Gjermania lë pas historinë: A jeni gati për luftë?

31 Mars 2025, 09:15Bota TEMA
Gjermania lë pas historinë: A jeni gati për luftë?

Gjermania po përgatitet për një përballje të mundshme me Rusinë, ndërsa investimet në ushtri po rriten ndjeshëm. Parlamentit i dha dritën jeshile Bundeswehrit për të përfituar fonde të reja, duke anashkaluar kufizimet e borxhit për mbrojtjen.

Kreu i ushtrisë gjermane, gjenerali Carsten Breuer, paralajmëron se Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër vitesh. “Ne jemi të kërcënuar nga Rusia, nga Putini. Duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar këtë,” tha ai për BBC.

Nga paqja te një Gjermani e re

Për dekada, Gjermania ka shmangur fuqizimin ushtarak, duke kujtuar të kaluarën e saj si agresor në dy Luftërat Botërore. Berlini i Angela Merkelit kishte ndjekur politikën e afrimit me Moskën përmes bashkëpunimit ekonomik, por pushtimi rus i Ukrainës e tregoi këtë qasje si të dështuar.

Në shkurt 2022, kancelari Olaf Scholz shpalli një kthesë historike (“Zeitenwende”), duke angazhuar 100 miliardë euro për ushtrinë. Por gjenerali Breuer thotë se këto fonde nuk mjaftojnë për të mbuluar boshllëqet e mëdha në armatime dhe infrastrukturë, shkruan A2 CNN.

Rritja e shpenzimeve dhe shqetësimi për sigurinë

Raporti i fundit parlamentar vlerëson se Bundesëehri ka “shumë pak nga gjithçka” – që nga municionet deri te infrastruktura bazë për ushtarët. Kostoja e riparimeve vlerësohet në 67 miliardë euro.

Për këtë arsye, qeveria e re e drejtuar nga Friedrich Merz vendosi të heqë kufirin e borxhit për mbrojtjen, duke i siguruar ushtrisë një burim të qëndrueshëm financimi. Kjo lëvizje ndodhi me nxitim, përpara shpërndarjes së parlamentit pas zgjedhjeve të shkurtit, me synimin për të shmangur pengesat nga e majta antimilitariste dhe e djathta pro-ruse.

Sipas një sondazhi të YouGov, 79% e gjermanëve e shohin Vladimir Putinin si një kërcënim serioz për paqen në Evropë. Por shqetësimet janë shtuar edhe për shkak të qëndrimeve të administratës së re amerikane, veçanërisht pas një fjalimi të zv/presidentit JD Vance në Mynih, i cili kritikoi Evropën dhe vlerat e saj.

"Ne nuk e dimë se ku po shkon SHBA, por besimi se mund të mbështetemi 100% te mbrojtja amerikane ka humbur," thotë eksperti Markus Ziener.

Rikthimi i shërbimit ushtarak?

Përveç pajisjeve, Gjermania ka nevojë edhe për trupa. Bundesëehri ka dështuar të rrisë numrin e ushtarëve nga 183,000 në 203,000. Gjenerali Breuer thekson se vendi ka nevojë për 100,000 ushtarë shtesë për të mbrojtur veten dhe krahun lindor të NATO-s. Ai pohon se kthimi i shërbimit ushtarak është “absolutisht i nevojshëm”.

Nëpër takime publike, Breuer u drejton qytetarëve një pyetje provokuese: "A jeni gati për luftë?" Kur një grua e akuzoi për frikësim, ai u përgjigj: “Nuk jam unë që ju tremb, por Putini.”

Me kërcënimin rus dhe një SHBA gjithnjë e më të distancuar nga Evropa, Gjermania po përballet me një realitet të ri: epoka e paqes ka marrë fund. 

12 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    Tani do ta haj ne bi....th bjondi i deeep states ......

