CNN: Administrata Trump shqyrton njohjen e Krimesë si territor rus në kuadër të një plani paqeje për Ukrainën

19 Prill 2025, 22:25Bota TEMA
CNN: Administrata Trump shqyrton njohjen e Krimesë si territor rus në

Administrata e presidentit të SHBA, Donald Trump, po konsideron njohjen zyrtare të Krimesë si pjesë e Federatës Ruse, si pjesë e një plani të ri për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Një burim ka deklaruar për CNN se plani përfshin gjithashtu një armëpushim përgjatë vijave aktuale të frontit, me qëllim stabilizimin e situatës ushtarake në terren. Dokumenti i kornizës së paqes është paraqitur tashmë në një takim me përfaqësues evropianë dhe ukrainas të zhvilluar në Paris.

Sipas burimit, detaje të mëtejshme të marrëveshjes janë diskutuar në një bisedë telefonike mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

Ka ende elementë të marrëveshjes që kërkojnë punë të mëtejshme. SHBA do të bashkëpunojë me aleatët evropianë dhe autoritetet ukrainase për t’i finalizuar gjatë javës së ardhshme në një takim që do të mbahet në Londër,” është shprehur burimi për CNN.

Paralelisht, Shtëpia e Bardhë është duke përgatitur edhe një takim të ri diplomatik mes të Dërguarit të Posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe zyrtarëve të lartë rusë, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e Moskës për kornizën e propozuar.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, veprim që është cilësuar si i paligjshëm nga shumica e vendeve perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare. Aneksimi i Krimesë shënoi fillimin e një periudhe të tensionuar, që kulmoi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

5 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator

    Veprimi me i urte qe do te marri zeusi ne karrieren e tij si president, jemi krenare qe te kemi president zoti Trump, udhehiqesh nga realpolitika dhe pohimi i juaj qe nqs se senili nuk do te kishte manipuluar zgjedhjet ne 2021 nuk do te kishte filluar lufte ne ukraine eshte me se i vertete. Je dhurata me e vyer per kombin tone, komb te cilin e bekoi perendia me 20 janar. Eshte hapi i pare per te vendosur paqen ne ukraine, je shume racional zeus, krim ka qene eshte dhe do te jete gjithmone toke ruse por duke qene se ti e njeh si pjese e federates ruse ke te drejten morale qe federata ruse te te japi dicka tjeter si mirenjohje, je Gjenial!!

    Përgjigjjuni
    1. k
      kot se koti

      "Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit !" Krishti

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marko rubi bubi

        Ate Rubion do te perpi me gjith lecka Lavrofi …Lavrofi dinak dhelper e politikes kurse Rubio nje tope e gam gamit Trump…..administrate me te rezikshme per fatet e perendimit nuk do gjesh ….njerez qe ulin koken dhe hane shpulla nga padroni dhe ne fund i thone : yes man …ke te zesh e ke te lesh …kap njerin dhe rif tjetrin ..te gjithe te paprecedente , te lehte dhe te reikshem …kujtojne se zgjidhen punet me influense dhe me prepotencen e te quajturit te forte dhe te madh …..

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Pse Zelinski pretendon se do mari Krimene?Ai ka humbur 35% te Ukraines.

          Përgjigjjuni
          1. g
            ganiu

            Çfarë fut kot o Bert. Zelo ka hup 136.789% të Ukrainës. I ka borxh Putinit dhe 36.789%. Prandaj po e kërkon tokën më Europë. Dikush duhet t'ia japë at 36.789%. Nuk i duhet Putini Zelos pa e marrë. Ti u zgjove nga gjumi, spo vazhdon to pa ondrra?

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje