Britania e Madhe në alarm: Në tetor, fatura e gazit rritet në 80%

27 Gusht 2022, 14:15Bota TEMA

Britania e Madhe në alarm: Në tetor, fatura e gazit rritet në 80%

Faturat e energjisë në Britani do të rriten me 80% në tetor, paralajmëroi rregullatori vendas Ofgem, duke e cilësuar këtë një “krizë” të thellë që duhet trajtuar me veprime urgjente dhe vendimtare të qeverisë.

CEO i Ofgem, Jonathan Brearley u shpreh se rritja do të ketë një “ndikim masiv” mbi familjet në të gjithë vendin, aq me tepër kur paskësaj parashikohet dhe një rritje tjetër në janar si reflektim i presionit të konsiderueshëm të çmimeve në tregjet e energjisë.

Jonathan Brearley: Kreu i ardhshëm i qeverisë duhet të marrë masa të menjëhershme sapo të vijë në detyrë. Përgjigja duhet të jetë në përputhje me shkallën e krizës që kemi përpara.


Rritja e çmimeve të energjisë po godet vendet në mbarë botën.Ndërsa qeveritë euopiane po kërkojnë të kursejnë gazin, të rrisin magazinimin dhe të zbusin, qeveria britanike thotë CNN,  është paralizuar nga gara për të zëvendësuar Boris Johnson si kryeministër në 5 shtator. Dy kandidatët Liz Truss e Rishi Sunak  janë përplasur për mënyrën se si do të përgjigjen ndaj kësaj situate.

Propozimet e tyre, të cilat përfshijnë pezullimin e taksave mjedisore apo uljen e taksës së shitjes, janë hedhur poshtë nga analistët si shumë të vogla për të shmangur një goditje e paprecedentë të buxheteve familjare.

Ministri i Financave Nadhim Zahaëi tha më herët se po punon rreth një plan ii cili të jetë gati për qeverinë e ardhshme, megjithëse e pranoi se kufiri i ri i çmimit do të shkaktoje stres dhe ankth për miliona vetë.

4 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Njerzit e përdorin energjine vetëm për laptop.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      S'ka problem,e rendesishmee eshte qe te mos mbaroje lufta ne Ukrainë.Duhet te dini se perendimi,edhe ketu ne Shqiperi,qeverite,shteti,pa filluar lufta ne Ukraine,thonin qe cmimet e energjise do te rriten,nuk do kemi energji te mjaftueshme etj etj.Çdo gje duket se ka qene me plan.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E drejta

        Te na roje Zelenski.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          follow the money thot Henry Kissinger pa u shitur arsenali i armeve nga palet qe jane te perfshira ne lufte nuk mund te "hiqet embargo" dhe sa me shume te terheqin kembet zvarre europianet aq me shume ndricohet skenari i ndryshimeve te qeverive ne BE dhe pasojat jane "fucked up" per albanistanin qe mezi mbush shishet me uje te pijshem. Do ngrohesh apo do hash, dru me pre ka per tu degju [prape neper sheshet e pallateve dhe nje sobe druri qe do jete pa oxhak do te djege me shume mobilje te vjetra dhe 1m kub qymyr i vjedhur ne stokun e ish minieres te Valiasit ka per te qene me me leverdi se nje bombul gazi pa celsin e sigurimit. I gjati akoma nuk e ka menduar qe te rishikoje dhe nje here ish minerat e qymyrit se eshte shume i zene me skicimin 3D te portit te Durresit qe do behet nga fantazmat e Dubait. Memaliaj, Valias, ndoshta Mushqetaja, Krraba qe dikur kane qen aspak rrentabel ndoshta me nje fond modest nga qeverria "e shkelqyer" e albanistanit dhe mund te shpresoje te nxjerre ndonje ton qymyr se per druret dhe pemet mendon kokshpulla Taulant per meter kub.Mero si i zanotit thuj cerrave t gazetes te bejn nai artikull per ish minierat e qymyreve se noshta dro fillo i gjati dhe meno me e ngrof Surrelin me qymyr jo se nuk ka me ca e ngrof po me i dhon nai ide per "vintage fireplace" dhe me ket rast po ngrofen qafiret e arrnautistanit ke shpit e sulltan Regyepit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje