Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se siguria duhet t’u mohohet të gjithë armiqve të vendit, pas vrasjes së një ministri të lartë të inteligjencës në Teheran në fillim të kësaj jave.
“Siguria mund t’u mohohet armiqve të brendshëm dhe të jashtëm dhe t’u garantohet të gjithë bashkatdhetarëve tanë”, u shpreh Khamenei, i cili nuk është shfaqur publikisht që kur u zgjodh për të pasuar të atin më 9 mars.
Izrael shënjestroi ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib, në një sulm gjatë natës së të martës, një ditë pasi vrau një zyrtar të lartë të sigurisë së vendit, Ali Larijani.
Në mesazhin e tij, dërguar presidentit Masoud Pezeshkian, Khamenei e përshkroi Khatibin si një “veteran me shërbim të gjatë dhe të përkushtuar” dhe theksoi se “mungesa e tij duhet të kompensohet përmes përpjekjeve të dyfishta” të Ministrisë së Inteligjencës.
Irani ka humbur dhjetëra zyrtarë dhe komandantë të lartë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara në fund të shkurtit.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, sugjeroi më herët gjatë javës se vetë Mojtaba Khamenei kishte pësuar lëndime të lehta në sulmet izraelite në Teheran, por më pas ishte rikuperuar.
Te gjithe te "72 virgjereshat"...
Parajse :)
Iu shkofshin pas nazi-sionistet!
Jo, Janë 80 ….
inflancion??
Eshte pak e cuditsheme.Si nuk ka arritur Teherani te prodhoje arme te sofistikuara si te Izraelit,te vrasin njerez ne krevat duke fjetur?. Irani ka shkencetar te medhenj.
Kutuzovi Izraeli te vret ku te duash ty, teroristat muslinan jane mesuar te vrasin njerez te pafajshem ne emer te fese
Eshte pak e cuditsheme.Si nuk ka arritur Teherani te prodhoje arme te sofistikuara si te Izraelit,te vrasin njerez ne krevat duke fjetur?. Irani ka shkencetar te medhenj.
Izraeli nuk vret. Eliminon rreziqet nga terrori islam. Eshte shume e thjeshte sepse ata shesin njeri tjetrin. Izraeli vetem paguan dhe asgjeson
Joo nuk vret, po ato 150 vajzat ne shkolle kush i vrau ? Po 45 mije gra e femije ne Gaza kush i vrau? Korrigjo "Shenjestren" se po qellon si pate qorre
Me thene te drejten ato i vrau Hamasi kur sulmoi dhe vrau 1200 veta kot ne koncert.
Ore ky qënka mysybet fare Bjer dhe një her pa të shikosh Po ty stë ka ngel njeri Çfar të thuash komplet mjeran Të kan gjetur për gallat Trump do 100 si puna jote
Cfare sigurije u jepni popullit….!!!! Ju jeni kriminele si Hoxha jone qe nuk la njeri e familje pa persekutuar per te siguruar pushtetin e tij dhe te popullit, kriminele….
Hoxha jonë, si thua ti, vrau dhe të vetët për të siguruar sundimin. Më duket se të kanë shpëtuar këto "dhe të popullit", sepse populli kishte vetëm në vlerë tek Hoxha jonë. "Gllugllu"në e gjelit të detit. Kishte vlerë vetëm për të thënë PO.
Mos e ngaterro Enverin me keta funderrinat islamike, mor lexues i palexuar! Enveri ka qene kundershtar i forte i regjimit islamik ne Iran qe ne vitin 1979, kur ata moren pushtetin atje! Shko shkollohu mire mor teveqel i pashkolluar dhe i paditur!
Nuk ishte kundershtar i forte, si plaste fare per besimin zhulsit. Ai eliminoi fene sepse ndjeu qe mund ti merrte pushtetin. Per pasoje do ndiqte te njejten politike me kedo regjim fetar kudo ne bote.
Je ne ekuiliber mendor, cfare po flet! Enveri ishte kundershtar i forte i regjimit fashist-islamist te Ayatollaheve qe ne 1979, do apo s'do ti! Enveri ishte KUNDER FESE dhe jo "nuk i plaste fare per besimin" sic thua ti. E kupton ndryshimin Kunder - Indiferent, apo ste punon kompjuteri!? Regjimi komunist nuk ka ndjekur aspak "te njejten politike" ashtu si regjimet fetare, sic thua ti, por krejtesisht te kunderten e regjimeve fetare. Vetem nje karagjoz politik dhe nje injorant historik mund ta thote kete. Nga ana tjeter duhet te informohesh se ne Iran ne 1979, pasi Islamistet moren pushtetin dhe larguan Shahun, e para gje qe bene ishte te eleminonin Partine Komuniste te Iranit. Komunistet dhe majtistet iraniane, u vrane dhe u burgosen ne menyre masive dhe c'njerezore. Edhe kjo ishte nje tjeter arsye qe Enveri te ishte kunder regjimit fashist-islamist te Iranit. Prandaj mos fol gomarsira, po mundohu te kuptosh jo te pellasesh!