    Përgjigjjuni
    1. l
      lider

      po ku ka bythe russia te sulmoje Gjermanine apo NATON,me cfare, si do ti mbaje dy fronte lufte dhe me cfare buxheti ,russia mund te pushtoje ukrainen perkohesisht, por jo pergjithmone .e zgjuat tigrin tani ,Gjermania do jete superfuqia absolute e botes

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Shume dakort.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sharri kali sharriprej shumeri 4236 pe r

          tigri agjuar pune e mbaruar ,dakord lider

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zhvejku

          Elita politike e Gjermanis, kurre s'ka hequr dore nga lufta per ta sunduar europen, dhe kete objektiv e arriti me bashkimin e saje, dhe shkatrimin e bllokut socialist, sidomos te ish jugosllavis etj. Me shkatrimin e industris dhe bujqesis te ish lindjes ajo ariti pushtimin pa lufte, ate qe pretendonte fashizmi, dominimi i saj ne europ...! Endrat e saje u prishen me perkrahjen e levizjes te mejdanit ne ukrain. Ukrainen historikisht gjermanet e kane dashur, jo per popullin e saj sllav por per resurset. Si gjate luftes se 2 dhe tani ajo eshte financusja dhe perkrahesja te grupevet naziste! Haruan keta pasardhesit e fashizmit, bujarin e russis ne ribashkimin e saj...! Dhe tani thirjet per lufte i kane, jo se do i sulmoje rusia, por per ta sulmuar rusin me aleatet e dikurshem te hitlerit...! Humbja ndaje rusis eshte e padiskutueshme, kushdo qe e sulmon...!

          Përgjigjjuni
          1. p
            pravda

            pusho or injorant pusho. Te paskan mesuar edhe ty te besh hartime blogjeve te internetit

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zeri i Popullit

              Si mesimdhense per hartime dhe per sexs kam patur ato te cenosumes! "Pravda" te fala nga "Zeri i Popullit"

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aleks

                Injorant je ti o pravda, o i palexuar qe sdi cdo te thote bombe me hidrogjen. Por te jesh i bindur se pas luftes se trete shume pak njerez do arrijne te shohin driten e diellit.

                Përgjigjjuni
            2. d
              dikur

              Dakort që do rriten shpenzimet por nga do gjinden tërë këto para nuk po thonë . Mbase nga taksat , arsimi, kujdesi shëndetësore, asistenca për moshën e tretë ? Për veç sa mësipër duhet edhe karburanti I makinerisë së luftës që është gjak dhe mish njerzor jo nga ai I të vjetërve se ai nuk bën por nga I të rinjve. Pastaj ,Rusia nuk po pushton dot Ukrainën dhe do pushtojë gjithë Evropën?! Gjermania po armatoset për mbrojte apo për sulm ? Nëse e kanë mendjen për sulm epo e paska harruar vërtetë historinë nga Napoloni e këtej.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetar

                Dikur…!Gjermania nuk ka friken e Rusis por ne kte moment arriti te kapi shancin e armatimit dhe fuqizimit te forcave ushtarake(te mos harrojme klauzolat e vena nga fitimtaret e luftes se pare B-1918)Me pak fjale nuk e harrojn zakonin e vjeter..problemin e kane por nuk e thone publikisht tek armatosja me arme nukleare qe e kane te ndaluar me ligj.Pyetja eshte:A do tja arrije qellimit ne nje 10vjecar qe Gjermania te behet fuqia me e madhe ushtarake EU?(mjafton te mendosh per Polonin cfare ushtrie ka ndertuar)…

                Përgjigjjuni
                1. !
                  !!??

                  Mbas 10 vitesh gjermania, mundet te behet ashtu siç deshiron ti Qyqar, po jane dy probleme; 1- Te tjeret s'do rrine ne vendnumrro! dhe 2- Ti do kesh ikur tek te shumtit!

                  Përgjigjjuni
              2. P
                Pirdhni

                Si “shpejt” e harruan gjermanet shkerdhimin qe i beri Stalini ne luften e dyte boterore. Historin kerkojne t’a perseritin nipat e nazisteve, por bejne mire te kthejne koken pas, se vjen muzhiku e i shkerdhen feckat pa hequr cizmet sic bene ne 1945.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje