Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

5 Prill 2026, 13:40Bota TEMA
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen

Sipas një investigimi të “The Sun” çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar dënohen me burg rreth pesë shtetas shqiptarë. Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se gjatë vitit deri në shtatorin e kaluar, 1,865 shqiptarë u dërguan në burg.

Shtetasit shqiptarë përbëjnë vazhdimisht përqindjen më të lartë të të huajve në burgjet britanike, rreth 9% të totalit prej 75,289 të burgosurve aktualë. Një analizë e veçantë e The Sun tregon se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, 58 shqiptarë janë dënuar me të paktën një vit burg për krime që variojnë nga trafikimi i drogës deri te trafikimi i personave.

Sipas ligjit britanik, të huajt që marrin dënime prej 12 muajsh ose më shumë marrin automatikisht urdhër deportimi pas vuajtjes së dënimit.

Ligje të reja, të propozuara nga Partia Laburiste, parashikojnë që disa të burgosur mund të deportohen edhe pas një të tretës së dënimit, nga gjysma e dënimit aktualisht. Që nga zgjedhjet e vitit 2024, sipas Laburistëve, mbi 58,500 emigrantë të paligjshëm dhe të huaj të dënuar janë larguar ose deportuar nga Britania e Madhe.

Mbretëria e Bashkuar ka një marrëveshje transferimi burgjesh me Shqipërinë, që do të thotë se çdo shqiptar që dënohet me mbi katër vjet nga një gjykatë britanike mund të kthehet në vendin e tij për të vuajtur dënimin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha: “Qeveria ka rritur ndjeshëm deportimin e të huajve të dënuar, me mbi 8,700 të larguar që nga korriku 2024 – një rritje prej 32% krahasuar me 19 muajt e mëparshëm. Për më tepër, po ndryshojmë ligjin që të lejojmë deportimin e të burgosurve të huaj më herët se kurrë më parë.”/ The Sun

3 Komente

  1. A
    Amalia

    Prit kur ta mohoje ky i yni dhe te thote se nuk jane shqipetare por kuksiane! - hahahahahahahah

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta qe dhemb shume..........

      nje hollesi e nejvojshme qe: 90% e krimineleve a burgosurve jane leshqene trecereksha turkoshqipfoles,duke plotesuar pazle-n e 10% me leshqenet shpellare katholika..... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
      1. I
        I Indinjuari 35 vjeçar

        Amali moj bije: Nuk eshte as koha as vendi per tu tallur se kemi te bejme me bij nenash, por nga politika shqiptare duhet te gjejne rruge per te shpetuare keta te rinj qe jane VIKTIMA TE POLITIKES SE SAJ. Si ta kuptojme kete? Nuk ndryshoj mendje se politika e ndjekur nga politikbersit shqiptare dhe se premtimi duke kenduare se " Punon bota dhe hame ne"ka trazuare shume mendje adoleshentesh qe sote jane viktima per jeten e tyre dhe per familjet e tyre,ndaj duhet kujdes ,njrezeve tu thohet e verteta se kurbeti nuk eshte top me hallve por kazane me djerse dhe mund te tejskajshem per nje njeri me mend ne koke .Shpresoj se shume te rinje tani ne Angli e kane kuptuare te verteten dhe ishalla ecin ne rruge te mbare si per vete dhe per familjen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje