
Në një intervistë për kryeredaktorin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg, ish-presidenti i SHBA-së në vitet 2008-2016, Barak Obama thotë se pavarësisht se nuk po arrin ta njohë Putinin e sotëm. Ai e cilëson tragjik pushtimin rus të Ukrainës, dhe shton se shumë gjëra mund të ishin bërë ndryshe 8 vite më parë. Por sipas tij SHBA kishte asokohe dyshime mbi vendosmërinë e ukrainasve për të luftuar, ndërsa evropianët ishin të përçarë në raport me Putinin.
Çfarë mendoni për luftë në Ukrainën, gjykuar nga njohuritë që keni mbi Vladimir Putin. Ju jeni takuar shumë herë më të…
Është një tragjedi me përmasa historike. Putin përfaqësonte një reagim shumë të veçantë ndaj idealeve të demokracisë, por edhe globalizimit, përplasjes së kulturave, aftësisë për ta shfrytëzuar zemërimin dhe pakënaqësinë rreth një mitologjie etno-nacionaliste.
Dhe ato që po shohim janë pasojat e asaj lloj përzierjeje toksike në duart e një qeverie autokratike që nuk ka shumë kontrolle dhe ekuilibra. Kjo luftë është një kujtesë se demokracitë ishin bërë të zbehta, konfuze dhe të pasigurta rreth rreziqeve që po shfaqeshin në horizont.
A e përfshini këtu edhe demokracinë amerikane?
Po, sigurisht. Ne ishim bërë të vetëkënaqur, por unë nuk mund t’iu garantoj se si pasojë e asaj që po ndodh ne po i korrigjojmë gjërat. Si një njeri që jam përballur me inkursionin rus në Krime dhe në pjesët lindore të Ukrainës, ndihem i inkurajuar nga reagimi i Evropës, sepse në vitin 2014, më duhej shpesh t’i “tërhiqja zvarrë” t`u ngrija zërin që të kuptonin rëndësinë e asaj që kishte ndodhur.
Për sa i përket Putinit, unë nuk jam i sigurt se personi që kam njohur dikur është i njëjtë me personin që tani drejton këtë luftë. Ai ka qenë gjithnjë i pamëshirshëm. Ju e keni parë atë që bëri në Çeçeni. Ai nuk e kishte aspak problem t`i shtypte ata që i konsideronte si kërcënim.
Por që ai do të ndërmerrte këtë hap në Ukrainë në këtë mënyrë, nuk do ta kisha parashikuar domosdoshmërisht 5 vjet më parë. Ka pasur spekulime mbi gjendjen e tij psikologjike, sëmundjet, plakjen, izolimin gjatë pandemisë së Covid-19. Por askush nuk mund ta parashikonte as nivelin e reagimit.
Po flisni për rezistencën e madhe të ukrainasve?
Po niveli e lartë të rezistencës, me në krye një politikan të ri si Volodymyr Zelensky. Pas vitit 2014 vazhdoi të forcohej shumë ndjenja kombëtare dhe si për ironi, aneksim i Krimesë dhe i disa territoreve në lindje nga Putin, ua bëri të qartë ukrainasve se cilët ishin, çfarë përfaqësonin. Mendoj e ata kanë potencialin për ta parandaluar një fitore maksimaliste të Putinit, dhe në planin afatgjatë kjo mund të lejojë një Ukrainë të pavarur.
A mendoni se Ukraina mund të fitojë. Dhe çfarë mund të quhet fitore sipas përkufizimit tuaj?
Ne po shohim shkatërrimin e qyteteve, largimin e popullsisë. Është e vështirë të flitet për një fitore të Ukrainës. Dhe mendoj se është shumë herët për të thënë se si mund të jetë fundi i këtij konflikti. Unë mendoj se ajo që ne mund të bëjmë, është t’i mbështesim dhe inkurajmë sa më shumë.
Së dyti duhet ta lexojmë këtë luftë si një leksion, për të cilin ukrainasit po paguajnë fatkeqësisht një çmim shumë të lartë. Ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është e izoluar, ne po shohim një rikthim tek mënyrat e vjetra të të menduarit mbi pushtetin, vendin dhe identitetin.
Dhe unë mendoj se një pjesë e vetëkënaqësisë sonë erdhi nga koncepti se sapo ra Muri i Berlinit, kuptuam se e kishim mbaruar misionin. Pas 60 milionë njerëzve që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, ne krijuam një grup institucionesh dhe u përpoqëm të rikonfiguronim mënyrën se si mund t’i organizonim shoqëritë tona.
Por ato nuk duhet t’i marrim të mirëqena. Ne duhet të ushqejmë vazhdimisht këtë sistem
dhe të reagojmë sipas rrethanave të reja, qofshin këto ndryshime në teknologji, ndryshime në globalizim, ndryshime klimatike etj. Dhe kjo është diçka që unë mendoj se nuk e kemi bërë aq mirë sa duhet.
Një pyetje e fundit mbi këtë çështje. Nëse do të riktheheshit pas në vitet 2013-2014, a mendoni se mund të kishit bërë më shumë kundër synimeve të Putinit në Donbas dhe Krime?
Në fakt jo, sepse rrethanat ishin të ndryshme. Popullata në Krime, kishte një qëndrim ndryshe ndaj Rusisë nga pjesa tjetër. Situatë në lindje ishte më e ndërlikuar, dhe ne si SHBA patëm një përgjigje shumë të fortë, e cila siç e thashë, kërkonte shumë punë me evropianët.
Vetë Ukraina ishte ndryshe në atë kohë. Po ashtu ishim të shqetësuar që të mos i jepnim Putinit një justifikim për një inkursion të mëtejshëm. Shumë nga argumentet e atëhershme kishin të bënin me armatosjen e Ukrainës. Gjithsesi, nëse kishte diçka më shumë që mund të kisha bërë ka qenë ndaj fushatës së dezinformacionit që po përdorej si një armë kundër nesh nga Moska. Mendoj se e nënvlerësova shkallën në të cilën demokracitë ishin po aq të pambrojtura ndaj saj.
Pavarësisht internetit, globalizimit, dhe gjithçka tjetër, shumica e rusëve, duket se kanë shumë pak informacion se Ukraina nuk është kombi agresor, se ajo nuk drejtohet nga neo-nazistët, e kështu me radhë. Si mund të çahet kjo rrjetë e fortë e censurës tek regjimet autoritare?
Nuk mendoj se ka një zgjidhje të lehtë. Ne kemi parë gazetarë të guximshëm. Ju patë një gazetare me një parullë të dorë që doli para kamerave në transmetim direkt për të thënë “Kjo që po dëgjoni është e gjitha një gënjeshtër”, e cila u shtyp shpejt. Por ai episod tregon se është e mundur të informohet publiku./ Përktheu: abcnews.al
Zoteria qe jep intervisten ben mire te kujtoje perballjen ne debatin e trete televiziv me Mitt Romney. Romney u ngrit e tha qe Rusia eshte rreziku kryesor gjeopolitik dhe antiamerikan. Kurse ky qe sot na ben si virgjereshe u pergjigj-Zoteri, lufta e Ftohte ka mbaruar para 30 vjetesh. Je akoma me koherat e vjetra dhe i rrahu krahet ROmeyt me eufori dhe u rizgjodh presdedent zoteria. Pas nje viti Rusia pushtoi Krimene nuk beri asgje. E tani na ben si virgjereshe..
Really…..!!!!!! Si paska qene opinioni i tij per oponentin e tij te kundert, apo ….!!!!
Osama Obama Husein a pendu, marksisti-islamik, lol
Ky u dha vetem batanije Ukrainasve ne 2014. Nen kete dhe Biden Putini pushtoi Ukrainen dhe aneksoi Krimen. Tani nen Biden perseri po ben te njejten gje dhe perseri billionat dhe armatimet qe gjoja po dergojne nuk po shkojne aty ku duhet sepse bejne biznese neper rruge dhe populli vritet.
Teori me lëng qepe!... Qetesia e Kontinentit te vjeter u prish qe ne 2013-2014-ën kur ju zotrinj grabitqarë te SHBA dhe Perendimit organizuat demostratat per ta kthyer Ukrahinen me Perendimin dhe rrezuat qeverine e ligjshme , e ndat Ukrahinen nga familja e vet e Federates ruse, futet perçarjen, prute ne udheheqe te Ukrahines nje Klloun qe tani na e propogandoni si Strateg , vut nje boksier te qeverise nje Metropol milionesh, duke injoruar faktin qe Ukrahina ndan nje kulture, nje fe , nje tradite, nje shkollim , nje histori me ruset...Tani derdhni lote per masakra e genocid, ne nje kohe kur u jepni armë ukrahinasve te masakrohen me ruset...U intereson Ukrahina per pasurit e saj mbi tokë e nen toke, doni ta armatosni deri ne dhembe qe rakeat tuaja ti rrine mbi koke popujve qe historikisht i keni konsideruar si kundershtare per jete a vdekje... Lexo zoti President si e vlereson çeshtjen e Ukrahines nje nga njohsit me te mire te saj Politikani veteran, Plaku Henri Kizinger, (per shume vjet nje nga politikanet me te mire te SHBA dhe keshilltar i disa Presidentve amerikane radhazi) dhe do e kuptoni te Verteten ne driten e Diellit... Europes se cfilitur nga kriza dhe Pandemia, tani i duhet perballoj edhe krizen ukrahinase, me miliona refughate, nje Ukrahin te shkaterruar germadhe dhe ku do jete fundi....Popujt europiane po paguajne miliarda per kete lufte grabitqare... Ukrahina do jete nje konflikt i hapur, me Rusin, me te cilenndan shumicen e kufirit shteteror dhe ruset nuk e kane te veshtire te gjenerojne konflikt me nje popull qe e lidh historia qindravjeçare... Popujt duane qetesi, paqe dhe jo lufte.Lufta rendon mbi xhepat e Fukaras!...
Vjosa, ti je me ujin qe e çon rrjedhen ne drejtim te gabuar. Pushtimi i Ukraines, thene me gojen e Putinit, bazen e vet e ka ne bashkimin e dy popujve ne nje shtet te vetem sepse ukrainasit qenkan thjesht rus, nuk ka komb ukrainas, nuk ka gjuhe ukrainase, prandaj ne ruset, kombi meme, duhet ta pushtojme ate. Prapa ketyre thenieve thellesisht reaksionare e aneksuese qendrojne sigurisht edhe aresye ekonomike nga pasurite natyrore pa fund te tokes e nentokes ukrainase te cilat e joshin shume Rusine. Kete lloj poshterimi e nençmimi te ruseve ndaj ukrainasve e ndjen dhe e kupton me thelle ne se e njeh dhe jeton ne Ukraine. Te flasesh e te pergojosh sot nje lider si Zelenskij se paska qene aktor komik dhe sot eshte me dinjitet e trimeri ne krye te popullit te vet, kjo eshte dashakeqesi e qellimshme, apo me e pakta nje injorance skajore. Populli ukrainas eshte me kulture te konsoliduar qe i ka dhene shume popullsise sllave dhe ka me se krenohet, eshte autentik dhe properendimor. Edhe te thenat e Kisingerit ti i interpreton sipas midese tende. Krimet qe po ben Rusia ne Ukraine do te ngelen ne histori jo vetem si genocidale, por te pashembullta. Te shkaterrosh qytete te tera, Mariupolin, nje port kaq te rendesishem e me trafik aq te madh, vetem nje cinik e i pashpirt si Putini mund ta beje, qe thote se po lufton kunder neonazisteve, kur ne fakt eshte vete blacknazist i pashembullt ne historine njerezore.
ik mor pac!
BARAK HYSEIN O... ESHTE PRESIDENTI ME I KEQ NE HISTORINE E AMERIKES.MARKSIST, MENDJEMADH I PAAFTE QE BERI LEMSH BOTEN PER TETE VJET,DHE TANI TREGON KU KA GABUAR.AKOMA AI E DREJTON KLLOUNIN BIDEN ME NJEREZIT E TIJ QE KA VENE NE KABINET DHE KESHILLTARE.TURP KU U KATANDIS AMERIKA.
Z. ish-president i SHBA! Ju nuk gabuat vetem me Putinin, por paraprakisht politikat e SHBA, te Perendimit dhe te Evropes, jo vetem qe gabuan vazhdimisht, por po gabojne ende, duke mos reaguar me kohe ne asnje vater krize… Ju gabuat me kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviçin ne ish-Jugosllavi, veçanerisht ne Bosnje e Hercegovine dhe ne Kosoven e pushtuar shqiptare dhe vende te tjera, por po gaboni si me Putinin, duke i dhene hapesire manipulimi edhe Serbise e Aleksabder Vuçiçit dhe jo vetem… Prandaj, duhet t’i zgjedhni keshilltaret nga radhet e popujve te shtypur e jo sherbetoret e tyre qe u kane sherbyer dhe u sherbejne pushtuesve te tokave e popujve te tyre… Sepse, mund te therreni keq! Edhe me rende se tash me Putinin qe po e mbeshtete Beogradi dhe Alekasander Vuçiçi!... DRENICA E KUQE