Sulmet ruse dëmtojnë zyrën e BE-së në Kiev, Kos: Mesazh i qartë se Moska refuzon paqen

28 Gusht 2025, 09:04Bota TEMA
Sulmet ruse dëmtojnë zyrën e BE-së në Kiev, Kos: Mesazh

Nga sulmet ruse në Kiev, ka pësuar dëmtime edhe zyra e delegacionit të BE-së. Në një reagim në rrjete sociale, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos tha se sulmet janë një shenjë e qartë që Rusia refuzon paqen.

"Delegacioni i BE-së në Kiev është dëmtuar nga sulmet e sotme ruse në zonat civile. I dënoj fuqimisht këto sulme brutale, një shenjë e qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorin. Solidariteti ynë i plotë shkon për stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që po vuajnë nga ky agresion.", ka shkruar Kos krahas fotove të ndërtesës së dëmtuar. 

 
 

Lini një Përgjigje