Një burrë që u shpëtua pak ditë më parë në Gaza, u rikthye në shtëpinë e lindjes, ku bombat e avionëve izraelitë i morën jetën 35 anëtarëve të familjes së tij.
Mohammed Hamdan rrëfehet për Reuter, se nga sulmi i avionëve izraelitë në Khan Younis iu vranë 35 familjarë, mes të cilëve, vajza, motra, vëllai, nipi dhe dy mbesa. Ai ishte i vetmi mbijetuar, që u nxor nga rrënojat prej fqinjëve.
“Nuk më largohen nga mendja momentet që kaloja me ta. Ne uleshim së bashku hanim, këndonim. Tashmë nuk më ka mbetur njeri me të cilin të bisedoj”, shprehet ai mes lotësh.
Në reagimet e saj, ushtria izraelite ka përsëritur se objektiv janë vetëm militantët e Hamasit, por nuk ka mohuar të thotë se militantët shpesh herë fshihen mes civilëve, për t’i përdorur ata si mburoja.
Mjere ai popull per humbjet e jeteve njerezore.Me e keqa eshte se nuk ka asnje perkrahje apo mbeshtetje
o ZOT sa gjynah
Ku eshte ai Ambasadori shqiptar ne OKB Hoxha qe ngrine zerin per rezoluta dhe zihej me ambasadorin Rus per 400 femije qe ishin rembyer ose vrare ,jo per gje po te ngrihej me te njejtin zell dhe per keta 4000 femije dhe 2500 gra te vrara ta ngrinte zerin Apo se ka urdheruar Padroni ! Pu fare e keqe