Izraeli pretendon se ka vrarë një tjetër komandant të Hamasit

9 Nëntor 2023, 11:07Bota TEMA

Izraeli pretendon se ka vrarë një tjetër komandant të

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit, ndërsa operacionet e saj tokësore vazhdojnë brenda Rripit të Gazës.

“Bazuar në inteligjencën ISA dhe IDF, një avion luftarak IDF vrau Ibrahim Abu-Maghsib, kreun e njësisë raketore antitank të Hamasit në brigadën e kampeve qendrore”, thuhet në një përditësim, raporton Al Jazeera.


Kjo vjen pasi IDF-ja pretendoi të mërkurën javën e kaluar se kishte vrarë një tjetër komandant raketash antitank, Muhammad A’sar.

IDF tha se Abu-Maghsib “drejtoi dhe kreu lëshime të shumta raketash antitank drejtuar civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF” përpara se të vritej sot.

Lini një Përgjigje