Që nga marrja e detyrës në janar presidenti i SHBA Donald Trump ka vënë në sprovë shtetin ligjor në disa nivele. Sa e rrezikuar është demokracia amerikane?
Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po ndryshon me themel brenda vendit, por po tronditen edhe themelet e demokracisë.
Instituti i njohur Brookings me seli në Uashington identifikoi "çarje të rrezikshme në shtyllat e demokracisë amerikane". Sulmet kundër këtyre shtyllave të demokracisë po ndodhin në disa nivele. Ja disa shembuj:
Grindja me universitetet
"Harvardi është kot, aty mëson urrejtjen dhe marrëzinë dhe nuk duhet të marrë më fonde”. Ky postim i Donald Trumpit në platformën e tij Truth Social është përshkallëzimi i fundit në mosmarrëveshjen mes qeverisë amerikane dhe universiteteve elitare të vendit. Mosmarrëveshja u ndez nga pretendimet se Harvardi dhe universitetet e tjera private në SHBA nuk kishin ndërmarrë veprime të mjaftueshme të rrepta kundër protestave pro-palestineze kundër luftës së Gazës, duke rrezikuar kështu studentët hebrenj.
Por mosmarrëveshja është përshkallëzuar prej kohësh - tani bëhet fjalë për orientimin e përgjithshëm politik të universiteteve elitare, të cilat administrata Trump i percepton si (tepër) të majta. Në mënyrë që këta të vazhdojnë të marrin fonde federale, duhet të shqyrtohen pikëpamjet politike të studentëve dhe mësuesve dhe të dhënat e pranimit të të gjithë studentëve duhet të vihen në dispozicion të qeverisë.
Presidenti i Universitetit të Harvardit, Alan Garber i kundërshtoi këto pretendime e kërkesa. Ai e sheh lirinë e kërkimit dhe mësimdhënies në rrezik. Garber deklaroi, se universiteti nuk ishte i përgatitur të hiqte dorë nga pavarësia apo të drejtat e garantuara me kushtetutë."Asnjë qeveri - pavarësisht se cila parti është në pushtet - nuk duhet të diktojë se çfarë mund të mësojnë universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë dhe cilat fusha studimi dhe kërkimi shkencor mund të ndjekin."
Lojë e dyfishtë me drejtësinë
Sundimi i ligjit dhe respektimi i urdhrave të gjyqakave është një nga gurët e themelit të demokracive perëndimore - por kjo është pikërisht ajo që rrezikohet gjithnjë e më shpesh në SHBA. Së pari, administrata Trump ka injoruar tashmë disa vendime gjyqësore dhe ka kryer dëbime të migrantëve në kundërshtim me urdhrat e gjykatës.
Rasti i Kilmar Abrego Garcia, i cili u deportua gabimisht në burgun famëkeq të sigurisë maksimale CECOT në El Salvador, u bë veçanërisht i njohur. Gjykata e Lartë kishte urdhëruar qeverinë amerikane të kryente kthimin e shpejtë të Garcias në SHBA. Asgjë nuk është bërë deri më tani, ka kritikuar gjyqtarja federale Paula Xinis në një seancë. Kurse gjyqtarë si James Boasberg, të cilët kundërshtojnë administratën Trump dhe pezullojnë dëbimet e tij të planifikuara, ofendohen publikisht si "radikalë të çmendur të krahut të majtë". Trump po i kërcënon ata me procedura fajësimi dhe do preferonte më shumë zëvendësimin e këtyre avokatëve me gjyqtarë më të favorshëm për të.
Në të njëjtën kohë, ai po përdor Departamentin e Drejtësisë për të goditur kritikët e tij. Në javët e para në detyrë u shkarkuan ose transferuan punonjës të shumtë që ishin përfshirë në hetimet kundër tij. Në shkurt, ai urdhëroi shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë të mbetur nga koha e Bidenit dhe u siguroi poste të larta në qeveri disa prej avokatëve të tij. Njëri është tani zëvendësministër i Drejtësisë.
Trump fali gjithashtu pothuajse të gjithë 1600 personat e dënuar për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021. Në Ministrinë e Drejtësisë u vendos Pam Bondi, një mbështetëse partie, absolutisht besnike ndaj tij.
Kufizimet e para të lirisë së shtypit
Raportimi kritik për të ka qenë prej kohësh halë në sy për Donald Trump. "Ata janë të korruptuar dhe të paligjshëm," u shpreh presidenti amerikan kundër transmetuesve të mëdhenj amerikanë si CNN dhe MSNBC në një fjalim në Departamentin e Drejtësisë në mes të marsit. Trump i akuzoi ata se raportonin negativisht për të në "97.6 për qind të rasteve" dhe se ishin "krahu politik i Partisë Demokratike". Që gjatë fushatës zgjedhore, ai kishte kërcënuar se do t'u tërheqë licencat transmetuesve të padëshiruar.
Trump ka ndërprerë plotësisht fondet për median ndërkombëtare amerikane Zëri i Amerikës dhe Radio Liberty – ato po përballen me mbyllje. Administrata e Trump revokoi gjithashtu akreditimin e agjencisë së lajmeve AP për dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë sepse refuzoi t'i referohej Gjirit të Meksikës si "Gjiri i Amerikës", siç kishte kërkuar Trump. Edhe një herë, një gjykatë e kishte shpallur këtë të papranueshme - dhe një herë tjetër, qeveria amerikane e injoroi atë; gazetarët e AP duhet të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë.
Transformimi i aparatit shtetëror
Kur Trump deklaroi në fjalimin e tij në Kongres se "ditët e burokratëve të pazgjedhur në pushtet" kishin mbaruar, ai shkaktoi të qeshura tallëse tek demokratët. Në fund të fundit, është pikërisht Elon Musk, këshilltari presidencial që asnjëherë nuk është legjitimuar në mënyrë demokratike, e i cili që nga janari do duhet t'i bëjë administratat dhe autoritetet amerikane më efikase dhe të ndalojë shpenzimet e panevojshme, sipas kërkesës së Trump. "Ata nuk shkojnë në agjenci dhe departamente që bëjnë gjëra që u pëlqejnë. Ata shkojnë në institucione publike me të cilat nuk pajtohen," kritikoi Douglas Holtz-Eakin, ish-drejtor i Zyrës së Buxhetit të Kongresit, në shkurt.
Shkurtime masive u bënë tek autoritetet tatimore, mjedisore dhe shëndetësore, në Pentagon dhe ministri të tjera. Programet e diversitetit dhe përfshirjes sociale të perceptuara si "shpërdorim i parave të taksave nga të majtët" u ndaluan, u zvogëluan rregulloret mjedisore dhe shpenzimet sociale dhe shëndetësore u reduktuan në mënyrë drastike. Agjencia e zhvillimit USAID dhe agjencitë e tjera u shpërbënë - në kundërshtim me opinionet se duhet së pari të konsultohet Kongresi Amerikan.
DOGE dyshohet gjithashtu për përdorimin e inteligjencës artificiale për të spiunuar zyrtarët qeveritarë. Të paktën një agjenci federale thuhet se ka monitoruar komunikimet e brendshme në këtë mënyrë - gjoja me qëllim të filtrimit dhe shkarkimit të punonjësve që bënë komente jo besnike ndaj Trump. Kritikët e kësaj qasjeje flasin edhe për një "spastrim politik” të aparatit shtetëror./ DW
Demokracia??? sikur egziston kjo fjale pervec ne Shqiperi...lol = USA nuk eshte demokraci , ka e moret vesh, nga QAMILJA APO LUL LU JA.....lol
Nga pidhi gruas tende e moren vesh o mut muti Karlec
merua duhet te beje nje analize te thelle per Demokracine pasi ka jetuar tere jeten ne nje shtet Demokratic dhe di si te beje nje krahasim te drejte dhe te paanshem. Jepi merua, analizoje dhe jepi diagnozen popullit amerikan.
Eshte e vertete , prandaj Trump erdhi ne pushtet , ishte kjo aresyeja qe Ai fitoji bindeshem dhe pa kontestime...!! America po shkonte drejt nje kolectivizimi masive te shoqerise ku me metoda te sofistikuara nazi-komoniste po ndertohaj nje shoqeri " sociale " ku shoqeria po kthehej ne nje kavie experimantale e elitave te ndyra te sotme mbreterore dhe nazite dhe "socialiste" per te ndertuar nje shoqeri hibrite ku njerezit te jetonin ne nje "kamp" perqendrimi modern te drejtuar nga mbreter e nipat e ish nazisteve si dhe diktatorve te rinj te tipit kinez.. Trump ka mangesite e tij por asnje nuk eshte perfect ndaj dhe americanet si populli me vital ne globe e dha detyren e veshtire per te luftuar kete statukuo te rrezikeshme per shoqerine qe sipas liberaleve ( neonazisteve) te rinj duan te krijojne njeriun e ri "robot" qe te drejtohet nga keta me lehtesi dhe kjo elite e ndyre te kate jete perandorake te sigurte...
