Në një koment të fundit për politikën amerikane, JD Vance ka lavdëruar kryebashkiakun e zgjedhur të New York-ut, Zohran Mamdani, për qasjen e tij ndaj çështjes së përballueshmërisë së banesave në New York.
Sipas Vance, fokusimi i Mamdanit në këtë problematikë është një qasje “e zgjuar” dhe tregon se ai të paktën i dëgjon qytetarët.
“Shumica e politikanëve nuk e bëjnë këtë, madje as nuk dëgjojnë njerëzit”, tha Vance, duke theksuar se të dëgjosh komunitetin është një standard minimal, por i rrallë në politikën aktuale.
Ai shtoi se Mamdani bashkë me figura të tjera si Bernie Sanders dhe Ro Khanna përfaqësojnë një grup politikianësh që, të paktën herë pas here, janë të vëmendshëm ndaj nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve.
Qasja e Mamdanit, e përqendruar te sfidat e përballueshmërisë së banesave në qytetin më të madh amerikan, duket se po i sjell atij vlerësim edhe nga figura të cilat nuk ndajnë domosdoshmërisht të njëjtat bindje politike.
Mes tyre, edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili pas kritikave dhe retorikës shumë të ashpër ndaj Mamdanit, në takimin me këtë të fundit e vlerësoi dhe reflektoi se do ta ndihmonte për ta bërë New York-un një qytet më të mirë se sa është tani.
Po ky idioti cfare pati? Po i pelqen komunizmi sic duket.