
Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij, Mikail Gorbaçov do të varroset në varrezat Novodevichy të Moskës pranë gruas së tij të dashur Raisa, e cila vdiq nga leucemia në vitin 1999, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar një burim të njohur me dëshirat e familjes.
Çifti kishin qenë të martuar për 46 vjet.
Ndërkohë “Presidenti Putin shpreh ngushëllimet e thella për vdekjen e Gorbaçov (Mikhail Gorbachev)”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Ai thotë se në mëngjes presidenti "do t'i dërgojë një telegram ngushëllimi" familjes dhe miqve të Gorbaçovit.
Por çfarë mendonte ai për Putin?
Gorbaçov nuk kishte frikë të thoshte mendimin e tij për Putin, qoftë dhe kritik.
Në një intervistë për BBC në vitin 2013, Gorbaçov tregoi si marrëdhënia e tij me Putinin ishte "acaruar" që kur ish-agjenti i KGB-së mori detyrën në vitin 2000.
"Ndonjëherë e humb durimin," tha ai për liderin rus, duke iu referuar një komenti ku Putin kishte paralajmëruar se Gorbaçovi duhet të kishte kujdes me gjuhën kur bënte kritika publike ndaj regjimit të tij.
"E ndjej se ai është shumë i tensionuar dhe i shqetësuar," tha Gorbaçov, shkruan BBC, transmeton Ora News.
"Jo çdo gjë po shkon mirë. Unë mendoj se ai duhet të ndryshojë stilin dhe të bëjë ndryshime në regjimin e tij."
Duke dënuar ligjet e reja të miratuara për shtypjen e kritikëve të qeverisë, mesazhi i Gorbaçovit drejtuar Putinit ishte: "Në ke perëndi! Mos ki frikë nga njerëzit e tu".
Ai kritikoi gjithashtu dhe njerëzit e ngushtë që e rrethonin, duke thënë se Putin ishte plot me "hajdutë dhe zyrtarë të korruptuar".
Por në vitin 2014 Gorbaçovi mbështeti argumentin e Kremlinit se zgjerimi i NATO-s në Ukrainë ishte një kërcënim për Rusinë.
Gorbaçovi ishte kritik i sanksioneve perëndimore dhe mbështeti pushtimin dhe aneksimin e Krimesë.
Në vitin 2016, Ukraina e dënoi atë me një ndalim pesë-vjeçar të hyrjes për shkak të mbështetjes për inkursionin e Rusisë në lindje të vendit.
Por sipas një raporti gjatë verës, Gorbaçovi ishte i mërzitur për pushtimin e Putinit në Ukrainë, i nisur në shkurt të këtij viti.
Gazetari Alexei Venidiktov, një kritik i Kremlinit, i tha "Forbes" rus se Gorbaçovi i kishte thënë se ndjente se lufta e Putinit ia kishte zhbërë punën e jetës së tij, shkruan BBC
Jeta do vështirsohet akoma më shumë në BE, pasi lufta e tyre zgjeruese duke furnizuar haptas me armë Ukrainën, do dëmton ekonomin, rrit inflacionin, dhe bllokon marrdhëniet e mëtejshme.
""Jo çdo gjë po shkon mirë! Eshtë i rrethuar nga hajdutë" Çfarë mendonte Gorbaçov për Putin? " pavarsisht se ky titull është një bashkim jo i drejtë i fjalëve të cituara nga gorbaçovi,unë them se,ai ishte një e veçantë nga njerzit me të cilit ishte formuar,por prapë ishte pjesë e tyre!! ai si duket nuk e ka kuptuar se putini,nuk ishte i rrethuar,gabimisht" nga hajdutë,por thjeshtë se "putini ka zgjedhur në rrethin e tij hajdutët",të paaftët,të korruptuarit! kjo lloj mase të mban në pushtet,zbaton gjithë tekat e një diktatori!! ne shpesh ngaqë nuk duam të zhgënjehemi nga zgjedhja jonë,fajin jua hedhim të tjerëve!!pra nuk është putini,nuk është rama,nuk është saliu,nuk ishte enveri,jo,jo,janë gjithë të tjerët ata që janë rreth e rrotul që janë gabim,që veprojnë gabim!! pavarsisht se është i pari ai që i zgjedh,është i pari ai që i heq,është i pari ai që rizgjedh të rinjt! e për çudi ai zgjedh gjithnjë të gabuarit,ai zgjedh gjithnjë e më të korruptuar,më hajdutë dhe më kriminelë!! pasi ke bërë një vëzhgim të tillë!? nuk të lind pyetja e thjeshtë:mos vallë problemi është "i zgjedhuri tim",pra i pari,putini në rasti e gorbaçovit?? dhe me të vërtetë putini është problemi,ashtu si është xi në kinë e erdogan në turqi!! megjithëse dështojnë gjithandej,këta të parë,ata nuk largohen asnjëherë nga karrigja e tyre!largojnë të tjerët,por asqë bëhet fjalë për ata vetë! si e shkruajta në një koment në një shkrim më parë,gorbaçov ishte ndryshe nga koha që jetoi,nga koha e BRSS,por ordiner për kohën e pas BRSS!mjafton që ka quajtur NATOn si një kërcënim për rusinë,ai ka treguar se ai vetë në radhë të parë e ka parë NATON,perëndimin si armik!e ka parë me syrin e një njeriu të BRSS!ai mbeti i tillë pavarsisht se rrojti 30 e kusur vite në "demokraci",kapitalizëm! shumë gjëra janë vështirë që të ndryshojnë! duan aftësi të mëdha!! është e vështirë të ndryshosh në bazë të përvojës tënde!!disa gjëra fiksohen e nuk shkulen më nga nënndërgjegjia,edhe nëse rri e studion tërë jetën të kundërtën!!