1
Shikoni se ku arrijne liberalet ku kongresmen american viziton nje kriminel te deportuar nga Trump dhe kerkon kthimin e tij ne Amerike ...!!!! Disgusting... justijikimet e tij per kete udhetim tregon se e majta ka qellim vetem pushtetin dhe asgje me teper ..turp....!!!
Demokracia ishte ne rrezik kur te majtet donin te fusnin ne burg perjete ish presidentin dhe burgosen shumicen e bashkepunetoreve te tij pa meshire o mjero legeni.Prandaj dhe populli e votoi Trumpin ne shumice absolute.
Demokracia ra kur u sulmua kapitoli. Bashke me "kolonat" e saj vdiq dhe ajo amerike qe njihnim
Sqepar, Nardi=Retardi, po te ishte me llogjike, nuk i rrinte nga pas Trapit kur dhjet dhe ja ha te ngrohte.
JD kush ju solli ju zorret e bythes ne Amerike? Po u sulmua Capitol si Tritan Shehu ne stadiumin e Lushnjes o te qifsha Trampin dhe republikanet e tu! O fasshista shkerdhata
Amerika u themelua si nje revolte ndaj pushtetit qendror. Ata qe e themeluan Ameriken e promovuan fort kete ide. Kur tirania troket ne dere amerikanet djegin capitolin jo biznesin e komshiut si bene vemjet e BLMs dhe Antifes.
Demokracia ne Amerike na qenkesh nen presion...perse? Se Trump deklaron se njeh vetem dy gjini mashkull/femer. Qe debon ata qe i futen Amerikes pa kurrfare dokumenti dite e nate? Qe nuk mba gjalle luften ne Ukraine me miliarda Dollare taksa te amerikaneve te hedhura atje ? Keto jane logjika Sorosiane me te famshmin pseudo-Liberalizem te atyre "open foundation society" te dale jashte White House tok me administraten e korruptuar Biden qe e kishin nen urdhera.
atyre. latifeve. jepuni. nje. dru dhe qerohini. nga shqiperia. se ka ardhur latifi. te na. mbroi kriminelin sali kermen. qe. nuk e njeh fare. por e solli. fatmir. mediu. qe te shpetoi. bythen e vet. poshte kema sali me gjith medi
Fitorja e Trump ishte gjeja me e mire e mundshme qe i ndodhi Amerikes dhe botes. Edhe nje mandat tjeter i liberaleve do ta bente te pamundur rrotacionin me mjete demokratike. Shpresojme qe kjo te reflektohet edhe ne Shqiperi dhe mos ta cojne popullin opozitar ne cep te ringut e ti japin goditje fa fund se mund te kete nje reagim te pakontrolluar qe nuk i sherben askujt.
Trump po i heq botes tutelen shumevjecare qe Amerika ka patur mbi te e kjo i ka merzitur fort ata qe nuk jetojne dot pa ate tutele si sklleverit e mesuar me pranga qe urrejne ate qe ua heq ato!
Dakord me të gjitha se na lodhët, jeni bërë të gjithë si Saliu. Hajde, mos na çani trapin, në 11 maj votoni numrin 5. Tung,
Xhebrail o trap, hiqi breket bythen do ta hap
Ore Erdet kini filluar te dilni hapur tani si pederast you ne shqiperi?Burri do ti qi burrin ???? U dhje shqiperia.
Amerikes i duhet nje president amerikan, jo rus. Kaq
...... mjerë Amerika me ketë PERVERS ç'kanë për ti parë sytë. Po është shpejt akoma . Vetem 3 muaj dhe bëri çorap jo vetëm Ameriken po gjithe botën.
Arif mos harro ilacet
Ariiiif lluku papashta,shko futi ndonje groshe se sjane per ty keto pune o torollak.