Hamasi mohon përparimin e trupave izraelite në Gaza

8 Nëntor 2023, 14:28Bota TEMA

Hamasi mohon përparimin e trupave izraelite në Gaza

Zëdhënësi i Hamasit, Gazi Hamad, duke folur nga Bejruti, mohoi se trupat izraelite kishin bërë përparim të rëndësishëm dhe po avanconin thellë në qytetin e Gazës. 

"Ata kurrë nuk u tregojnë të vërtetën njerëzve", tha Hamad. 


Ai shtoi se shumë ushtarë izraelitë u vranë të hënën dhe "shumë tanke u shkatërruan" dhe se palestinezët "luftojnë, luftojnë dhe luftojnë kundër Izraelit, derisa t'i japim fund okupimit". 

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit gjatë luftës njëmujore. 

Lini një Përgjigje