.
Anëtarët janë ushtarakë, teknikë ose punonjës të Aleancës Atlantike ose të Flotës së 6-të të SHBA-së.
Prandaj Adela e përdori këtë klub për të endur një rrjetë në të cilën do të fuste oficerët e NATO-s.
Me disa prej tyre gruaja do të kishte krijuar edhe marrëdhënie romantike.
Në korrik 2012, Maria Adela u martua me një burrë për të cilin ajo u tha miqve se ishte italian. Ai vdiq në Moskë më 13 korrik 2013 në moshën 30-vjeçare, shkaku i vdekjes “pneumoni e dyfishtë dhe lupus sistemik”.
Pas një analize të thellë dhe duke krahasuar foton e një pasaporte të vjetër, më në fund ja e vërteta e pretenduar e hetimit: Maria Adela ishte në të vërtetë Olga Kolobova, e lindur në vitin 1982.
Babai i saj duket se ishte një kolonel i cili, në të kaluarën, kishte marrë detyrën për t’i shërbyer Rusisë jashtë vendit.
Më në fund, imazhi në profilin e Olgës në WhatsApp do të ishte i njëjtë me atë të publikuar nga Maria Adela në kohën e Napolit.
Jopo,..te fleme, .se ska me spiunlleqe.... Jane krijesa....keshtu thone disa analiste...