Komandanti i lartë i NATO-s: Evropa do t’ia dalë mbanë edhe me më pak trupa amerikane

5 Dhjetor 2025, 16:26Bota TEMA
Komandanti i lartë i NATO-s: Evropa do t’ia dalë mbanë edhe

Komandanti Suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grinkevich, tha se beson që Evropa do të përballojë më mirë me më pak trupa amerikane në Kontinentin e Vjetër.

“Evropa nuk do të kishte probleme edhe nëse SHBA-të do të tërhiqnin disa nga forcat e tyre”, tha Grinkevich, sipas Politico.

Ai thotë se Evropa dhe Kanadaja kanë kapacitete të mjaftueshme dhe NATO është gati për çdo krizë. Sipas tij, mosmarrëveshjet politike nuk kanë ndikuar në gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe rritja e investimeve evropiane do të forcojë më tej mbrojtjen, edhe nëse SHBA-të tërheqin më shumë trupa.

Grinkevich shtoi se ekziston rreziku që Rusia së shpejti të vërë në provë mbrojtjen kolektive të NATO-s, ndërsa paralajmëroi gjithashtu për një rrezik afatgjatë. Ai tha se sulmet hibride janë një problem serioz dhe se NATO po shqyrton përgjigje më aktive, megjithëse nuk dha detaje.

Politico vlerëson se këto deklarata vijnë në një kohë kur pritet strategjia e re e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e cila mund të çojë në tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa dhe një ridrejtim drejt Indo-Paqësorit.

Si mbështetje për këtë pretendim, Politico citon vendimin e Uashingtonit për të tërhequr 800 trupa nga Rumania muajin e kaluar, gjë që shkaktoi zemërim në Bukuresht.

4 Komente

  1. X
    XXXL

    Amerika t'i mbroje dhe gay-t e Evropes te bejne qejf dhe te shkedhehen.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuksjan

      I vetmi gay esht JD Vance me grua karamelmuti, Alice Weidel LEZBIKJA e ashtuquajtur aktiviste e interesit kombetar gjerman, gay hesgeth etj, jeni ber gazi i botes o rrot kari

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Ja fut kot tani po pati problem europa ka problem edhe shqiperia o vella ....lejeni te qihen ne na duhet qetesia mirqenja cna plasi ne se pallojne sumen ato vari lesht

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bota evrevqe po lind do arrije te jetoje ne paqe

        Evropa do bashkepunoje me shume me Kinen dhe do mund te merret vesh me Rusine. Po Amerika me ke mbetet te bashkepunoje e te merret vesh? Amerika Latine e Afrika jane nen influencen e Kines dhe Evropes. Aty afer jane dhe Anglia, Kanadaja dhe Australia. Por Amerika ka shume burime natyrore, dhe me robotike do ti shfrytezoje ato per te jetuar me mire se kushdo popull tjeter ne bote. Amerikes i duhet vetem nje familje mbreterore si ajo e te madhit Trump.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje